“Pse vjen shpesh te shtëpia jonë?”- 29-vjeçarja në Tiranë godet hallën me thikë

10 Korrik 2015, 18:48Politika TEMA

Një vajzë 29 vjeçare në Tiranë, ka plagosur me thikë hallën e saj, duke e bërë fajtore se fuste hundët në punët e familjes dhe se prej saj shpesh lindnin probleme familjare.

Ajo i kishte thënë disa herë hallës që të mos vinte aq shpesh në shtëpinë e tyre, pasi sillte probleme me çdo vajtje të saj, por gruaja nuk hiqte dorë nga vizitat e vazhdueshme, deri sa u sulmua nga vajza e vëllait.

E plagosura është 53 vjeçarja M.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë Noa, se e reja Pavlina Pishaj i kishte thënë disa herë motrës së të atit që të mos vinte shpesh në shtëpinë e tyre, pasi i bezdiste dhe krijonte konfikte në familje me fjalët e saj.

Hallë e mbesë ishin zënë disa herë mes tyre, por ditën e djeshme situata ishte agravuar, duke bërë që 29 vjeçarja të rrëmbejë një thikë në kizhinë dhe të qëllojë motrën e të atit.

Gruaja u dërgua për ndihmë në spital, ku aty u zbulua gjithë sa kishte ndodhur dhe u lajmërua policia, duke çuar në arrestimin e së resë nga efektivët e komisariatit nr.6. Pavlina Pishaj ndodhet në polici, ku po merret në pyetje për të dhënë më shumë detaje nga ngjarja me pasojë plagosjen e hallës së saj 53 vjeçare.

31 komente në ““Pse vjen shpesh te shtëpia jonë?”- 29-vjeçarja në Tiranë godet hallën me thikë”

  1. Zigur Qarri says:

    Nga hyrjet dhe daljet e shpeshta,o te shpon gjembi,o te kafshon qeni.
    Prandaj,rrall e per mall.

    1. ona says:

      hahaha sa kam qesh mire e thua.

  2. faro says:

    Historikisht nuset kane vuajtur nga xhelozia e motrave te bashkeshorteve ( pra hallat). Kjo ndjenje duhet luftuar me domosdo, pavaresisht se shpesh lidhet edhe me dashurine e motres per vellane. Respekti per mbarevajtjen e harmonise se nje familje te re qe ka akoma sh detyra per te kryer, ka sh me sh vlere se sa dashuria e motres per vellane, qe tek e fundit, i perkisnin nje familje qe e ka perfunduar funksjonin e saj.
    Pra, HALLA KUJDES! Dashuria e perzier me xhelozi, ja ku te con: detyrove vajzen e vellait te gjeje mbrojtjen ekstreme

    1. Neorealizmi says:

      ABC-ja e Kreshnikëve MITRUSH KUTELI
      A

      – E njeh Zenelin?
      – Jo, nuk e njoh!
      – U bë për të vrarë. E do ta vras!
      – Si e qysh?
      – Dje më shkeli hijen!
      – Hijen tënde?
      – Timen! Ecja rrugës, në diell, kur më arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë, sepse dielli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tungjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç’të bëj?
      – Vraje!
      – E vrava.
      – Aferim!
      Pas pakëz, duke pirë duhan.
      – Fëmijë ka Zeneli?
      – Ka po janë të vegjël.
      – Vraji!
      – T’i vras?
      – Vraji se do rriten. Më mirë tani sesa më vonë.
      – Mirë thua; ke të drejtë. Do t’i vras! Do t’i shuaj! I ati më shkeli hijen. Kjo s’është pak!

      B

      – Dëgjove gjë?
      – Jo.
      – E vranë Todrin.
      – Ku?
      – Në mes të tregut.
      – Kishte faj?
      – Tani s’ka faj se është i vdekur, po atëherë kish.
      – Si e qysh?
      – Todri po shikonte një dru telefoni. Ish pak si i vrenjtur se s’kish me se të blinte bukë. Iu afrua një burrë me mustaqe, trim me fletë si çdo burrë me mustaqe, edhe i tha: – Bre qen!
      – E njihte burri me mustaqe Todrin?
      – Jo nuk e njihte. Por e vërteta: burri me mustaqe kish të drejtë. Bre qen! – i tha trimi me mustaqe: Bile i tha: Bre qen i qenit! Pse vështron me inat drunë e telefonit?
      – Më fal, se të pres fjalën: druri i telefonit mos ish i trimit me mustaqe?
      – Jo. Druri mund të ish i kujt të ish. A mund të mos ish asfare, mall pa zot si është malli i shtetit. Po sidoqoftë Todri e vështronte me inat drunë e telefonit.
      – Ndofta sepse kish barkun bosh…
      – Punë e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit! Pse, bre, vështron me inat drunë e telefonit? Todri desh t’i përgjigjet, po trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. – Na, i tha, të të mësoj unë të shikosh me inat drunë e telefonit!
      – Kish të drejtë trimi.
      – Doemos, se po të mos kish nuk e vriste.

      C

      – S’po e shoh prej disa ditësh Zefin.
      – As e ke për të parë, Zefin e vranë.
      – Pse? Kush?
      – Fajin e kish Zefi.
      – Fol!
      – Nipi i të kunatit të vëllait të Zefit…
      – Nuk mora vesh. Edhe një herë, të lutem.
      – A ka një vëlla Zefi?
      – Ka.
      – Edhe ky a ka një kunat?
      – Ka.
      – Edhe kunati a ka një nip?
      – Ka.
      – Pra, nipi i të kunatit të vëllait të Zefit kish rënë në gjak me një shtëpi kreshnike kombëtare.
      – Vetë nipi?
      – Jo, shtëpia. Punë e vjetër, gjysh-stërgjysh, po ti e di se gjaku s’falet.
      – Jo! Po të falet, humb burrnia, ndera e trimnia.
      – Po, pra… E meqë shtëpia e të nipit të kunatit të vëllait të Zefit ish në gjak, erdhën edhe e vranë Zefin, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, (ndjesë pastë!).
      – Në e vranë sipas Kanunit, bënë mirë. Iu rrittë ndera e trimnia e burrnia hasmit të shtëpisë të të nipit të kunatit të vëllait të Zefit. Më vjen keq për Zefin, se ish njeri me kulturë – pesë vjet në Torino, poet e shkrimtar… – po në qenka punë gjaku, shumë mirë që u vra! Duhet ruajtur ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit të racës arbënore. Duhet ruajtur përgjithmonë Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!) sidomos për punë ndere, trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racës kombëtare ilire edhe pellazge kreshnike arbënore asht në rrezik me hupë. Dhe që të ketë qetësi të plotë Shkëlqesia e Tij Lekë Dukagjini që na la Kanunin, duhet medoemos t’i digjet shtëpia Zefit edhe t’i priten drurët e kopshtit kombëtar.
      – Eja të pimë nga dy-tri gota për shëndet të Lekë Dukagjinit (i rrofshin çunat!) e për nderën, trimninë, besnikinë e kreshnikinë mijëvjeçare që na nderon truallin tonë kombëtar e fisnik.
      – Eja të pimë po koburet t’ia dorëzojmë një miku, se kam frikë mos të shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjë dru telefoni…

      Ç

      – Ore, thonë se ti e vrave Selmanë…
      – Unë, jo!
      – Po kush?
      – Dyfeku im!
      – Ky që ke në krahë?
      – Ja, ky! Pse s’ta mbush synë?!
      – Si jo. Dyfek të këtillë s’kam parë as në Turqi.
      – E ke mirë. Dyfek si të turkut s’ka në botë, se turku i punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se s’të pëlqen…
      – Si u bë puna e Selmanit?
      – I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton dot.
      – E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më thuaj si erdhi puna që e vrave?
      – Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën në tabut.
      – Ti ku ishe?
      – Prapa ferrës.
      – Ai?
      – Shkonte rrugës.
      – Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku!
      Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si një thes me misër pa pasur kohë t’i thotë: faleminderit se më vrave – si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë të metë.
      – Shkaku i vrasjes?
      Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipt, nipi iu qa mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanë…

      D

      Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike.
      Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe.
      Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë.
      I foli Sula Sulës:
      – Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon.
      – Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet!
      – Ke zbrazur në bosh, jo në plot…
      – Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër…
      – Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s’hyn në rradhën e burrave. Hajt!
      – …
      – Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s’ke vrarë njeri!
      – Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t’ia shkrep.
      – Prit gomar të mbijë bar!
      Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!).
      I foli Sula Sulit:
      – Po ti sa herë e ke përdorur pushkën?
      – Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy!
      U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës:
      – Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri!
      – S’di cili është…
      – Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t’i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s’ta mban?
      – I bie po mos merret vesh…
      – S’ka si merret vesh. Unë s’rrëfej!
      – Me besa-besë?
      – Me besa-besë e për kokën e dyfekut.
      – Atëherë t’i bie?
      – Bjeri!
      Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare.
      Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj!
      U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën.
      Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më…
      Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë…
      … Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar.
      Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën…

      DH

      Vasili me Veselin ishin shokë. Shokë që në vogëli – ngrohur më një diell, lagur më një ujë. Pastaj erdh puna që Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Që të dy ia dhanë flakë më flakë, si trima të ndjerë që na nderojnë vendin e kombin kombëtar kreshnik.
      Puna rrodhi kësilloj:
      Vasili me Veselin rrinin në një hije edhe bisedonin. Aty pranë ish lumi. Pranë lumit një plep. Vasili tha:
      – Hajde plep, hajde, që të mbolli dora e Krishtit!
      Veseli tha:
      – E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit!
      – E Krishtit!
      – E Muhametit!
      E filluan si me të qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojën e kish të tijën edhe me bukë e ushqente. Po përveç gojës, kishin edhe kobure në brez, si çdo shqiptar i vërtetë.
      – Plepin e mbolli Krishti!
      – Plepin e mbolli Muhameti!
      Pak-pak! koburet kreshnike, flakë më flakë!
      E që të dy u vranë!
      Njëri për plepin e Krishtit, tjetri për plepin e Muhametit…

      E

      Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin…
      Puna rrodhi kësilloj:
      Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar.
      I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit):
      – Mali që përtej është më i lartë se ai tjetri.
      – Jo, e ke jangëllësh. Ai tjetri është më i lartë nga ai që përtej.
      – Jo, ti e ke keq!
      – Jo unë, po ti!
      Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil…
      Si trima që ishin, e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burrave. U ngritën pastaj edhe farefisi edhe i dogjën shtëpinë njëri-tjetrit.

      Dhe malet mbetën si ishin: male…

      MITRUSH KUTELI

      https://www.facebook.com/170892982968900/photos/a.667247356666791.1073742431.170892982968900/667247733333420/?type=1

  3. anananananananna says:

    Femer idiote ne krize mesomoshe.

  4. coli says:

    Hall hall dil ne shkall
    fol pak e hajde rrall
    ma mire me pa zane bythen te shpia e vet
    e me keqyre punet e veta se ka 100 pun ma keq
    se mbeti tane jeten tuj rjep ropt e vet,
    apo i ka mbetur dhe lugi i qenit pa mare!

  5. Rina says:

    Rruga me e drejte ishte mos ti hapte deren kesaj halle ngaterrestare .Perdorimi i armes se ftohte ,tregon fazen e cmendurise se saj ,duke humbur kontrollin .

  6. elda says:

    e kemi zakon ne shqiptaret, nuk rrijme dot pa futur hundet ne punet e te tjereve. e nje gje, personalisht mendoj se hallat jane shume te bezdisshme. e imja vjen shume rralle, po dhe kur vjen mezi pres te ike.

    1. ona says:

      po pse moj xhane te bezdis ,,,kur vika shume rradhe,,,por tezja te kudulis kur te vjene,,,une I denoj te dyja si hallen dhe mbesen,,,por ne fund te fundit eshte edukata familjare qe ndolle deri ketu,,,po mos u beje merak se do behesh halle vete dhe do ta tregojne edhe ty vendin.

  7. Knida says:

    Mire ia beri! Shikoji emrin qe ka “halle”, cfare mund te sjelle tjeter pervec se ngaterresa e futjehundesh? Kot nuk ekziston ky emer per motrat e vellezerve… Kur keta te fundit jane leshko qe nuk ndajne dot shapin nga sheqeri, jo me te krijojne familje…

  8. isu says:

    Halla tek shkalla.

  9. tafili says:

    po fute hundet te puna e jetrit nuke del paqe,edhe macja te cjer po e gacmove vente e pa ventnte.ishalla po pajtohen prape se nga sherri nuke perfiton asenji pale.

  10. Angela says:

    zigur ke shum te drejte por edhe kjo vajz nuk ka qen normale qe e ka bere ket xhest

  11. arber says:

    eh ku kemi arrit me hanger mish njeri tjeterin.koh dhe ma te keqija po vijne.

    1. MIRI says:

      nuk eshte puna me henger njeritjetrin por ne shqiptaret kemi nje gje te keqe qe nuk shohim hallin tone por qajme hallet e botes prandaj arrijne maredheniet ne kete derexhe.

  12. drini says:

    Halla te kishte ndeje ne shpi te vet kur e ka pa se atje nuk e dojne.

  13. tani says:

    Na mbyten budallejte,,pse vjen per vizite na merzite…

  14. latif says:

    Kjo mbesa duket se i ka sosur durimi.

  15. ona says:

    Me vjene keq per komentusin po si halla dhe mbesa kane fajet e tyre ,,,halla qe e ka bere veten ti jape ultimatune mbesa dhe mbesa qe ka nje urejtje per hallen,,,,kjo eshte edukata familjare se te dyja kane te njejtin gjake,,,dhe kjo mbesa do behet halle dhe do ta pesoj si halla,,,gjaku uje nuk behet ,,,si mnund te ngresh dore ne rradhe te pare mbi nje njeri e le me tutje te gjaku jote,,,I uroj ti sheshojne gjerat sa me paqe.

  16. Dajti says:

    Edhe halla ime e do nje mesim. Nuk vjen aq shpesh, por kur vjen flet aq shuuume sa te terbon.

    1. Wendy-B says:

      Hahaha @dajti, kur vjen halla te shpia jote duhet te “zhduken” thikat ?

  17. Dreni.ch says:

    Qfar Trapakomentues.
    Hallaqenka motra e babait e jo e burrit

  18. niazi,.'.. says:

    Halla ka gjetur ate qe kerkonte….Me vjen vertet shume keq per vajzen qe e ka ndjekur ate fati i keq halla ta kish gjetur nga zoti i madh…ne kete mes fajet me se shumti i ka pasur babai i vajzes ai i ka vrare te dyja….

  19. ahahaha says:

    ajo mbesa do cuar ne xhungel se eshte shtaze besoj se dhe e jema nuk do jete me ndryshe.

    fakti qe mbesa s’e ka per gje te vrase dhe hallen e vete tregon me shume per kafsherine e te semes.

    le ti kalbet vajza ne burg tani. halla do sherohet dhe i vellaj do i bej mutin krimineles.

  20. django says:

    hallat e meritojne nga njehere kete..hallat injorante e kam fjalen

    1. stela says:

      halla moj halla po bejauni m…. mu te shkalla se sja vlen te merresh me cka brenda…..

  21. Me sa shoh ketu u urryeka halla,po mos ka dit gje kjo halla per ket mbesen kriminele, the shkonte ta bisedonte me te vellan. Une nuk di gje kot ja futa.

  22. mirel drejtesia says:

    C’DO NJERI I AFERT I BURRIT APO I GRUAS DUHET RRALL E PERMALL……PO KETO HALLAT E TEPROJNE DHE PERFUNDIMI SHKAKTOJNE PROBLEME…..ME VEJN KEQ PER MBESEN,AJO KA KALUAR GJENDJE KRIZE PER MOMENTIN…..I UROJ NJE DENIM TE LEHTE….LE TE BEHET NJE MESIM…LINI FAMILJET NE QETESI,FAMILJA KA BABA,NENE PO KA DHE FEMI TE RRITUR …..HALLAT TE SHIKOJNE SHTEPINE E TYRE…..

  23. Lena says:

    halla eshte fundi i kusise (kazanit)

    kur te sherohet kjo halla e famshme, i thoni nga une qe;

    ik prap tek shtepia e vellait…ik,ik…

  24. joel shkodra says:

    Shkruhet ne lajm me terma te huaja kur nuk ka nevoje, a thua se eshte marre nga lajmet e Italise. Perse duhet thene: “agravuar” kur e kemi shqip “renduar”. Me sa duket gazetaret tane dine me mire gjuhet e huaja se shqipen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje