Nuland, Schulz dhe Kotzias vizitojnë në 3 ditë Tiranën

11 Korrik 2015, 14:01Politika TEMA

Tirana do të vizitohet gjatë kësaj jave nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara, Parlamentit Europian dhe kreu i diplomacisë greke.

Pas vizitës historike të kancelares gjermane Angela Merkel, të hënën mbërrin në Tiranë zv.Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, të martën Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz dhe të mërkurën zhvillon një vizitë zyrtare Minsitri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias.

Zyrtarja e lartë amerikane Viktoria Nuland viziton Ballkanin Perëndimor në datat 11 deri në 14 korrik, ndërsa me datën 13 do të ketë takime me Kryeminisitrin Edi Rama.

Vizita e Nuland është në kuadër të turit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pritet të ndalet në Kroaci, Mal të Zi , Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni.

Më pas Nuland udhëton drjet Britanisë së madhe dhe më datën 17 korrik do të jetë në Bruksel.

Të martën mbërrijn në Shqipëri, Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schultz, ku krahas takimeve me krerët e politikës pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin Shqiptar.

Një ditë më pas, kryeqytetin shqiptar e viziton ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias. Kryediplomatik grek do të zhvillojë takime me të gjitha palët politike në vend, ndërsa parashikohet një konferencë e përbashkët me homologun Ditmir Bushati.

Mësohet se në tryezën e diskutimeve me minsitrin Bushati do të flitet për një sërë çështjesh që presin zgjidhje mes dy vendeve.

Përveç temave të nxehta të marrëdhënieve mes dy vendeve, mësohet se nuk do të lihet jashtë vëmendjes edhe projektet e përbashkëta energjitike, e specifikisht vëmendje të veçantë do të ketë projeki për gazsjellësin TAP.

Kryediplomati grek pritet që përveç Tiranës të vizitojë edhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor.

4 komente në “Nuland, Schulz dhe Kotzias vizitojnë në 3 ditë Tiranën”

  1. XXX says:

    Turkofagos
    Ki mbiemri i ministrit te jashtem grek mo,
    po me tingelon pak si skiptar.
    Kotzias=Koçia
    Koçia mesa di une eshte nje mbiemer nga trevat e Shkodres
    Ti ç thua more ditzi???
    Te jete keshtu si thomi une mo!!!
    PS
    Pas nja nje viti nderroje edhe pseudonimin.
    Nga Turkofagos vere Grekofagos.
    E çapken çapken!!!
    era po frin ana tjeter tani , o burra ndrro pseudonimin mo lummadh

    1. erion says:

      me sakt mund te perkethehet hoxha+s ne fund mbiemri i ministrit…mos tju duket cudi fare..

  2. tfgs says:

    kyrie Kotzia mos lesho pe,te pabeseve nuk u besohet duhet tu tregoni vendin………

  3. tani says:

    Esht interesante
    Sa me shum visita aq me e rendesishme shqipri
    Ole ole

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje