Gjermania e meritonte lehtësimin e borxheve, Greqia jo

11 Korrik 2015, 20:24Politika TEMA

Nga Leonid Bershidsky

 

Syriza, partia e re në qeverisjen e Greqisë, përdor një argument interesant për të rishikuar borxhin grek: A nuk ishte Gjermania, aktualisht kundërshtarja më e madhe e lehtësimit të borxhit, vetë përfituesja e bujarisë së paparë në vitin 1953, kur borxhi i saj i jashtëm u përgjysmua? Gjetje bukur, megjithëse jo domosdoshmërisht bindëse.

Paralelet mes Greqisë së sotme dhe Gjermanisë së vitit 1953, janë një demagogji e pastër. Kreditorët e Republikës Federale të Gjermanisë – 20 vende, përfshirë Greqinë – ranë në fakt dakord gjatë një konference në Londër, për të anuluar 55 përqind prej 32.3 miliardë markash të borxhit të jashtëm të vendit.

“Më shumë se 50 përqind e borxhit grek ka nevojë të anulohet”-thotë ekonomisti kryesor i Syriza-s, John Milios. “Zgjidhja që iu dha Gjermanisë në konferencën e Londrës së vitin 1953, është ajo që ne duhet të bëjmë për Greqinë”. Milios ka kryer kolegjin në Gjermani; ai mban titullin Profesor Doktor në Universitetin e Osnabrukut në Saksoninë e Ulët.

Ai e di mirë, se rikujtimi gjermanëve i historisë së tyre të shekullit të XX-të, dhe më pas apeli ndaj ndërgjegjes mund të jetë efektiv. Gjithësesi, djalli qëndron tek detajet. Rreth gjysma e shumës së përgjithshme të borxhit gjerman, që u diskutua në konferencën e Londrës – 16.1 miliardë marka – ishte krijuar që para Luftës së Dytë Botërore.

Një pjesë tjetër, ishte pasojë e reparacioneve të papaguara, ndaj fituesve të Luftës së Parë Botërore. Këto kërkesa të larta e të papërballueshme për ekonominë gjermane, patën ndihmuar nazistët, të cilët premtuan se nuk do t’i njihnin këto dëmshpërblime, në rast se do të vinin në pushtet.

Megjithatë Konrad Adenauer, kancelari i parë i Gjermanisë së pasluftës, i kishte rinjohur borxhet në vitin 1951, si pjesë e një përpjekje për ta kthyer Gjermaninë, nga një shtet të shkatërruar në një anëtar të përgjegjshëm të sistemit ekonomik të botës perëndimore. Ky ishte një veprim i vullnetit të mirë. Pjesa më e madhe e borxhit ishin lëshuar në monedha, që më vonë e humbën pjesën më të madhe të vlerës dhe interesat të tyre, nga vitet e largëta midis dy luftrave botërore, që ishin të vështira për t’u llogaritur.

Pra, kur Adenauer u angazhua të njohë detyrimet ndaj kreditorëve, bazuar në normat e konvertimit të pranueshëm të monedhës, “ishte e njohur që në fillim, se nga Gjermania nuk pritej të paguhej fatura e plotë, që do të dilte nga një llogari thjesht teknike e borxheve të papaguara”-shkroi Timothy Guinnane nga Universiteti i Yale në vitin 2004, në botimin më autoritativ deri më sot, mbi lehtësimin e borxheve gjermane në vitin. Sa për borxhin e pasluftës, qendra aktuale financiare Gjermanisë në Franfkurt dhe selia e Bankës Qendrore Evropiane, duken si në vitin 1953:Edhe në qendër të Athinës ka rrënoja, por ato janë mjaft më të lashta. Gjermania kishte nevojë për shuma të mëdha parash, për të rindërtuar infrastrukturën dhe shtëpitë e rrënuara nga lufta.

Në disa qytete gjermane, nuk kanë mbetur më ndërtesa të para-luftës, përveç atyre të restauruara me kujdes gjatë 70 viteve të fundit. Përveç kësaj, pasi Gjermania u nda në dy pjesë nga aleatët e Luftës së Dytë Botërore, 10 milionë refugjatë nga pjesa lindore e vendit e kontrolluar nga sovjetikët – afërsisht sa banorë ka aktualisht Greqia – mësynë në perëndim, duke shkaktuar një katastrofë humanitare me përmasa të mëdha.

Sigurisht Gjermania ia kishte shkaktuar vetes atë situatë, por ajo nuk qeverisej më nga nazistët:ishte duke bërë çmos për t’u ndarë nga e kaluara e saj, proces që ende vazhdon dhe që përcakton vlerën konsensuale të natyrës së udhëheqjes gjermane në Evropën e sotme. Kreditorët, e ndjenë se kishin nevojë ta ndihmonin Gjermaninë në këtë përpjekje.

Rrethanat në të cilat Greqia ka akumuluar borxhin e saj, janë tërësisht të ndryshme. Pas rivendosjes së demokracisë në vitin 1974, pas 7 vjetësh të sundimit ushtarak, qeveria greke ndërmorri në një gamë të plotë të përfitimeve sociale, duke përfshirë pensionet më të larta dhe të kujdesit shëndetësor universalisht të arritshëm, si dhe një qeveri më të madhe.

Ajo financoi ndërtimin e një hekurudhe, që kishte më shumë të punësuar sesa udhëtarë; edhe para grushtit ushtarak të shtetit, Athina filloi të paguajë pagat për priftërinjtë ortodoksë, dhe ende e bën një gjë të tillë, edhe pse ka patur një reduktim të pjesshëm, pas kërkesës këmbëngulëse të kreditorëve ndërkombëtarë.

Për tre dekada, Greqia pati defiçite fiskale të paqëndrueshme, mori hua të shumta për t’i mbuluar ato – dhe pastaj gënjeu rreth tyre Eurostatin, që mënyrë që të mund t’i bashkohej euros në vitin 2001.

Ka një ndryshim jo aq delikat, mes njohjes së borxheve të marra nga qeveritë e mëparshme mashtruese në një normë monedhe të favorshme ndaj kreditorëve – dhe akumulimit me mendjelehtësi të borxheve, ndërsa fsheh madhësinë e vërtetë të deficiteve buxhetore. Në rastin e parë, nënkuptimi është disiplina e ashpër e vetë-imponuar dhe pendesa. Në të dytin, shthurja.

Mundet ende të thuhet se në rast se Gjermania e meritonte një shans të dytë, pas asaj që bëri në Evropë, atëherë me siguri që Greqisë duhet t’i jepet një i tillë. Ka një përgjigje teknike për këtë. Sikurse shkroi Guinnane:”Popujt e disa vendeve sot, janë duke punuar për të shlyer borxhet ndërkombëtare të shkaktuara nga qeveritë e mëparshme, që ata nuk i zgjodhën apo dëshuruar. Shpesh borxhi është përdorur, ose për të siguruar një jetesë luksoze për pak të korruptuar, ose për të ushtruar represion ndaj popullsisë. Megjithatë, sipas rregullave të sistemit financiar ndërkombëtar, qytetarët janë ende përgjegjës për borxhin ose rrezikun e humbjes së qasjes në tregjet ndërkombëtare të kreditit”.

Gjithësesi, kjo është një arsye e fortë pse do të ishte gabim të lehtësohej borxhi grek, ndërsa vendi udhëhiqet nga Syriza. Në vitin 1953, vendet e bllokut lindor, i bojkotuan bisedimet e Londrës. Shteti kukull i sovjetikëve, Republika Demokratike Gjermane, nuk mori përgjegjësi për asnjë pjesë të borxhit të vjetër gjerman:Në vitin 1953, punëtorët ishin ngritur në protesta të dhunshme, aq sa u desh ndërhyrja e tankeve sovjetike, për të vendosur situatën nën kontroll.

Kështu që RDGJ-ja, nuk kishte nevojë për ndonjë barrë ekonomike shtesë. Pasi Gjermania u ribashkua në vitin 1990, ajo pagoi disa pjesë të borxhit të Lindjes, sipas marrëveshjes së Londrës. Pjesë e arsyes pse Gjermanisë Perëndimore iu lejua lehtësimi i borxhit, shihej tek rëndësia që Republika Federale, kishte si një mburojë perëndimore në luftën kundër komunizmit.

Siç shkruante Jurgen Kaiser, në një letër drejtuar Friedrich Ebert Stiftung vitin e shkuar, në rastin e Gjermanisë, arsyeja ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe konkurrenca, ndërmjet Perëndimit nga njëra anë, dhe Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të saj në anën tjetër. Ka qenë pra një marrëveshje e madhe interesi nga ana e kreditorëve të mëdhenj, SHBA-së dhe në një masë më të vogël Britanisë së Madhe, në stabilizimin politik dhe ekonomik të vendit sa më shpejt që të ishte e mundur.

Qeveritë e Gjermanisë Perëndimore, që kanë përfituar nga lehtësimi i borxheve, ishin vendosmërisht anti-komuniste dhe anti-marksiste. CDU, partia e kancelares Angela Merkel, u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore, në dy dekadat e para të ekzistencës së saj. Ajo ishte ekonomikisht më pak liberale sesa tani, dhe ndërtoi përgjatë viteve një shtet të konsiderueshëm të mirëqenies sociale, por ajo ishte ende një forcë e qendrës së djathtë, kapitaliste dhe që besonte se vetëm iniciativa private mund të çojë tek një zhvillim pak a shumë universal.

Forcat politike të ekstremit të majtë, ishin jashtë procesit të Londrës në vitin 1953;ata ishin pjesë e Republikës Demokratikle Gjermane. Tani, partia shumë e majtë greke Syriza, do që të jetë në brendësi me planet e saj, duke shtetëzuar bankat dhe shërbimet, si dhe premtimet tejet të kushtueshme ndaj votuesve.

Ajo kërkon të përdorë lehtësimin e borxheve, për të siguruar energji elektrike falas për familjet, subvencionojë qiratë, rivendosë shpërblimet e Krishtlindjeve për pensionistët, rrisë pagat minimale – që është një rrikthim tek praktikat që çuan në akumulimin e borxhit të Greqisë.

Është një rast ekstrem i rrezikut moral, të cilin qeveritë gjermane të pasluftës e shmangën me vetëdije. Sigurisht, ka argumente politike për lehtësimin e borxheve greke, siç ka qenë në rastin gjerman 62 vjet më parë. Udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar, se Greqia mund të largohet nga eurozona dhe shkaktojë shpërbërjen e saj.

Mund të jetë më pak e kushtueshme të anulohet një pjesë e borxhit, sesa të merren me pasoja të tilla të tmerrshme të një qëndrimi të ashpër. Megjithatë, pastaj problemi duhet të përshtatet me këto fjalë të zymta: kreditorët e Greqisë do të paguajnë haraçin ndaj qeverinë së eksremit të majtë, kështu që nuk shkakton rrëmujë tek monedha e përbashkët. Nëse është rasti, duhet të kursehen paralelet me konferencës së Londrës së vitit 1953. Ajo kishte qëllime fisnike, dhe Gjermania ishte në një pozicion më mirë për të stimuluar bujarinë  e kreditorëve dhe për ta përdorur atë për mirë sesa Syriza në Greqi.

Bloomberg View – Bota.al

18 komente në “Gjermania e meritonte lehtësimin e borxheve, Greqia jo”

  1. HAJDUTI says:

    JIHADO FOLI GREQISHT…GYZELAT E KALIFATIT GREK LE TE MBLEDHIN PORTOKALLE TE QEROJNE PJESHKE A TE SHKUNDIN ULLINJTE..OSE TE PRESIN THERRIMET QE DO LENE EVROPIANET TI HANE ME DOMATET QE DHJENE ARVANITASIT…VKKKKKK PUNE KORRAKESH

    1. babo says:

      Ku i gjeni keto skrunde artikuj mor aman. Duhet te kesh llum ne mendje qe te perkthesh dhe publikosh te tilla gjera. Mbasi coje gjithe Evropen 100 vjet pas dhe gati do zhdukte nje pjese te mire te njerzimit po te fitonte – Gjermania e meritonte faljen ?

      Mar shkas qe komentoj zhgaravinen e radhes qe Bota.al perkthen dhe botohet ketu me kersheri, vetem sepse sot po degja dokumentarin per masakren e Boroves.

      Si thoste nje deshmitar, i shpetuam kontrollit te pare mirpo ne vend qe te rrinin fshehur cupat dhe gjyshja dolen. Hyri oficeri gjerman per se dyti, nxorri qete qete pistoleten dhe vrau 3 cupat dhe plaken.

      1. Aua ;) says:

        Ka pafundesisht shkrime per krime gjermane, ruse, britanike, amerikane, shqiptare, turke, por edhe greke, o baboç Janulla!
        Gjermanet ulen koken, pranuan genocidin dhe kerkuan ndjese, iu futen punes, paguan borxhet dhe sot udheheqin BE-ne!
        Ose je naiv, ose …

        Ec plako, shko merr 60 euroshin tek bankomati! Shpejt se mbaruan!

      2. komunal says:

        Fuck the parasite gypsies!

    2. Atdhetari says:

      O njerez te trashe,idiote,inorante qe tallet e gjoth bota me ju Budellenjt e Shqiperise por qe na jepni dhe ne njerezve ,ormal Shqiptar emer te keq.LEKET QE JU DHANE GREQISE NUK SHKUAN PER POPULLIN GREK POR SHKUAN TEK BANKT CIFUTE ITALIANE FRANCEZE APO GJERMANE PER TI SHPETUAR NGA FALIMENTIMI.BANKA MERR LEKET E TAKSAPAGUESVE KUR ESHTE GATI TE FALIMENTOJ NDERSA FITIMET I MBAN PER VETE.SOCIALIZEM PER BANKAT KAPITALIZEM PER NJEREZIT.JANE KETO BANKA QE NXJERRIN RROBT NGA SHTEPIA PER NJE KEST PAGESASH TE KRYERA ME VONESE

  2. Jobi says:

    Gjermanise ju ul borxhi sepse pagesat e reparacioneve qe i beheshin Bashkimit Sovjetik ishte shume i larte , ndersa borxhi i Greqise eshte krijuar nga mos funksjonimi i intitucioneve financjare dhe korrupsjoni qe vazhdon ta grryej shtetin grek Gjermanet e duan Gjermanin dhe paguajn tax po greket ?

    1. Loni pe betoni says:

      Pervec te tjerave, BS mori edhe nje pjese te territorit gjerman (Prusine Lindore – sot enklava e Kaliningradit)

  3. nji kafe me pak te lutem says:

    AMON mer ku kan qen ndonjeher te pasur kta qe diskutojn borxhet e gjermanis,ktyre ne vitet 70 i çonte ENVERI kamjonet me miell varg se nuk kishin buk te hanin,dhe tani qe shesin pordh shesin pordh me pare borxh lan nam dhe dhi te zgjebosura dhe bishtin lart duan dinjitet shtet qesharak.

  4. ina says:

    ku i gjeni keto shkrime idiote pash Zotin. po merrni e perktheni se cfare thone per situaten me Greqine akademiket me ne ze te botes per momentin: Piketty, Krugman e madje konservativin Sachs. po late nam me keto… jeni bo per turp

  5. xhino says:

    HAJMUTI ke hik per lesh o Albanistanas

  6. Jjjjj says:

    Po po, gjermania kishte qellime fisnike. Mbasi vrau mbi 20 milion njerez, dhe pushtoi nje kontinent te tere, gjermania ishte ne pozite morale me te mire ndaj faljes se borxhit, sesa greket qe abuzuan per nje jete te mire sociale, qyl. Po po, greqia genjeshtare dhe e keqe, gjermania “fisnike”.

    1. Aua ;) says:

      Lexo historine o adoloshent!
      Gjermanet e krijuan te ashtuquajturen Greqi moderne.
      Tani, ata vete – gjermanet – po paguajne haraçin e gabimit te tyre!

  7. genthios says:

    Po keta po thone qe ju vazhdoni te na jepni leke dhe ne do vazhdojme te bredhim buzuqeve. Gjermanet e kuptojne dhe e dine mire qe ato leke nuk kane per ti marre ndonje here dhe jane gati te mos i kerkojne me por problemi eshte se jevgjit greke duan akoma leke te lyejne bythen me vaj dhe te bejne ahengje. OK ja u be borxhi zero. Cfare do bejne greket pas kesaj. Duan perseri 100 miliarde te tjeradhe pas 4 apo 5 vjetesh do vazhdojne te bejne po te njejten gje. Gjeja me e more eshte te dalin nga euro, te rifusin dhrahmine dhe ta zhvleftesojne. Keta kokat e medha te eurogrupin nuk jane mbledhur per te pare se si te gjejne mundesine per te mbledhur borxhet por per te gjetur mundesine se si mund te mos japin me borxhe per dembelat e Greqise.

  8. ceno says:

    shumica e shqipetareve jeni buk shkal atje ku hani peshtyni kafshoni doren qe ju ushqen popull pa fe e bes

    1. anonim says:

      hahahah, fiks si greket. duket qe jemi nje rrace, tamam rrace e ndyre

    2. the Punisher says:

      Po ti mer Cen, c´pate? Ke martuar ndonje moter te mbetur kallogre me ndonje plak grek? Mos ki merak, jo, se edhe ajo e shkreta nuk i bie qylit ne Greqi. Ben ndonje gje qe te fitoje buken.

  9. perivolo says:

    Duhet te kuptojme qe Gjermania(dhe gjermanet)jane shume fisnike,aktualisht jane me fisniket e Evropes.Pasi bene
    LPB u shlodhen afersisht 20 vjet,pastaj prape filluan te palodhur punen,bene LDB qe i kushtoi jeten afersisht 50milion njerezve,pastaj u penduan dhe e kuptuan gabimin.
    Tani i haruan keto hollesira,disa specialiste besojne se perseri ata po pergatiten per te filluar punen e tyre fisnike,te palodhur si gjithmone.
    Prape ka vende si Franca,Greqia,MB,ShBA qe nuk e kuptojne qellimin fisnik dhe sjellin pengesa ne realizimin e planit!
    Une personalisht besoj se BE nuk mund te funksionoj nese udhehiqet nga gjermanet te cilet jane punetore,te organizuar dhe te perpikte,por keto nuk jane te mjaftueshme.
    Nese gjenden afer timonit vende si Franca dhe MB(kryesisht anglezet),qe kane nje kulture me te gjere,me ide me miqesore per popujt dhe njerezit,me pikepamje jo absolute dhe mundesine te krijojne ose te shpikin reforma,atehere mund te behet nje
    BE i plote.
    Ne kete krijese gjermanet mund dhe duhet te kene pushtet te rendesishem,por jo pushtetin absolut.
    Nuk them ne asnje menyre qe Greqia nuk ka bere shume gabime dhe vazhdon te bej,por gjithsesi eshte pjese e nje problemi te madh.
    Ky problem i madh mund te zgjidhet vetem prej njerezve qe kane nje vizion te madh,qe kane nje baze humanitare,qe jane largpames,keta jane shpresa reale per gjithe kontinentin evropian.

  10. Shqiptar says:

    Sa qesharak kete tgfs ti kerkoje borxhin e plote gjysmes se gjermanise pasi e ndane eshte njelloj si tju kerkosh borxhin e is jugosllavise vetem serbeve pas shperberjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje