"Ftohje e Shqiperise me SHBA? Nuk ka asgje te vertete"

10 Korrik 2015, 09:16Politika TEMA
"Ftohje e Shqiperise me SHBA? Nuk ka asgje te vertete"

Një pjesë e opinionit publik interpreton afrimin me Gjermaninë si rezultat i ftohejs me Shtetet e Bashkuara. Por a ekziston vërtetë kjo ftohje? Ministri i Jashtem Ditmir Bushati ka thene jo per Top Story.

“Nuk kemi zhvendosje as në politkën e jashtme, as në terminologji. Niveli i marrëdhënieve me SHBA është më i larti i mundshëm. Kujtoj këtu vizitën time në SHBA, firmosjen e partneritetit strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. Fushat e bashkëpunimit dhe plani i veprimit të këtij partneriteti janë të ndërthurura në këto biseda që po zhvillojmë këtu. Shqipëria është një ndër vendet që ka kontribuar krah për krah me SHBA sa i përket sigurisë dhe bashkëpunimi brenda NATO-s ka qenë i shkëlqyer. Javën e ardhshme do të kemi vizitën e Viktoria Nuland në Tiranë, si pjesë e turit të saj rajonal, para pak javësh kishim Hoyt Yee dhe dialogu mes SHBA dhe Shqipërisë mbetet intensiv. Shpresojmë që deri në fund të viti të kemi vizitën e Kerry në Tiranë, si pjesë e vizitës së tij në rajon. E shohim bashkëpunimin tonë me SHBA dhe Gjermaninë komplementar. Do të ishte aventurë për këdo që mund të mendojë se ne mund të bëjmë lojra të mëdha mes dy superfuqive të mëdha botërore”, u përgjigj Bushati.

Ftohja me SHBA? Bushati: Aventurë kush mendon se mund të bëjmë lojra

Për zërat që flasin për një ftohje në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkak kanë qenë thirrjet e vazhdueshme të Uashingtonit për dekriminalizimin.

“Ka një komision parlamentar që i është zgjatur mandati, ka një nismë të mazhorancës për të ecur përpara në këtë drejtim. Është një çështje që ngërdhen etikën, vullnetin, çështjen kushtetuese, ligjore, të drejtat themelore të njeriut dhe besoj se ka një dakortësi qëndrimesh edhe me ambasadën amerikane këtu në Shqipëri për të ecur përpara në këtë drejtim dhe për të pasur një jetë politike më të shëndetshme sa i përket legjislaturës tjetër dhe zyrtarëve të lartë të institucioneve publike”, tha Bushati.

Në fund, Bushati tha se qeveria mirëpret kritikat dhe mendimet e kryediplomatit amerikan në Tiranë dhe se asnjëherë nuk do të mundohet të flasë apo krijojë një përçarje mes asaj që quhej nga qeveria e mëparshme “Rruga e Elbasanit” dhe Uashingtonit”.

1 komente në ““Ftohje e Shqiperise me SHBA? Nuk ka asgje te vertete””

  1. tim says:

    Sa mire qe nuk paska pasur ftohje,na qetesuat,po e ham dreken pa merak tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje