Libri për Gërdecin/ Si vrau lakmia e Fatmir Mediut dhe njerëzve që qendronin pas tij, 26 persona

11 Korrik 2015, 00:42Politika TEMA

Në librin “Çunat dhe armët”, gazetari amerikan Guy Laëson flet edhe për demontimin që bëhej në Gërdec dhe rrëfen edhe shpërthimin e 15 marsit.

Ai thotë se demontimi i kalibrit të madh nuk ishte parashikuar të bëhej nga shqiptarët, por amerikanët.

Por, lakmia e Fatmir Mediut dhe njerëzve që qendronin pas tij, bëri që të vdisnin 26 njerëz.

Më poshtë Panorama ka zbardhur pjesën e librit ku flitet për këtë

Lakmia e Efraim Diverolit e kishte bërë Kosta Trebickën armikun e tij për vdekje, tamam si lakmia e Henri Thometit kishte bërë që AEY-ja të blinte fishekë kinezë. Tani, lakmia e shqiptarëve që kishin prishur kontratën për 100 milionë fishekë vetëm që të fitonin 500 mijë dollarë më shumë, qe gati të sillte pasoja dhe andralla të tjera. Nga fundi i vitit 2007, puna e Southern Ammunition për çmontimin po i afrohej fundit, ngaqë fishekët AK- 47 me veshje bakri po mbaronin. Por ministri i Mbrojtjes, Mediu, kishte të tjera plane lidhur me rezervat e mbetura të Shqipërisë.

Duke kërkuar të shtrydhnin edhe dollarin e fundit nga rezervat e vendit, shqiptarët vendosën të çmontonin predhat e kalibrit të madh, që të përfitonin kështu gëzhojat e tyre prej bakri. Çmontimi i municioneve të kalibrit të madh kërkonte punë shumë të kualifikuar dhe shumë të ndryshme nga ajo për çmontimin e fishekëve AK-47. Për zbrazjen e lëndës shpërthyese nevojiteshin pajisje të sofistikuara. Duheshin zbatuar protokolle të rrepta, të mbikëqyrura nga specialistë. Duheshin respektuar edhe një varg i ndërlikuar traktatesh, ligjesh e praktikash ndërkombëtare.

Plani fillestar, ai zyrtari, kishte qenë që Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja të ndihmonin shqiptarët në zbrazjen e vendit prej rezervave qindratonëshe të municioneve të kalibrit të madh. Kurse tani shqiptarët po vepronin me kokën e tyre. Por kishte një kleçkë: operacioni shkelte ligjin shqiptar dhe duhej mbajtur i fshehtë. Në janar të vitit 2008, Mediu nxori urdhra të fshehtë, që i gjithë municioni shqiptar i kalibrit të madh, predhat me gëzhoja bakri, të transportoheshin në një bazë ushtarake në fshatin Gërdec.

Në rrugët që të çonin në fshat, nisën të gumëzhinin kamionët që transportonin koka raketash, predha artilerie dhe mina detare. Ashtu si edhe municioni i kalibrit të vogël që kishte blerë AEY-ja, këto municione paraqitnin rrezik serioz për popullatën civile në Shqipëri. Në vitin 1997, kur u zbulua se sistemi financiar në Shqipëri ishte një skemë piramidale e tipit Ponzi dhe shqiptarët humbën mbi 1 miliard dollarë brenda pak ditësh, shpërtheu rebelimi që çoi në grabitjen e rezervave të armatimeve të vendit: u vodhën 656 mijë armë të llojeve të ndryshme, bashkë me 1.5 miliard fishekë dhe 3.5 milionë granata. Më shumë se dy mijë njerëz u vranë në rrëmujën që pasoi. Asgjësimi i municionit shqiptar përbënte nevojë strategjike, por jo në mënyrën si u planifikua nga politikanët që synonin fitime vetjake nga kjo punë.

Në vend që të zbatoheshin masat standarde të sigurisë, projekti i çmontimit u bë me shkujdesjen më të madhe; punëtorët nuk ishin udhëzuar dhe nuk u përdor asnjë pajisje e përshtatshme për municionet shpërthyese. Ishte çështja e kohës: shqiptarët nguteshin për të përfituar sa më shumë bakër, para se vendi të pranohej në NATO, sepse më pas ushtria do të detyrohej të zbatonte rregulla të rrepta. Fshati Gërdec ishte vendi ideal për çmontimin e municioneve. Vetëm pesëmbëdhjetë kilometra larg Tiranës, baza ushtarake ishte e fshehur në rrëzë të kodrës, duke qenë njëkohësisht edhe shumë pranë, edhe larg syve kureshtarë. Gjatë dimrit të vitit 2008, te porta e bazës mblidheshin dhjetëra fshatarë vendës, me synimin që të përzgjidheshin nga përgjegjësi.

Pagesa qe 20 dollarë në ditë, rrogë e madhe kjo në Shqipëri. Përzgjidheshin kryesisht gra dhe vajza të reja, sepse kishin duar të vogla e të përshtatshme për punë të imëta. E shtuna e 15 marsit 2008 ishte ditë e bukur pranvere në Shqipëri. Në qiellin e kaltër lundronin re fluturake dhe fytyrën ta përkëdhelte puhiza e ngrohtë që vinte nga Adriatiku. Por në mesditë u pa diçka e tmerrshme: një zjarr që lëvizte përgjatë dyshemesë së bazës ushtarake. Flakët qenë të vogla, ndoshta me lartësi një metër, por po lëviznin drejt depos së madhe, ku mbaheshin mijëra tonë municione të kalibrit të madh. Atje kishte edhe dhjetëra thasë me barut, çka e bënte depon, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, fuçi baruti. Qindra punëtorë vendës nisën të largoheshin me vrap, sapo panë të ngrihej tymi.

Shpërthimet e fishekëve të kalibrit të vogël mbytnin klithmat e tyre. Askush nuk e kuptoi ku u shfaqën së pari flakët: një shkëndijë, një cigare, sabotim. Ishte edhe mundësia e një shpërthimi rastësor, po të mbahej parasysh natyra e paqëndrueshme e municioneve. Pastaj shpërtheu depoja kryesore, duke flakur në ajër copëza predhash si në skenat e filmave aksion të Hollivudit. Shpërthimi plagosi shumë punëtorë, dhe varrosi të gjallë nën rrënoja edhe shumë të tjerë. Ata që nuk u dëmtuan, vrapuan në kodrat përreth dhe vetëm pak zemërtrima u kthyen në bazë, duke u përpjekur të ndihmonin të plagosurit e të mbeturit nën rrënoja. Predha të vetmuara vazhduan të shpërthenin aty-këtu: bam-bam. Dukej sikur më e keqja kishte ndodhur. Kaluan pesëmbëdhjetë minuta.

Shpërthimi i dytë ishte edhe më i tmerrshëm se i pari, me një forcë apokaliptike. Koka raketash, predha artilerie të kalibrit të madh, tonelata të tëra baruti, krejt baza ushtarake u zhduk në çast nga faqja e dheut. Forca e shpërthimit të llahtarshëm flaku në ajër dhjetëra trupa. Pastaj drejt qiellit u ngrit një lëmsh i zjarrtë, i pasuar nga reja e zezë në formë kërpudhe që ngjante me atë të Hiroshimës. Ishte një nga shpërthimet më të mëdha jobërthamore që qenë parë qysh nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Gjëmimi u dëgjua qindra kilometra larg dhe në kryeqytet u thyen xhama dritaresh. Njëzet e gjashtë njerëz u vranë në Gërdec. Shumë prej tyre qenë gra e fëmijë. Si tetëvjeçari Erison Durdaj, që kishte shkuar t’i çonte drekën së ëmës e që po rrinte te porta e bazës, kur shpërthimi i dytë e ngriti vrik në ajër. Treqind të tjerë u plagosën. Më shumë se katërmijë shtëpi dhe biznese u dëmtuan ose u shkatërruan. Katastrofa e Gërdecit shkaktoi zemërim në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u detyrua të jepte dorëheqjen.

Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji i Alb-Demilit u prangosën si shkaktarë. Një prokuror i pavarur hartoi padinë prej pesëqind faqesh. Dukej sikur do të dilte e vërteta. Por hetimi u tulat shpejt. Mediat botërore pothuajse nuk e zunë në gojë ngjarjen; vendin kryesor në gazeta e zinte beteja elektorale e 2008- s ndërmjet Barak Obamës dhe Hilari Klintonit, si dhe rebelimet në Afganistan e në Irak. Shpërthimi u zhduk shumë shpejt nga lajmet botërore.

26 komente në “Libri për Gërdecin/ Si vrau lakmia e Fatmir Mediut dhe njerëzve që qendronin pas tij, 26 persona”

  1. Ciko dhe Beni says:

    Jo baker moreeeee.. bronx.. bronx.. tunxh bir.. 5 evro kilogrami.. mesatarisht 12 kilograme per nje gezhoje artilerie.. 60 evro me nje gezhoje.. mijera gezhoja.. miliona evro.. Mehdi cami me Shkerdhen cecenin

    1. Pelasgian says:

      Dhe plehrat qe jo vetem vodhen pasurine tone por vrane dhe shkatrruan qindra e mijera mete jetojne te lumtur ne per cilat e tyre luksoze!

      Po mire mo ja QR si nuk doli nji burre nga kto familje e te beje Avni Rustemin?

      Sa te poshter paska qene dhe kto politiqen …me denimin e bishave siguroni edhe dy mandate te tjera pervec se do ngjyheni ne dhjam …

      vend hienash pa krenari pa dhembshuri pa dinjitet!

    2. Pelasgian says:

      Dhe plehrat qe jo vetem vodhen pasurine tone por vrane dhe shkatrruan qindra e mijera jete jetojne te lumtur ne per cilat e tyre luksoze!

      Po mire mo ja QR si nuk doli nji burre nga kto familje e te beje Avni Rustemin?

      Sa te poshter paska qene dhe kto politiqen …me denimin e bishave siguroni edhe dy mandate te tjera pervec se do ngjyheni ne dhjam …

      vend hienash pa krenari pa dhembshuri pa dinjitet!

  2. mali says:

    Cfare komenti ti besh Mehdi pa mbiemer,tamam mut,edhe ne syrrat eshte tip pushti,do vonoje por nuk do te harroje,dikush do te japi llogari ose para gjyqit ose ppara zotit.

  3. He mo patriota, e do nje medalje mudiu po me litar te trash ama

  4. efwe says:

    Nje kafshe si Fatmir Mediu mund te jete akoma deputet vetem ne Albanistan.

  5. Jobi says:

    Ky eshte tregim per te vene ne gjume femijet . Ky nuk ishte aksident si kerkojne ta paraqesin por nje sabotazh per te goditur Shqiperine ne prag te hyrjes ne NATO .Fatmir Mediu ka pergjegjesi vetem per shkelje te rregullres ushtarake. Te gjitha te tjerat ishin te kurdisura dhe nuk i devijoj USA e jo ti evitonte Mediu

    1. Ceceni faqekuc si Mzija Kamxas says:

      Ti duhet te jesh nje nga langot e Mediut.. si tha Mehdia djali i fatorinos se trenit? Na kishin vene nje aparat me rreze Z nga kodra perballe dhe na ndezen barutin ne largesi.. na sabotuan..
      Plehre.

  6. tim says:

    Me 21 janar teksa vriteshin edhe 4 shqiptare te tjere,te gjith te akuzuarit dolen nga burgu…Sali Berisha me kompani i vrau, Edi Rama genjeu edhe njerezit e viktimave te Gerdecit,por vazhdon te genjeje edhe te 21 janarit se gjoja do vinte drejtesi.

  7. Treviso says:

    A do vendoset drejtesi per kriminelet e Gerdecit? Sot i shesin mend shqiptareve si te paprekshem qe jane. Sy krokodili a do te pozicionohet ne vendin e merituar? Kryekrimineli i shqiptareve dhe hale Mediu do gjykohen nga populli dhe te marrin denimin e merituar? Kriminelat e drejtesise te pahetuar ndonjehere, a do pergjigjen ndonjehere per super krimet qe kan bere? Neper burgje ka te denuar si kriminele, por me kriminele jane ato qe i kan dhene denimin. A ka gjykateste mire ne drejtesi? Sigurisht qe ka, por jane te pavlershem poderisa nuk luftojne kriminalitetin ne zyrat e tyre. Dikush do thote se mafja nuk shkaterrohet? Eshte e vertete, por ka menyra per ti diskretituar si Gjin Gjonat. Populli te mos harroje se koka e sistemit te drejtesise eshte i diskretituar pa hyre ne presidence. Shqiperia ka kohe qe jeton ne boten e çudirave. Te hetoje apo te gjykoje nje kriminel nje qytetare te ndershem vetem ne Shqiperi vazhdon te ndodhe.

  8. SADJA says:

    FATMIR MEDIU VJEN NGA NJE FAMILJE SHUM ORDINERE NE FIER ME NJE NEN KURV QE KA QEN MESIMORE PER PER PARKUN E SHOFERAVE DHE NJE BABA LESHKO QE DINTE TE HANTE DHE TE PUNONTE KA DHE NJE MOTER KURV SI E JEMA QE LA BURIN DHE MORI CELIBASHIN NUKE DI KAM SHUM RESPEKT PER CELIBASHIN ZOTNI DJAL DHE FAMILJE SHUM E NDERUAR E CMUND TE PRESESH NGA I BIRI KURVES FATMIR MEDIU ATA SKAN PASUR BUK TE HANIN TANI BYTHA E FATMIRIT ESHTE BER MILJARDER

    1. koco says:

      Taman ne se eshte keshtu Sadja , po ju citoj dy rrjeshta monumentale: ” Te pa breke i gjeti dreka , Miljardere i beri nata “keta monstra te oborit e Tiranin me shpellaret e tij. No Coment . Shpresoj te presim berjen e Reformes ne Drejtesi dhe besoj frutet e saj te para do jene , Gjykimi i ketyre Monsterave te panenshkueshmeve te politikes etj , dhe venja prapa hekurave dhe sekuestrimi i pasurive te ketyre gjarperinjeve gjakpiresave , te lidhur me krimin , korupsjonin , mafjen , Anti Shtet e Anti Ligj . Kjo Reforme eshte historike per Shqierine e shqiptaret , kjo eshte pika mbi “I” dhe kryefjala e kushteve qe kerkon B.E e Sh.B.A dhe perse jo i gjithe populli shqiptar.

  9. Shpetim says:

    Qeveria socialiste i ka duart e lidhura perderisa ka ne qeveri hajdutim meta. Ajo nuk mund te coje para drejtesise S.Berishen, F.Mediun,. L.Bashen, sepse duhet te kaloj dhe I.Meta. Ne qofte se E.Rama thote se dua te bej shtet keta njerez t’i kaloj para drejtesise dhe fundja le te kaloje ne zgjedhje te parakoheshme, populli do japi verdiktin e tij. Te gjithe e duam shtetitn dhe zbatimin e ligjit, perndryshe korrupsione do perhapet dhe me shume.

    1. mondi says:

      problemi eshte qe edhe edi rama eshte po kaq i mpleksur me mafien sa edhe keta.

  10. Kol TIVARI.. says:

    ….Nje pensionist po i ankohej shokut te vet, se nusja e djalit e “persekutonte” duke i thene per çdo gje…… baba mos ha m..t,…shoku i pergjigjet,,,ajo qenka shum e mire, se ajo e imja me thote vazhdimisht ,…ha m..t baba, ha sa te duash…..se nuk te degjo njeri….

  11. perkthyesi says:

    O drejtesi, bej detyren, se na i ke lene djajt, vrasesit dhe mallkuesit e ketij kombi jashte biruce, me fyt te madh, dhe gati te vrasin kedo per babezi dhe makuteri! Deri kur do prese ky popull qe po i soset durimi?

  12. Tomorri says:

    Se vazhdon keshtu trishtimi sa vjen dhe rritet,prandaj qeveria e kompletuare me te gjitha perforcimet te beje drejtesi dhe keta ne burg.

  13. Xhebro Gikas says:

    Ne Shqiperi shypi dhe njerezit ne pergjithesi zbaviten me “Trimeri hajdutesh” si ato te Zenit dhe te Mediut.
    Harrohet se flitet per pasuri kombtare, municionet jane paguar nga shqiptaret, dhe ruajtur e menaxhuar nga sakrificat e mijera ushtarakeve, me pensionet e tecileve, Mediu me kryekomandant Saliun kane tallur menderen.

    Burg te perjetshem per keta abuzues!

  14. fati says:

    Turp per drejtesine ,qe le pa denuar kriminele te tille si Mediu, Zen byth…ri etj. TURPPPPPPPP

  15. lytyrat says:

    Flisni dhe shkruani o njerez, nuk i gjeti asgje, sepse 6 mujoret e plepave te Durrsit, si gjoni, fatmira hajdari, me falni jane ca si shume u sheryben me devotshmeri, dalin neper foltrone ne parlament dhe cfare nuk thone, akuzojne, bertasin, cirren,se e moren vesh qe vendi i tyre duhet te ishte ne burg, por i bejne karshillik ketij populli ja ku jemi, Rama, nuk themi qe Ranma do i fusi ne burg, po per gjithe ato vota dhe per nje popull qe kerkon drejtesi duhet te beje reforme ne drejtesi ndryshe, ik dhe ti Rame bej seir dhe lereni kete popull te vuaje, u bene milionere duke vjedh dhe ja ku jane lytyrat e ketij kombi.

  16. perla says:

    Bodh folet,ku eshte rezultati te gjith sot japin mend

  17. Alban says:

    Cfare pret prokuroria e tredhur shqiptare.Vetem me keto fakte ka plote element per ta rihapur ceshtjen e denuar keta politikan kriminel.

  18. marie says:

    ne shtator o djema,do behet hataja,drejtesi e me burgje,do te mbushet dynjaja!Merkel kot nuk foli,per ligje dhe drejtesi,se kopeja e ujqerve do mbyllet ne qelì,,gezohu o i hidheruar se shume o popull ke duruar!

  19. Zgjidhja says:

    Toksomania në zyrat e republikës.

  20. d says:

    Lexova me shume vemendje artikullin e mesiperm dhe komentet. Si perfundim shtroj pyetjen: PSE KERKOJME QE DREJTESINE T’NA E BEJNE PROKURORET DHE GJYQTARET, NE NJE KOHE QE E DIME SE KUSH I KA ARSIMUAR, EMERUAR DHE menaxhone ata. Po ne si popull ç’fare duhet te bejme kur se bejne ata? Kete pyetje çdo shqiptar duhet t’ja beje vetes dhe te gjeje zgjidhjen dhe jo ta prese nga te tjeret. Edi Rama eshte pjese e familjes dhe nga ai KURRE MOS PRISNI DREJTESIIIIIIIIIIIIIIIII!!!!!!!!!!!!!!!

  21. Lala says:

    Komentusi d mendoje se gjykon mire dhe ne kete gjykim te cojne veprimet zero. Ne si popull nuk kemi car te bejme se jemi bageti. Ne duam organizator qe ta duan popullin dhe shqiperine dhe te sakrifikojne. Mos te genjehemi me njerezit ne partite e organizuara. Ti erion Veliaj thone se je djal imire, inteligjent e ke pare boten ,mendoje qe njeh zgjidhje, gjeje shoket e tu te mire dhe e coni popullin ne zgjidhje te mira Faliminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje