Pas viteve ’90, kompanitë greke ia dolën në Shqipëri të investojnë në pika kyçe strategjike dhe mjaft fitimprurëse në Shqipëri, ky më kryesoret janë bankat dhe telekomunikacionet, duke joshur dhe një sërë biznesesh të tjera në zinxhirin e shërbimeve mbështetëse. Një drejtues i një banke greke thoshte dikur që Shqipëria është një minierë floriri. Kjo strategji në fakt u ndoq në gjithë rajonin.
Ata që i kanë ndjekur mediat dhe zhvillimet me Greqinë në vitet 2000, e kanë në memorie një plan grek për dominimin ekonomik të rajonit. Nëpërmjet blerjes së ndërmarrjeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor të porsadala nga regjimet totalitare, Greqia synonte të kishte në zotërim një rrjet rajonal bankash, telekomunikacionesh dhe një lidhje infrastrukturore, ku të shiste mallrat e veta në tregjet thuajse të virgjëra të rajonit. I konsideruar gati si një plan “Marshall” nga heretikët grekë, ai nisi të funksionojë. Banka e Pireut, e njohur në Shqipëri si Tirana Bank, zgjeroi praninë edhe në të paktën pesë vende të rajonit.
Në veçanti, ky grup operon në Rumani nëpërmjet Piraeus Bank Rumania me 140 degë, në Bullgari përmes Piraeus Bank Bulgaria me 83 degë, në Shqipëri përmes Tirana Bank me 53 degë, në Serbi me 42 degë të Piraeus Bank Beograd, në Ukrainë me 37 degët e Piraeus Bank iCB, në Qipro me 14 degë të Piraeus Bank Qipro, në Egjipt me 41 degë. Por në Shqipëri, edhe për shkak të afrisë më të madhe gjeografike dhe mungesës së tregut, operatorët grekë bënë revolucionin duke qenë të parët që zhvilluan sistemin bankar privat duke hapur filiale krahas bankave shtetërore shqiptare, BKT dhe Bankës së Kursimeve sot (Raiffeisen Bank).
Greqia “dështoi” në fillim të viteve 2000 në planin e saj për të privatizuar ish Bankën e Kursimeve, që në atë kohë kishte gati gjysmën e aktiveve të sistemit, për shkak të këmbënguljes së autoriteteve shqiptare për të mos rritur më ekspozimin e sistemit ndaj Greqisë, ndërkohë që vendi u përfshi në atë kohë nga një valë e pashpjegueshme paniku, që çoi në tërheqjen e depozitave. Që në atë kohë, në argumentet e tyre për moslejimin e privatizimit të Bankës së Kursimeve nga një bankë greke, autoritetet i trembeshin faktit se një krizë në shtetin fqinj do infektonte dhe sistemin financiar shqiptar. Nëse grekët do ia kishin dalë planit të tyre për të blerë Bankën e Kursimeve, sot ekspozimi ndaj krizës do të kishte qenë shumë më i madh, me gati gjysmën e aktiveve që do të ishte në pronësi të bankave me kapital grek.
Në Shqipëri duket se, plani grek avancoi më shumë nëpërmjet investimeve të mëdha strategjike, sidomos telekomunikacioneve. Pas privatizimit të kompanisë celulare, AMC në vitin 2000, Vodafone hyri dy vjet më pas përmes filialit të saj grek. Dy kompanitë për vite me radhë iu gëzuan situatës oligopol, që solli rritje të shpejta dhe normave të larta të fitimit, që arritën deri në 50-60%, por 2009-s, me rritjen e konkurrencës normat e fitimit ranë, ndonëse vijojnë ende të mbeten të larta.
Edhe sot pas 15 vitesh, edhe pse shteti grek po vuan një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, ai kryeson në Shqipëri për sa i përket stokut të Investimeve të Huaja Direkte për vitin 2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Greqia ka një stok të investimeve të huaja prej 1.07 miliardë eurosh në fund të vitit 2013, me një rritje prej 40% në raport me një vit më parë, ku vendin kryesor e zënë telekomunikacionet. Nëse shteti grek vijon në bjerë më shumë në krizë, efekti do të ndihet dhe në investimet e huaja në Shqipëri, qoftë në fluksin e ri të investimeve, ashtu dhe në daljen e të ardhurave nga investimet në formën e transferimit të fitimeve, që është rritur ndjeshëm vitin e fundit, teksa bijat do tentojnë t’u vijnë në ndihmë mëmave.
Monitor
jihadi foli greqisht ….
Pse shpetoi o gazetar perververs dhe jihadist, apo qe iu dhurua Turqve? Pse je i njeanshem o bir kurve, o plehre islamike? A nuk e di ti qe pothuajse gjithe pasuria e ekonomise kombetare e sektorit strategjik i eshte shitur ca matrapazeve Turq?
PO kshu esht kur e nxier shtepin tende ne ankand,kthehesh dhe e mer po ti me qera,gjene mir dhe kaq se me kta hajdut e mashtrus qe kan drejtuar SHQIPRIN kto vitet e demokracis ne nuk duhet te kishim as atdhe sot, megjithse dhe shitja teritoreve filloj me detin po shyqyr qe erdhi RAMA dhe MYSLYM PASHA qe e ndaluan shitjen e teritorit se po te kishte ndejtur saliu dhe nja pes vjet kufirin e grekut do ta gjenim ne sauk te TIRANES.
Per nder shteti shqiptar duhet tja dije , Kryeministrit Nano dhe Dr.Pergj. te Bankes se Kursimeve Z.Adrian Kamberi,mosshitjen grekve te kesaj Banke.
Ashtu ndodh kur mohon botën e financës.
Plehraaaaaaaa !! Gayreek te pabese !!! Keni goje dhe shani Shqiperine e shqiptaret !
Shtetaret tane duhet ti ven gishtin kokes sic e tha dhe nje komentus me par ,se nuk nxiret shtepija ne ankand kur nuk ke
tjeter vend per tu strehuar ! Psh: Greqija ka bler per disa varreza dhe perseri kerkon edhe tre hapsira te tjera .C’eshte kjo pune keshtu? Na e ben vendin vend per varreza grekerit .C’ do i vdekur duhet te prehet ne vendin e vet,sic bej e edhe ne shqiptaret edhe pse jemi te varfer ,por Greqia kerkon te privatizoj sa me shume toke shqipetare per Ta quajtur
me pas toke Greke.C,do gje qe bejne kundrejt Shqiperise e kane me hile .Ndaj i kujtoj shtetit shqiptar kur te mar vendime te tilla.Boll na e bet vendin varrez per te huajt!
Greket hodhen leke ne shqiperi dhe bene investime serioze. Bankat greke vetem kan investuar 15 vjet. Skane marre asnje fitim mbrapsht. Jo si turqit dhe italianet qe korruptuan politikanet dhe vetem zhvasin Nga ky vend.Bene privatizime pa hedh asnje lek.
Se mos na thua qe edhe kriza greke erdhi nga mosmarrja e fitimeve nga “investimet” qe paskan bere ne Shqiperi. Po ata gjeten shesh dhe bene pershesh ketu dhe jo vetem qe nuk investuan por moren super fitime nga tregu Shqiptar
Moren lek nga bota borxh dhe u dhane shqiptareve per ti bere greke
Na hapet karin ju . i dini te gjitha ju pedera. greku ja kishte me te qifsha europes qe e shpiki si shtet lere ne qe sna shohin dot as te vdekur rrace e lig hijenash qe te vetmen gje qe di esht te intrigoj qoft edhe vetes se tyre ja futin. Dhe mos komentoni me ne forume shqiptaresh ju qofshi grek ose servila grekesh trushplar se na cavet janullatosin gojmuter qelbsa.
Vete e kemi fajin, shpresoj se cdo gje do ndryshoje.