Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për politikat e saj në lidhje me çmimin e naftës, duke kerkuar qe qeveria të heqe taksën e qarkullimit dhe të ulë çmimin e naftës.
Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, doli sot në një deklaratë për mediat dhe u shpreh se “Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar edhe më shumë kosto e varferi tek qytetarët. Shifra rekord deri në 190 lekë litri, eshte më e shtrenjta në rajon e më gjerë, duke ndikuar edhe më tej ne nivelin e jetesës. Ndërkohë, qeveria vazhdon të mbaje taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës”.
“Shqipëria është i vetmi vend ku çmimi i naftës vazhdon të rritet, ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit, te ulë çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve”, tha Bogdani.
Keta i hoqen taksat kur ishin vete ne pushtet dhe kane fytyre ti japin urdher qeverise se cfare te beje. Pastaj dalin dhe thone qe ne duam te ulim taksat por qeveria nuk e ben. Por po t’jau japesh pushtetin prape nuk bejne asgje, sic e tregoj Lulzim Bisha gjate 4 vjeteve ne Bashkine e Tiranes.