Wikileaks: SHISH në negociata për blerjen e një programi të sofistikuar përgjimi

12 Korrik 2015, 17:52Politika TEMA

Prej tetorit të vitit 2013, një kompani e huaj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me disa zyrtarë shqiptarë të interesuar për të blerë prej saj programe kompjuterike të afta për të përgjuar kompjutera dhe telefona të gjeneratës së fundit, smartphonë. Programi i quajtur Remote Control System Galileo është projektuar për të sulmuar, infektuar dhe monitoruar një numër tepër të madh kompjutersh dhe smartfonësh vjedhurazi.

Ai  i lejon përdoruesit që të mbledhë fshehurazi të dhëna nga të gjitha sistemet operative të përdorura si Windows XP, Vista, Windows 7 dhe 8, Mac OS dhe linuks.Në lidhje me smartphon-ët ai mund të monitorojë dhe përgjojë iPhone-t, Symbian që përdor Nokia, Blackberry, Adroid –ët dhe telefonat Windows 8. Pasi objektivi është infektuar nga ky program, Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga nga Skype, Facebook, Twitter, WhatsApp, Viber, Line etj.

Programi përgjon gjithashtu në të gjitha gjuhët e tastierave kompjuterike apo të telefonave, zbulon vendndodhjen e tyre, u kopjon fotografitë, mikrofonat, pra bisedat dhe kamerat. Në mënyrë të padukshme ky program arrin të depërtojë edhe sistemet e mbrojtëse më të njohura. Wikileaks ka zbuluar sy program iu propozua Shërbimit Informativ Shtetëror. Mësohet se propozimi erdhi nga një drejtori brenda SHISH.

Por sic tregon Wikileaks, bisedimet kishin nisur më herët. Kontaktet mes kompanisë Hacking Team, që e dispononte atë kishin nisur prej tetorit të vitit 2013 mes drejtuesve të saj dhe një zyrtari shqiptar me inicialet E.D. Negociatat vijojnë mes E.D dhe përfaqësuesve të kompanisë. Por në dhjetor të 2013 –ës pjesë e tyre bëhet edhe një punonjës i shërbimit informativ me inicialet E.L. Në këmbimin e e –maileve mes tij dhe një përfaqësuesi të HackinTeam, punonjësi i SHISH thotë se Shërbimi Informativ kishte pranuar parimisht që të shihte një prezantim të programit, në fillim të vitit 2014. Disa përfaqësues të kompanisë mbërrijnë në Tiranë në shkurt të vitit 2014 për t’a prezantuar projektin. E –mailet e Wikileaks japin detaje për udhëtimin e përfaqësuesve të kompanisë, akomodimin e tyre në Hotel Tirana dhe largimin nga Shqipëria.

Ato tregojnë gjithashtu se mes kompanisë dhe pikave të kontaktit në Shqipëri ka patur edhe telefonata. Përmbajtja e tyre nuk bëhet e ditur.

TV Klan raporton se pas shumë muajsh negociata, të cilat vijuan edhe në vitin 2015, SHISH refuzoi ta blinte super –programin e përgjimeve. Arsyeja: ai ishte i kushtueshëm dhe SHISH nuk mund ta përballonte. Në dokumentat e publikuar nga Wikileaks thuhet se të interesuar për këtë program ishin zyrtarë të qeverisë. Por në e –mailet e siguruar deri tani nuk ka shumë detaje rreth kësaj. Nuk është e qartë nëse negociata do të vijojnë me kushte të tjera që mund të kërkojnë ulje të cmimit. Nëse programi do të blihej, asnjë nga kompjuterat apo celularët nuk do të ishte më i sigurtë.

12 komente në “Wikileaks: SHISH në negociata për blerjen e një programi të sofistikuar përgjimi”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Diisa here hackerat e shikut kane hyre ne cel tum vetem prwj jomenteve qe bej. Edhe 2-3 dite me pare ndodhi.
    Te gjithe komentuesat e temes shiku i ka hakuar dhe i njef kush jane. Une e dipi skam frike se nuk them gjera qe bejne rrezik

    1. XUME PROTOPAPA says:

      NUK KA DETAJE ?

      I pari i pa detajuar eshte qelbesira Edi Kristaq Rama, qe ka lejuar qe ne tetorin e 2013-tes gangstere te Visho qelbesire Ajazit e Saimir qelbesire Tahirit, te kontraktojne me kriminelet kibernetike te Hacker Team te Milanos.

      Ja çfare shkruajne per “kontaktin” e tyre ne Tirane:

      Email-ID – 9158

      Caro Marco,
      il termine agenzie lo avevo associato ad altro( ossia Broker,
      partner o altro insomma che non sia End User).
      La agenzie interessate sono:

      Prime Minister per quanto riguarda il mio contatto,
      l’altro ecco di seguito il sito governativo http://www.shish.gov.al/index.html, dovrebbe
      essere un MOI, ma non ne sono sicuro, ancora non hanno aggiornato la versione in inglese.
      A disposizione
      Saluti

      I dyti qe ka trajtuar me ta eshte Altin Hoxha, i datelindjes 1973 – [email protected]

      Email-ID – 9236

      Da: Altin Hoxha
      [mailto:[email protected]]
      Inviato: martedì 22 ottobre 2013 12:38
      A: Emad Shehata
      Oggetto: RE: HackingTeam Italy- ISS Dubai 2013

      Dear
      Mr.Emad
      Shehata,

      Thank
      you
      for your E-mail and your brief presentation of RCS.
      This system is really what we are looking for to
      implement in this moment
      of development…

      I treti eshte Ermal Dautaj – [email protected]

      Pas nje telefonate te ketij biçimi – Ermal Dautaj – ja pergjigja qe i dergon Emad Shehata i Hacher Team:

      Email-ID – 346546

      Dear Dr. Ermal Dauti,

      Trust this e-mail find you well

      As per our phone calling, I’m here to
      kindly give you an overview of our company and product.

      Hacking Team is releasing the latest
      version of Remote Control System, named Galileo.
      Remote Control System (RCS) is designed to attack, infect and monitor a huge number
      of targets PCs and Smartphones in a stealth way.
      Our solution allows you to covertly collect data from all the most commonly
      used operating systems such as Windows XP/Vista/ 7 / 8 (32 & 64 bit),
      Mac-OS and Linux for what is concerning desktops.
      In regards to the smartphones you can monitor iPhone, Symbian, Blackberry, Android and
      Windows Phone8.
      Once a target is infected, RCS allows accessing a variety of information, this
      includes: Skype traffic, application chat(Facebook, Twitter, WhatsApp, Line,
      Viber, etc.), Keystrokes (all Unicode languages), target location, files,
      screenshots, microphone eavesdropped data, ….

      I katerti quhet Ergys Ligaci i Visho Qelbesire Ajazit – [email protected]

      Email-ID – 551044

      Dear Mr.Shehata

      We agree in principal for you to show a demonstration on Albania about
      your RCS (Galileo), but for us 23 of January 2014 may not be
      appropriate day. According to appoint an exact date for this demo, we would
      like to allow us to give you some different options (days) on an
      appropriate time for us.

      PS: Your contact i have receive from Mr.Altin

      Best Regards
      Ergys Ligaci

      Vereni me kujdes edhe anglishten e Ergysit pty !

      EDHE MRIKA E THIVE

      eshte interesuar per kete program kriminelesh, se bashku me qelbesiren Edmond Haxhinasto dhe as me pak e as me shume po edhe me Bujar Nishanin me shtate emra !

      Email-ID – 485166

      Da: Emad Shehata [mailto:[email protected]]
      Inviato: giovedì 6 febbraio 2014 17:23
      A: ‘Daniele Milan’
      Cc: ‘Marco Bettini’; ‘Stefania Iannelli’
      Oggetto: I: HackingTeam Italy- Albania Governement

      Caro Daniele,

      in merito alla passata visita in Albania, dove abbiamo parlato del prodotto senza DEMO, ti volevo informare che ho ricevuto un sms dalla persone nell’e-mail di seguito la quale mi informa che il Ministro dei Trasporti ( cha abbiamo incontrato), ci vuole rivedere per incontrare i DM nel paese, ossia:

      Ministro degli Interni : MR: Bujar Nishani ( ex servizio segreti servizi segreti (SHISH: qui abbiamo il contatto, ma aspetto prima per vedere e sondare il territorio)

      MINISTRO DELLA DIFESA: Mrs. Mimi_Kodheli

      Aspetto solo da parte loro quanti giorni ci vogliono dedicare per la DEMO, suppongo 1 giorno lavorativo, in quanto saranno tutti insieme nella solita sede.

      Per me andrebbe bene come di seguito:
      11.12 Febbraio 2014
      24.25 Febbraio 2014
      Ne parliamo cmq Lunedì e buona serata

      1. Anila Balaj says:

        O xume e ca nxorre nga keto qe publikove ne komentin tend ti?Asgje me shume e asgje me pak nga ato cka u thane ne media.E harxhove hapesiren tende per te thene dicka duke publikuar emaile qe imagjinohen,merren me mend.Nga vjen ti o derman?NGA malet me siguri. Se kuptoj indinjimin dhe revolten tende.Ku qendron e keqja ketu??E di ti funksionimin e nje sherbimi sekret apo ia fut si don kishoti i mances qe zihej me mullinjte e eres.Po ne kohen e xhaxhit tuaj Enver si pergjoheshin njerezit??((ata te pafajshmit)) me ane te gjedhit dhe spiuneve njerezore???Futeshin ne burg ata qe i shkonin ndesh diktatures??sot keto mjete moderne komunikimi perdoren per te bere me te lehte kapjen dhe identifikimin e krimineleve apo personave qe shkojne ndesh ligjit dhe kushtetutes.nuk i plas SHISHIT apo cfaredolloj organizate tjeter filozofite qe derdellit ti ne telefon,apo palacolleqet e maskaralleqet e Shqiptareve qe vetem te paster e te ndershem nuk jemi .Pretendojme shume e japim pak. ZBRIT NGA MALI O XUME SE DO VDESESH INJORANT

  2. Aleksander says:

    Para nje jave lexova ne mediat italiane qe eshte sulmuar nga hacker te pa identifikuar,pikerisht hackingteam me qender ne Milano.U eshte komprometuar gjithe programi dhe keta kane njoftuar gjithe klientet(qeverite sherbimet inteligjente kompani te ndryshme)qe te pezullojne pergjimet.U jane vjedhur te gjitha te dhenat edhe te klienteve ne te gjithe boten.Kur hackeroen edhe keta ,vajhallin te tjeret !

    1. komunal says:

      Tani pergjuesit do pergjohen! Hackingteam, tufe amatoresh!

  3. mali says:

    Zyrtarisht nuk është blerë,por programi është blerë.
    Asnjë përdorues celulari apo kompjuteri nuk është i sigurt.

  4. ***** says:

    Sa te sigurte jemi qe sa here perdorim celularet ato nuk pergjohen serish?

    Me sa di une dhe me sa kam lexuar duket sikur kjo lloj nisme ka pasur si qellim qe SHISH te perdoret per te pergjuar politikanet shqiptare dhe jo vete punetoret e “kompanise se huaj” qe ofronin programin.

  5. tfgs pisoglenti says:

    Hahahahaa. Kjo tregon se SHISH ka ne rradhet e tij shume amatore.
    “The Hacking Team”, nje e ashtequajtur kompani, e formuar nga dy hakera italiane, u hakua vete nga disa hakera. Keta hodhen gati 600Gb data te marra nga serverat e “The Hacking Team” ne sitet torrent. Nga analiza e kodit te ketyre programeve spiunuese, doli se ishin programe jo efikase si te shkruara nga amatore.

  6. jam says:

    Hacking Team eshte krijuar nga numri nje i algoritmeve te kriptografise dhe jo nga nje hacker dosido.Galileo eshte nje program spiunazhi i perdorur nga te gjithe shtetet ku liria e fjales dh te drejtat e njeriut jane mirazh.Nga analisa e kodit del se eshte e lehte (per ate qe ka aftesi jo per kedo)te modifikohet kodi dhe te krijohen kopje ”black” te ketij softwari per tu perdorur ne menyre individuale dhe jo se eshte nje softwar joefikas apo i shkruar nga amatore.Ne baze te asoj qe ke shkruar i bie qe dhe Fbi apo Guardia di Finanza etj,etj kane nepunes amatore.
    Lexo me teper per Rcs te krijuar nga kjo kompani dhe do ta shohesh qe nuk eshte aq amatore,perkundrazi.
    Dyshohet se kjo kompani ka krijuar softwar per te depertuar ne rrjetin Tor dhe ne darknetet e ndryshme.Sulmi ndaj saj nuk eshte bere nga dy tre individe qe nuk kane se cfare bejne dhe kalojne kohen duke depertuar serverat por eshte bere nga organizata me mbeshtetje financiare te madhe,madje arrihet deri aty sa te dyshohet se eshte bere nga ndonje shtet.

  7. ustai says:

    per postuesin e fundit Jam.

    E ke idene cfare eshte TOR apo mbushja se nuk marrin vesh qypat!

    Lexoni me pare per TOR dhe kush e krijoi dhe pastaj thoni qe ai mund te spiunohet.
    Ska shans TOR te spiunohet pervec ruseve, kinezeve dhe usa dhe kjo ne shkalle qeveritare jo hacking team

  8. taso kume says:

    E keni gati programin ketu ne MILANO ,mjafte te kontaktoni D. VICENTINO nga ky kan mare SPANJOLLET te paret dhe shume shtete te tjer me pase.E keni dhe me kosto me te ulet se pertejoqeanit.

  9. era says:

    Pergjimi nuk besoj se ka ndonje efekt te madh.
    “Politikanet peshkaqen” takimet i bejne ne kushte sigurie, dhe per keto lloj programesh as e rrujn fare.
    Ne komentuesit pikerisht qe kerkojme por nuk kemi media te lire qe te themi ate qe mendojme, perseri nuk e rrujm fare se na pergjojne.
    Une e di shume mire qe me pergjojne telefonin se vazhdimisht kam nderhyrje dhe kumbon dhe zeri im ne cel.
    Ne jemi mesuar se me “shtepi me gjethe” jemi rrit.
    Por keta te rrinjte e mjere te “Demokracise” qe po ju bejne lavazh trurit duke u thene se sa te keqia kishte Enveri se kishte shtepi me gjethe, tani po e kuptojne se shtepi me gjethe paska e gjithe bota madje edhe me me keq, kemi edhe halet dhe dushet me gjethe.

    Indirekt keto programe behen per te mbajtur popullin dele me friken e pergjimit, sepse bosat cuba e dine mire qe pergjohen dhe i marrin masat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje