Balla në PE: Zgjedhjet e 21 Qershorit, një hap i madh përpara

11 Korrik 2015, 12:12Politika TEMA

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ishte i ftuar në Komitetin e Politikës së Jashtme “Willy Brandt”, në Parlamentin Europian.

Ky Komitet, i cili përbëhet nga eurodeputetë të Grupit Socialist dhe Demokrat, drejtohet nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, njëkohësisht edhe raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Në mbledhjen e radhës të këtij Komiteti euroedeputët u informuan nga deputeti Balla mbi përfundimin me sukses të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.

“Zgjedhjet vendore të 21 qershorit ishin një hap i madh përpara, drejt përmbushjes së standardeve më të mira për mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore, administrimit të procesit gjatë ditës së votimit, për të konkluduar me një përfundim në kohë rekord, krahasuar me vitet e mëparshme, të procesit të numërimit”, tha Balla.

Referuar Raportit Përfundimtar të Zgjedhjeve që pritet të publikohet në shtator nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, deputeti Balla u shpreh se mazhoranca parlamentare do të bëjë gjithçka për implementimin e të gjitha rekomandimeve.

Ndërkohë, Presidenti i Komitetit “Willy Brandt”, Knut Fleckenstein dhe Presidenti i PSE, Sergei Stanishev, përgëzuan bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Edi Rama dhe Ilir Meta, për progresin e arritur nga Shqipëria, tashmë edhe në organizimin e zgjedhjeve të lira edhe të ndershme.

Grupi Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e reformës në sistemin e drejtësisë.

3 komente në “Balla në PE: Zgjedhjet e 21 Qershorit, një hap i madh përpara”

  1. dml says:

    Keto zgjedhje vetem per Ballen dhe Meten kane qene te ndershme se cfare ndodhi ne fakt gjate zgjedhjeve te gjithe e dine tashme.

  2. Zgjidhja says:

    Belgjika dhe italia s’njohin pe dhe nato (na therin si berr)

  3. Sit back.. and .....relaks says:

    Pash zotin pse coni gomeret te na prezantojne neper bote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje