Dash Shehi: Basha s’duhet të jetë “Berisha nr 2”. Njerëzit që mban pranë s'kanë dimensionin e nevojshëm politik

12 Korrik 2015, 09:51Politika TEMA

Dashamir Shehi duke folur për gabimet e opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit veçon faktin që PD nuk është shkëputur ende nga zgjedhjet e vitit 2013.

“PD akoma nuk e ka bërë shkëputjen me 2013­n, akoma nuk e ka kuptuar që humbja kishte shkaqe logjike, historike, ekonomike, të cilat duhet të shërbejnë për mbylljen e asaj teze dhe shikimin drejtë së ardhmes”, shprehet kreu i LZHK-së.

Shehi nga ana tjetër thotë se PD ka problemin që nuk është mësuar me zërat kritikë brenda partisë.

Në këtë linjë ai i kërkon Bashës që të mos sillet si “Berisha 2”.

“Problemi i madh që ka Partia Demokratike është që ngaqë nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket sikur ka ndodhur gjëma. Unë do gjykoja që nëse brenda këtyre debateve ka edhe qëndrime përtej manjilitetit politik, atëherë kemi një zgjerim të PD-­së që mund të ndryshojnë partinë dhe opozitën në përgjithësi.

Edhe roli i ri i Bashës ky është.

Jo të bëjë Berishën numër 2, nuk mund ta bëjë.

Ai për herë të parë duhet të hapë kartat mbi tavolinë, duhet të pranojë mendimet ndryshe, pasi ndryshe do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish, të cilët shpesh herë nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik”, shprehet Shehi në një intervistë për “Panorama”.

19 komente në “Dash Shehi: Basha s’duhet të jetë “Berisha nr 2”. Njerëzit që mban pranë s’kanë dimensionin e nevojshëm politik”

  1. beni says:

    Ja the po kujt ja the.

  2. Tili says:

    Po jep direktiva ky rapsodiku i politikës shqiptare. Ku kupton dot çfarë ndodh o lumadh,prandaj të mori Berisha njëherë e një kohë se nuk kuptoje gjë. Nuk e shpëton dot njeri PD akoma se ke marrë vesh??

  3. HAJDUTI says:

    vkkkkkkkkkkkkkkkk…parti gangosh

  4. B says:

    Zoti Dashi, po te rikujtoj nje thenie te Mero Bazes, qe Basha eshte njeri qe nuk di te beje asnje pune.

  5. Lennard says:

    Shume mire e keni Z.Shehi , Po kujt po i thue?.Basha eshte nje Kone e Berishes dhe nuk del dot nga kornizat ku e kane futur.Me keta njerez PD do te shkoje per Lesh.

  6. G.Karagjozi says:

    Gjithmone bla,bla,bla. Ku jane Intelektualet e PD-se qe karigen e duan por nuk kane guximin civil intelektual te rezikojne e te perballen me dyshen Kriminale Berisha-Basha.Monopolizimi i pushtetit te pa merituar eshte gjithashtu krim politik dhe varferon e nuk emacipon Vendin e Popullin tone.Ku eshte p.sh. gazetari e Deputeti Astrit Patozi qe kritikon me gjysem zeri,sa per te thene qe ja Une jam i ndershem,aktiv e kam kurajo civile.Astrit dil ne konference shtypi dhe kritiko direkt dyshen Kriminale Berisha-Basha dhe thuaj qe moren ne qafe Shqiperine,PD-ne e Popullin Shqiptar.Patozi mos u meshif prapa perdes.

  7. daklea says:

    Ju zoti Dashamir,nuk jeni i sinqerte.Sepse kete ligjerim e beni qe te rifuteni brenda strukturave te PD-se.Po te ishit i sinqerte me popullin duhet qe ti thoshit Lulezim Bashes te shkonte bashke me Sali Berishen te jepte llogari para drejtesise per krimet e vjedhjeve dhe vrasjeve politike qe kane bere.Po te dilnin te paster atehere mund te merreshin me politikat organizative te asaj partie qe quhet paturpesisht Demokratike.

  8. G.Karagjozi says:

    Edhe dicka: Personalisht jam Demokrat me prirje sociale,por edhe kur kam pasur mundesine te votoj ne Shqiperi, voten nuk e kam dhene per Partine Kriminale te Sali Berishes, thjeshte per faktin se ajo eshte nje Parti e ozurpuar dhe anti SHqipetare.Kush ka votuar e voton akoma per PD-ne voton thjesht per nje Parti-Kriminale e anti Shqipetare. Pranoj qe edhe Partia e Rames eshte e koruptuar,mbushur me karieriste e kolltugofage,e varfer ne vizion,e pa-afte ne Ekonomi, por ka nje element te rendesishem Nacional,qe perpiqet te mbroje interesat e Shqiperise, megjithse akoma ne nivel diletant,me nivelin e nje Piktori te vete kenaqur,qe e ze gjumi me idene se eshte duke bere gjera te cuditeshme e te mrekullushme…

  9. alti says:

    PD eshte aset ne politiken shqiptare ,por lidrshipi dhe menyra se si bejne politike, e kthen ne nje OJQ pa vlere. Nuk mund te mbahet ne krye nje person si Luli ,qe dhe kur humb zgjedhjet qesh , dhe kur i bejne kritika as skuqet dhe as zverdhet . PD ka nevoje per lider te pa konsumuar ne llumin e korrupsionit dhe idiotizmit opozitar , qe te mos mbledh rreth vetes njerez si Ristani ,nje person i denuar per korrupsion qe eshte armiku i zgjedhjeve demokratike apo pseudo jurist si Halimi dhe Bylykbashi qe nuk kane idene e politikes ,por dalin dhe llapin kot duke u kthyer te neveritshem . Beni analize dhe kthese ne strategji dhe programe ,qe te ktheni besimin qe e keni humbur ne ekstrem . Opozita duhet e fuqishme ,ne aresye qe te degjohet argumenti kunder qeverise dhe jo thashatheme qe ngjajne si ato grate gore.

  10. ari says:

    Shume e sakte analiza e Z. Shehi. Njerzit qe ka rreth e rrotull Luli jane njerzit me pa vlere, po ku i ka mbledhur, te korruptuar, te pa afte pa karakter. Po largohen demokratet e vertete nga kjo keq qeverisje. Duhet te merren masa sa nuk eshte vone, dhe njerzit qe sot ka Luli afer te largohen njehere e pergjitmone.

  11. populli shqipetar says:

    varu ka ..et!

  12. Alkidi says:

    Rrofte Nard Ndoka asi i politikes shqipetare, legjend, ky tip njeriu i vjen vendit nje here ne 500 vjet.

  13. maraku says:

    Ka shume fytyra fisnike dhe te dashura ne Pd qe mund ti mbaje afer ai shurrua bashe por ai edhe nga ato ka frike sepse i pelqejne ata fytyre qelburit, fillo qe nga halimka strazimiri etj te cilet edhe ne dasem po te vene dasma prishet !

  14. Bekim Sala says:

    Bekimi
    Dashi e thote sakte qe Basha eshte kthyer ne Berishe Nr. 2,po pse ? Pergjigja eshte e thjeshte . Ate e vuri Berisha te drejtoje PD me idete e mente e Berishes i cili nuk e ka mesuar akoma se idete e tij per drejtimin e partise nga nje dore e forte ,qe nuk lejon kundershti mendimesh, ka mbaruar me kohe. Berisha e ka mbajtur pushtetin jo duke forcuar demokracine e brendeshme ne parti, por duke e mbytur ate,jo duke e deleguar pushtetin shteteror , por duke e perqendruar ne duart e tij dhe te nje klani te vogel njerezish te pa afte dhe sahanlepires qe i benin vetem elozhe nga mengjesi ne darke. Ai me keta karjeriste pa tru e pergjegjesi, beri aleance me LSI-ne vetem per te ruajtur pushtetin personal e jo per te prosperuar Shqiperine , te cilen e zhyti ne korrupsion e varferi duke braktisur edhe militantet dhe idealistet e ndershem te asaj partie. Ne kete rruge te kompromiseve te pa moraleshme ka futur dhe Lul Bashen qe ka grumbulluar rreth vetes njerez interesaxhinj qe as u behet vone per PD e antarsine e saj, por vetem te fitojne dashamiresine e Lulit per karjere personale.Kete ka dashur te thote Dash Shehi per politikanet e Lulit pa staturen e nevojeshme politike qe nuk sjellin asnje ide te re, por vetem papagallosin fjalet e Lulit sipas porosive te Berishes
    Ne kete rreth vicioz nga i cili nuk mund te dale,e ka mberthyer Berisha, pa lejen e te cilit nuk mer asnje vendim. Nje kryetar i parazgjedhur nuk mund te kete kurre personalitet dhe nuk mund te fitoje mbeshtetjen e antaresise se gjere te PD e sidomos te elektoratit shqiptar.
    PD duhet ribere nga e para pa futur duart Berisha,ndryshe ne zgjedhjet e 2017 do katandiset me 10 deputete.

  15. tE GJITHA MIRE I THUA DASH SHEHU POR ,ME TE MIREN KE BER QE JE LARGUAR NGA AJO FORCE POLITIKE DHE NUK U KTHEVE ME .DHE PER TE THENE KE SHUME POR PO E LEM ME KAQ

  16. peço says:

    PD ka të ngjarë të kthehet në një LAÇOPARTI nëse Berisha nuk e lëshon në duart e atyre që kanë një opinion normal në shoqëri. Nuk besojmë se ai nuk e ka të qartë se arma që do të përdoret në 2017 është vetëm nderi. Dhe për këdo që është marrë sadopak me politikë besojmë është e qartë sesa rëndësi ka perceptimi për të në raport me çdo individ.

  17. era says:

    Berisha dhe berisha Nr2 ekzistuan pikerisht se ekzistonit ju Berishucet e vegjel Nr 3, 4 , 5 e me rradhe. jU BENI VEREJTJE SIKUR JENI TEK MEJHANJA E MEHALLES.
    Perse nuk je cuar ne kuvend, ne media, dhe te thuash qe keta jane kriminela she shkaterruesa te interesave te kombit shqiptar??
    Apo i fut nje teke dhe behesh “trim”

  18. Albani says:

    Berisha u provua perveç keqesimit ne te gjitha fushat dhe dy luftra civile qe filluan ne Shqiperi ,dhe u parandaluan nga faktori nderkombetar,nuk beri asnje gje tjeter.PDja duhet te jete parti e hapur demokratike dhe te beje zgjedhje te lira brenda saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje