Si do të ndahet pushteti në Bashkinë e Tiranës. Veliaj nis të skicojë ekipin

12 Korrik 2015, 20:10Politika TEMA

Bashkia e Tiranës pas ndarjes se re territoriale dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të ketë territorin e saj të ri, siç do të ketë edhe kryetarin e ri të saj.

Natyrisht, bashkë me zgjerimin territorial të saj, Bashkia Tiranë do të pësojë edhe ndryshime strukturore ku sigurisht, administrata drejtuese do të rritet, pasi do të vijohet të ofrohen shërbime edhe për komunat e reja që tanimë janë nën ombrellën e bashkisë së madhe të kryeqytetit.

Kështu Bashkia Tiranë do të ketë plot 24 administratorë lokalë. 11 administratorë janë falë 11 njësive që ishin edhe para reformës se re administrative-territoriale, ndërsa 13 administratorët e rinj do të jenë për komunat e reja që i janë bashkuar Bashkisë Tiranë.

24 administratorët e rinj do të jenë përzgjedhja dhe puna e parë e kryebashkiakut të ri të Bashkisë së Tiranës. Kjo sepse në të gjitha ish-komunat që ju bashkuan Tiranës zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve do të vazhdojë normalisht, siç dhe në të 11 njësitë egzistuese të Tiranës. Ky ka qenë zotimi i Veliajt  dhe burimet thonë se do të jetë hapi i parë i nisjes së punës së Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Nga ana tjetër, falë shtrirjes së re që ka Bashkia Tiranë, nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por katër të tillë.  Nevoja për katër nënkryetar lind nga shtrirja e madhe që tanimë bashkia e re e Tiranës ka pas reformës, por edhe detyrave të reja që bashkisë do t’I ngarkohen me ligjin e ri të pushtetit vendor.

Ashtu siç do të veprojë më 24 administratorët, kryetari i ri i bashkisë do të ketë në krah të tij edhe 4 nënkryetarët e bashkisë të cilët mesa duket janë duke u disktutuar  intensivisht midis aleatëve të ASHE-së.

Sigurisht, dukë u bazuar gjithmonë te numri i votave të marra në 21 qershor, do të ndahet edhe “torta” e nënkryetarëve.

Burimet flasin për dy nënkrytar që i përkasin Partisë Socialistë të Shqipërisë, një nënkryetar i jepet Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nënkryetari tjetër Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit, i cili këto zgjedhje ju bashkua ASHE-së duke marrë një numër të konsiderueshëm votash, që legjitimon në një farë mënyre edhe marrjen e një nënkryetari në bashkinë më të madhe në vend.

Në Partinë Socialiste akoma diskutohet për emrat e dy nënkryetarëve, por mesa duket selia e PS është më e qetë në këtë drejtim për vetë faktin se kanë edhe kryetarin i cili në bashkëbisedim me partinë do të gjejnë një zgjedhje. Interesi më I madh duket se është ted y emrat e tjerë të nënkryetarëve, që do të vijnë nga partitë aleate të PS-së.

Por dhe pse emrat e nënkryetarëve të bashkisë që po diskutohen në tryezat politike  janë hermetikë, aludohet se  Fryma e Re Demokratike ka propozuar Andi Seferin për nënkryetar të bashkisë Tiranë. Andi Seferi ishte zgjedhur në vitin 2013 nga strukturat e FRD si  drejtues i Departamentit  të Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor.

20 komente në “Si do të ndahet pushteti në Bashkinë e Tiranës. Veliaj nis të skicojë ekipin”

  1. sit back .....and.. relaks--->>>> says:

    jeni 100% te sigurte qe skicen po e ben velua? kam pershtypjen velua vetem do e printoje se pera ta skicuar mendon i gjati.

    1. Pilo Lala says:

      Patjeter qe eshte bashkpunim i Veliajt me “te Gjatin”.
      Veliaj do punoje me temperamentin qe ka, dhe Edi do e mbeshtese ne cdo premtim qe ka dhene.
      Projektet konkrete do aprovohen fillimisht nga “i Gjati”, dhe kjo i pelqen gjithe Tironsve, qe e votuan.

      1. Sit back.. and .....relaks says:

        Sa te jete lsi-ja verdalle neper bashki e neper qeveri do e shikosh sa bukur ka per ta hedhur callen velua dhe i gjati

    2. nga Gazhina says:

      Ndarja e Pushtetit,nuk eshte Sofra e Dasmes
      perkundrazi ajo eshte Sofra e Punesw. Ndaj,
      ne kete rast duhet Testim Rigoroz sepse te gjithe
      kane nje motiv:-Te realizohen Premtimet! Dhe kjo
      nuk mund te behet duke hedhur Xhaketen Kraheve,por
      duke perveshur Menget dhe duke fshire Ballin.E te tille
      gjenden plote,vecse jo sipas relatimeve.Te gjithe kemi
      besim se gjithcka do eci mire.Urime.

  2. Hajri Qili says:

    hajde fiq. fiq te mire e te lire. hajde fiq.

  3. Skampa says:

    Ku tele i gjati te bejeEriveli lista per n.kryetar apo per administrator.ai nuk pyet partine per listat e deputeteve , e jo me per listen e bashkis. I shkreti Eriveliqe do jete si dordolec . Hajde fiiiqeee.

  4. sokrati says:

    Zoti Hajri Qili ! Eshte me mire te shesesh fiq ,pasi eshte pune e ndershme, se sa te vjedhesh 230 milion euro apo te te kullojne duarte gjak nga vrasja e popullit te thjeshte…… Meqen se te shkoka thirrja : hajde fiq,fiq te mire e te lire,hajde fiq,provoje nje here edhe ti…..po mos kujtotar baso se do behesh kryetar

  5. Ambasadori says:

    Votat ua jep populli keta e ndajne pushtetin sikur ua ka lene babai. E mori nji sahine me qofte edhe bamka.

  6. Ani Jaupi @ Aulona Musta says:

    Andi Seferi eshte me gamor se Serxhio Mazreku, qysh u beka ky djale nenkryetar tek nje nentedhjete e nentesh si Veliaj… Pordhi kali ne goje te mizes.

    1. Lindita says:

      Serxho Mazrekut ti maresh te keqen se eshte dashnori me i embel pavaresisht se nuk i punon ibriku. Kete vlere ia di dhe Erjoni prandaj e ka perzgjedhur…

      1. Iva Tico says:

        Z. Erjon me Serxhio Mazrekun e nxjer Bashkine me kepuce te kuqe, pastaj vetem burgu u ben derman.

        1. Alketa Tigani says:

          Serxho Mazreku eshte si shpirt dhe nuk merret me plaka te vetekenaqura!

          1. Halla says:

            Ti Iva kot mundohesh!

            1. Gomisti-NSHRAK says:

              Ti halla ri urte se i di me mire se kushdo vlerat e Gopistit te NSHRAKUT…

        2. Bert Rakipllari says:

          Ky eshte diversion nga PD drejt FRD

          1. Samanda says:

            FRD force serioze!

  7. era says:

    Para se te skocoje ekipin le te na thote nja dy fjale per ato cmendurite e ndertimeve tek UT se harroi ti thoshte para fushates.

  8. relisti says:

    si do te ndahen leket qe do ju merren qytetareve mes tyre thuaj..ky eshte realiteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje