Meta: Reforma në drejtësi jo çështje numrash, por standardesh

10 Korrik 2015, 11:50Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se puna për reformën në drejtësi tashmë ka nisur, ndërsa uroi që opozita të marrë sa më parë vendin që i takon në realizimin e kësaj reforme.

Meta tha puna e nisur duhet të vazhdojë dhe reforma në drejtësi nuk është çështje numrash, por standardesh.

I pyetur mbi qëndrimin e mazhorancës ndaj kërkesës së opozitës për vendosjen e paritetit në Komisionin parlamentar të Reformës në Drejtësi, kreu i Kuvendit tha se kjo reformë nuk duhet të konceprohet si cështje numrash, por duhen respektuar standardet.

“Asnjë nga palët nuk është e intereuar të bllokojë apo vonojë realizimin e kësaj reforme, e cila duhet të garantojë një drejtësi europiane”, theksoi Meta.

Sipas tij, kjo reformë synon vendosjen e standardeve më të mira dhe më të larta europiane për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

I pyetur në lidhje me zgjedhjet, kreu i Kuvendit tha se do të paraqiten inisiativa për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë fund absurditeteve të tilla që në ditën e zgjedhjeve transportohen votues fiktivë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje