Publikohen videot e ballafaqimit mes deputetit Tom Doshi dhe të pandehurit Durim Bami, të realizuara në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gjatë valës së hetimeve për të zbardhur pretendimet e deputetit, se ndaj tij ishte thurur një komplot për ta eliminuar.
Në videon e parë shfaqet ballafaqimi Doshi-Bami nëpërmjet dy kamerave, njëra e vendosur në zyrën e prokurorit dhe tjetra në trupin e Doshit. Durim Bami, më së shumti shfaqet duke u shprehur me gjestikulacione e fraza të shkurtra, ndërkohë që biseda mes dy burrave zhvillohet me pyetje rreth familjes së Durimit, i cili në këtë pikë shpërthen në të qara.
Në një tjetër çast, Doshi e informon dhe i tregon Durim Bamit se janë pyetur që të gjithë, edhe Toni i Kombinatit. Doshi dhe Bami bisedojnë për ngjarjen, për të cilën janë akuzuar. Në video flitet edhe për njohjen me Mark Frrokun, për të cilin Durim Bami shprehet mohues.
Por kjo deklaratë e tij, në fakt, është hedhur poshtë nga prokurorët, pasi nga verifikimet e mëparshme rezultoi se Durim Bami kishte njohje të vjetër me Frrokun, kjo sepse në 2014-n ai është ndaluar nga Policia e Durrësit me një automjet, që i përkiste deputetit Frroku. Deputeti Tom Doshi i sugjeron Bamit spitalin, në mënyrë që të kujdeset, por Bami refuzon duke nënkuptuar se atje rrezikohej.
Video tjetër shfaq përballë Durim Bamin dhe vëllain e tij, Valter Bamin, ku i pandehuri e njofton me gjeste që të mos flasë, për shkak se ambienti është i mbikëqyrur nga kamerat.
Nën gjykim për prodhim të rremë të fakteve në Prokurori, në Gjykatën e Lartë do të gjykohet deputetët Mark Frroku e Tom Doshi, si dhe i pandehuri Durim Bami. Shorti ka përcaktuar si relator të dosjes gjyqtarin Ardian Nuni.
Janë këto disa nga momentet e ballafaqimit të Doshit e Bamit përballë njëri tjetrit, pasi më parë përballë prokurorit Bami kish mohuar versionin e Doshit, ndërsa Doshi insistonte se Bami kish ndryshuar dëshminë duke deklaruar të kundërtën e vidioregjistrimit të bërë nga Doshi në banesën e tij.
Ballafaqimi
Doshi: E mira me diftu vetëm të vërtetën, mu s’më intereson kurrë gjë në kuptimin e kësaj, kjo është, du të them këtu të vërtetën, s’du kurrë gjë, si ka ardh Rezi, si është vu eksplozivi, kaq, ti je dëshmitarë.
Bami: Këta janë gjana që nuk, janë gjona që i kena, të montume, të modifikume siç e dimë unë e ti vetë.
Në këtë ballafaqim, Doshi këmbëngul se ka bërë publik versionin që i ka treguar Bami për atentatin, ndërsa bami i përgjigjet se e vërteta është siç e kanë bëra ata.
Doshi: Unë po ta them se janë mundësitë me kallëzu të drejtën, s’du kurrë gjë prej teje.
Bami: E drejta kjo është skam çka me kallzu tjetër.
Por në këtë ballafaqim ku kuptohet se Bami e Doshin kanë afrimitet mes tyre, nuk mungon dhe një pjesë e komunikimit me xheste që Bami bën ndaj Doshit.
Deputeti Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të videos së ballafaqimit të tij me Durim Bamin në prokurori nga A1 Report, duke thënë se video përbën “sekret hetimor”.
Tom Doshi reagon pas publikimit të videos së ballafaqimit me Durim Bamin
Deputeti Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të videos së ballafaqimit të tij me Durim Bamin në prokurori, duke thënë se video përbën “sekret hetimor”.
“Unë s’jam në dijeni se isha në parlament, po prokuroria nuk ka bërë mirë që ua ka dhënë medieve sepse është sekret hetimi, megjithatë s’është se më prishët ndonjë gjë. Shqiptarët ta shohin të vërtetën se si ka qenë ballafaqimi mes meje dhe Durim Bamit”, shprehet Doshi duke folur për A1 Report.
Doshi i qëndron idesë se ndaj Bamit është ushtruar presion për të dhënë dëshmi kundër tij.
“Çdo shqiptar mund ta shohë se sa ngarkesë ka nga ana psikologjike, sa presion është bërë në dhomat e izolimit. Domethënë sado që ai ka dijeni që është nën përgjim të kamerave prap se par ajo shfaqet. Ai aty e tregon shumë të qartë kërcënimin që është bërë për fëmijët që i kishte jashtë.
Frika që ai ka është që unë i them shko me shku në spital të burgut dhe ai ka frike se mos e vrasin me ilaçe apo me ampula apo ça të them unë ty që mund ti bëhen si i sëmurë që është. Ka edhe raste të tjera që ai shfaq me shenja që për njerëzit që i kan shku te familja e tij ku ndodhet jashtë, për njeriun që i ka shku në dhomat e izolimit, që i ka shkuar me kapuç.
Të gjitha këto domethënë shqiptarët mund t’i shohin”, shprehet Doshi.
PUNE VIDIO PUNE PUSHTASH,PUNE KODOSHASH
3 meleone shqipo, 3 meleone kamera…
25 vjet tranzicion.
DAVA KODOSHASH;luajne komedi. Takimet e verteta jane pa kamera;pune malokesh ose hajnash, kriminele te lindur;shkurt:plehrat e piramides midis shume te tilleve qe na cuan ne humnere
Perse nuk i hedhin hekurat vrasesit gjakftohte Like Floriri?
Pune pushtash.Nuk e kuptoj pse duhet te meren te gjithe me keto felliqesira.Jeta eshte e bukur dhe duhet jetuar me pasterti.Felliqesirat i flakim tutje dhe nuk meremi me me to.
o mero pse nuk e nxorre para zgjedhjeve kete video ,apo kishe hallen e leshelise
tani nuk ka vlere
Rraca Ariane
Me qetesi
Me dashuri
Likja n’burg
Do e haje vitin e ri
Shifnin burrnin e malesorve turp turp besen ku besen, Si ato finkat
Pse duhet ta japi prokuroria për të larë duart për hetimin e manipuluar?? Ilir meta është thjesht një vrasës këtë e dinë të gjithë
Kush je ti me pseudonimin falls “populli shqiptar” ? Vertete keta jane dava kodoshash qe luajne komedi ne kurriz te atyre qe edhe i kane zgjedhur , por me kodoshe jane ata qe i kane futur ne listat e PS per ti perfaqesuar popullin e atyre zonave siq eshte Tom Doshi ! Por dije se dhe ti vet futesh ne keta lloj njerez maskarenjesh qe me emrin e Tome Doshit dhe ketyre palove te tjere identifikon apo barazon gjithe popullin e atyre zonave ku i kane vene per te perfaqesuar PS . ps , Mundet qe edhe vete ata te udheheqjes se partise madhe , per qellime banale te tyre i kane zgjedhur keta hora per ne ate vend nderi siq eshte PARLAMENTI per te menjanuar figura te ndritura te se majtes se vertete qe si ne cdo zone edhe ne malesi nuk mungojne , por po e perserise edhe nje here se ti je nje mut i vogel karshi atij mutit madh qe ka bere flirt intereast e PS si me keta dhe te tjere …………!
PO mire, prokuroria pse ja ka çuar Doshit kameren e mikrofon dhe nuk ja ka çuar Bamit e te mos dinte gje Doshi. Pastaj te shikonim se çfare do ti thoshte Doshi Bamit. Do dilte vete zbuluar fare. Kjo eshte nje mbrojtje qe i ka bere prokuroria Doshit, pavaresisht se Bami ka pohuar ate qe ka thene me pare. Konflikt interesi prokurori-Doshi.
Eshte shume politike .