Nëse nuk shisni drogë, hashash, mend apo tendera, mos shkoni kot në Jalë!

13 Korrik 2015, 12:41Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Në Shqipëri është vështirë të më bindin të kaloj pushimet. Ka qenë vështirë gjithmonë, por një fundjavë u binda të vizitoj bregdetin e Jugut.

Vlora tashmë është e arritshme shpejt, aq më tepër që Durrësi, Golemi etj, janë tashmë realisht të pafrekuentueshme dhe realisht të rrezikshme për shëndetin.

Bashkë me një mikun tim, pas një nate në Vlorë u zgjuam herët dhe u nisëm drejt Jalës. Një mëngjes i këndshëm tek Denta, ku vec ushqimit të mirë gjen edhe një gjë tjetër të rrallë, shërbimin e edukuar e më pas…. “Prit i thashë shokut tim”, “më duhet të tërheq para”. Por shoku im kishte hallin të bënte plazh, kështu që nuk më la e vazhduam drejt Jalës. Me siguri mendova, do ketë bankomat rrugës.

Befas mbi Llogara, pashë që karburanti ishte drejt fundit. Të mbetem pa karburant është një makth imi. Sidomos pas një përvoje të tmerrshme në Greqinë e grevave, kur me dy fëmijë të mitur desh ngela në mes të natës rrugëve të Verias. Shoku im më tha që do gjenim rrugës. Ec e ec, por rrugës gjenim vetëm ish reparte ushtarake, apo shihnim toka të djerra që shoku im, që punonte këndej gjatë verës, më rrefente si një ciceron i mire: “E sheh këtë ndërtesën e ish repartit ushtarak? E ka filan biznesmen. Një i madh, i lidhur me Salën”. Pastaj dilte një tokë e një tjetër të madhi. “Këtë e ka me letra ai Mjeshtri. Ia ka manipulu dokumentat të zotit të tokës”

Ja ku shfaqet një rruge e re, e saposhtruar. Më në fund mendova, ja një investim fushate. Por jo. Ishim në Palasë. Dhe pronarët e një kompleksi të ri, e kishin shtruar rrugën vetë. Në kontrast me rrugën e shtruar 15 vjet më parë. Me përjashtim të një cope në Dhërmi prej dhjetë metrash para një dere. “Pronari nuk pranoi shtetin të shtronte rrugën këtu. Tha se ishte tokë e tij dhe rruga dhe nuk e lejoi kompaninë”

Ndërkohë kemi arritur në Jalë. Këtu nuk kisha qenë prej 22 vjetësh. Një super kompleks me bar, lounge, plazh prive’ dhe një restorant (vetëm një) që ishte i prenotuar për një javë të tërë, drekë dhe darkë.

Për dhomat e hotelit nuk pyeta, por dukej që shërbimi ishte fantastik. Për standardet e Shqipërisë kjo do të thoshte se kur një koktej frutash mungonten, nuk dëgjoje shprehjen rrugace “s’ka”, por kamarierja me buzëqeshje të ëmbël që të pyeste: “a mund tju sjellim një lëng tjetër frutash?”

Por befas na kapi paniku. Pas njëzet mijë lekëve për plazhin prive’, që e ndanim kryesisht me cuna dhe goca anonimë që prishnin aty miliona nga lekët e babit, befas u kujtuam se.. nuk kisha cash. Ne gati 70 kilometra nuk gjeta asnjë ATM. Na thanë në ikje se mund të kishte në Himarë, por tashmë kishim një problem tjetër. Pika e vetme e karburantit ishte në të dalë të Llogarasë dhe sinjali i kuq në kroskot, nuk premtonte asgje të mire.

Të paktën as mua, as shokut tim nuk na dhimbi ndonjë dhëmballë, apo s patëm ndonjë takikardi nga ritmi i vrullshëm i një dite vere, disi shumë për ne dyzet vjecarët rishtazi të humbur në lirinë e rigjetur papritur e padëshiruar. Por të paktën patëm dhjetë mijë lekë për dy Red Bull, katër mijë lekë për dy shishe të vogla me ujë dhe 50000 të tjera për të hequr stresin e llampes së ndezur të karburantit.

Nëse do hanim edhe dreke, ose larg qoftë të flinim atje, unë do harxhoja në ditë, një të dhjetën e rrogës sime mujore. Shoku im, ndoshta një të dytën. Kështu që nëse nuk shisni drogë, hashash, mend apo tendera, mos shkoni kot në Jalë. Keni gjithmonë mundësinë të merrni një minikredi. Por më mirë ndaluni në Radhimë. Ose më saktë pranë ATM-së së parë që do gjeni në Bregdet. Aty ku pordhët janë perëndimore, po kushtet akoma si në plazhet e kohës së Enverit.

Javanews.al

39 komente në “Nëse nuk shisni drogë, hashash, mend apo tendera, mos shkoni kot në Jalë!”

  1. Zerva says:

    HHA HHAAA HAAA turizem evgjitesh.nuk thua paske shpetuar pa te vrare trimat pse me shikon.cmime italiane turizem sirian.this is albanania.

    1. vertet says:

      eshte mese e vertete kjo qe ka shkruar balla, shyqyr qe eshte ndalur me kaq

    2. ad says:

      o sokol

      kur keta qe kane ndertuar

      sic e thua dhe ti qe kane vjedhur qindra mijra metra katrore toke dhe nuk ju eshte futur nje gjemb ne kembe.

      qe eshte ne fakt krim kunder njerezimit kujton se ju ha palla se po te vjedhin ty 50000 leke.

      e si eshte kjo bote atyre qyqareve ne jale e palase ju kane vjedhur miliona e miliona euro toke e skane ku kerkojne te drejte e te ankohen. ti ke komoditetin te besh presion per 5000 leke.

      1. Y says:

        KRUSKOT dhe jo kroskot Sokol!!!

    3. O toli says:

      I paske bere reklame te mire Denta-s. Javen e kaluar isha atje, vetem ta fusin cik me faturen. Ne mengjes mora kafe dhe uje, me sollen faturen tatimore (gabimisht), shkova ta paguaja te banaku kamarieri nxori faturen qe perdorin lokalet me cmim me te larte se tatimorja. I tregova faturen e pare dhe tha po ne perdorim kete te lokalit etj,etj po lere se ska gje :p skalova me atje. Po kalove llogarane cmimet i ke me te grekut.

    4. Leku Leter says:

      Sokol, ti e di qe Jali eshte bere tashme prone private e Alban Xhillarit? E njohin te gjithe se me ke eshte por qe ti se permende, nejse une me mire prenotoj all inclusive 1 jave ne turqi ose greqi sesa te le 2 milion leke te vjetra per 5 dite ne jal dhe asnje kusht minimal nuk plotesohet!

    5. Albogentivlora says:

      U dhjefsha ne Jale. Me mire ne Sveti Stefan dhe me cmimet disa here me lira se ne Shqiperi. E ka mire Koli qe atje shkojne vetem ata qe duan te shesin pordhe.

  2. Denion Meidani says:

    Sokol nk paske pare karburantin para se te hyje ne Vuno e tre te tjere midis Jales dhe Himares qe jane vetem 10min larg.
    Ke Follie Marine ke hyre nga lart ndaj ske pare automatin por po te hyje nga ana e Jalit te vjeter do te dilte ATM mu ne hyrje te fshatit luksoz qe pershkrove.
    Pastaj per cmime me pak te kripura dil dhe nga Jala vjeter se nk eshte keq.
    Rendesi ka qe e pe dhe Jalen si eshte trasformuar. ?

    1. emer says:

      se i gjithe thelbi eshte tek fakti si ka ndryshuar jala….

    2. Moskopolitis says:

      Po ik o cuni i babit se na hape barkun, me tregon Jalin dhe leshin…Me mire ne Igumenice ose Parge sesa tek hajdutet e Shqiperise…

  3. populli shqipetar says:

    hahaha;fix!

  4. faro says:

    Cfare kerkoni z. Monitorues, te mbeshtesim nje genjeshter, nje antireklame?

  5. Dedalo says:

    Fajin e ka Populli.Poshte Populli!!

  6. Besniku says:

    Shume e vertete, po nuk te paska ndodh kjo tjetra qe kamarieri te thote cmimin e fatures pa fature dhe kur i kerkon faturen nga 80 eshte 50 !, paragrafi i fundit teper origjinal

  7. Endri says:

    Mire e ke ti po cte bejne ata qe nuk kan as lek as pordh

  8. Nje shqiptar says:

    Kjo gjendje eshte ne tere territorin shqiptar. Liberalizimi i pakontrolluar, pa asnje limit te siperm dhe i pa aprovuar nga bashkite dhe komunat, i çmimeve turistike ne hotele, ne bare, ne restaurante, tek taksite, ne çadrat e plazhit etj. krijon nje pasiguri tek turistet dhe demton tere aktivitetin e vendit ne kete sektor. Mjafton qe nje taksist, nje restaurant apo nje kamarier te mashtroje me çmimin e sherbimit vetem nje turist te huaj dhe menjehere ke humbur disa mijra te tjere.

  9. enter''" says:

    Problemi eshte se Jala eshte me keq se sa e pershkruan Balla. Balla thjesht eshte treguar shume I sjelleshem.

  10. plaku dhe deti says:

    kur mungon nje cocktail frutash me buzeqeshje kamarierja te ofron nje leng tjeter frutash…hahhahhaaaa, e ka me kollaj qe kete lengun ta beje cocktail me nje çike efiçence me shume o Sokol. Per te tjerat ndofta je mire, por te hash mire ne restorant ashtu si duhet kam idene se duhen 30 mije leke, ose futi nje sufllaqe dhe mbaj uje me vete.Qe nuk eshte turp, se kursimi ka lindur nga zgjuarsia, pordhet kot nuk dalin nga ai vendi i caktuar.

  11. asit says:

    Nese eshte e vertete,ka nje zgjidhje-bojkot.Por kam frike se ne Jale do kete zbarkuar ndonje “kundershtar”i Balles dhe ashtu si perhera mbledh parate e atyre qe nuk kane hequr aspak keq per ti fituar.Per detin nuk na tha gje.Vlera e Jales eshte deti besoj,sidomos per te apasionuarit e zhytjes….

  12. klodeta1f says:

    Edhe ne fund asnje nuk flet per informalitetin, ne kafshe shqiptare qe paguajme cdo cope leter te quajtur fature sapo na jepet para syve dhe ky shtet i degjeneruar qe informalitetin e ka menyre pune dhe e lejon ne cdo vend vetem e vetem mos u merret vesh se sa mbledhin, vjedhin e abuzojne.
    Vend kafshesh ku kafsha me e eger sundon pasi vetedeklarohet intelektual.

  13. i padituri nga veriu. says:

    Bregdeti Jonit i pazhvilluar sepse ka nje popull te pazhvilluar. Keshtu kane qene gjithmone ata. As dine te hane, te vishen apo te sherbejne. Por nuk lejojne as te tjeret ti zhvillojne.Jane te eger, por nuk e kuptoj kush jane maloket?. Keta bregdetas apo verioret qe jane ne Angli, Gjermani etj. Perça e sundo popullin.

  14. Dak ulqini says:

    Keto mrekulli shqiptare te jugut i kam shijuar 13 vite me pare, kur skishe kemb njeriu dhe flije i qete pa muziken e zhurmshme te pubeve bordellove qe sot kan ngritur. Problemi eshte se plazhi i jugut po kthehet si pike argetimi e pushimi per ato pak elita-qe mami e babi ju a ka siguruar duke qen miku i filn fistekut. Populli me 10.000 te reja ne mjuaj as tek lana nuk mund te lahet. Keto cuna e goca anonime jan per ne por jo per boten e krimit apo korrupsionit, dikush nga komentuesit thoshte cmime italiane, po cfare as ne itali nuk harxhon kaq shume. Po kjo eshte ajo pjesa e medaljes qe dikush e shet si mireqenie. Normal per kopuket ( jo te gjithe te pasurit jan kopuke se kush e fiton lekun me djerse nuk len femijet te hapen bythesh keshtu). Balla pse shkove tek Agoni 10000 euro ne muaj do te beje dhe ti qejf :)))Te fala rroft lluci durrsit e golemit.

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Tek ne mungojne guidat,ku jetohet dhe pushohet,me mire dhe me lire !
    Sokolit “mire ti behet”,nuk duhet te ishte nisur, pa marre informacionin jetik,doktori i fiksit,do ta orjentone sakte.
    Ka gati 5 vjet,vendi ku mund te pushohet,shume mire dhe lire,eshte Pogradeci.
    Jo te lodhesh,duke rreshtuar anet pozitive,por eshte e veshtire te gjesh,qofte dhe nje “difekt”.

  16. Bay says:

    Ato dy Red Bull mund te te japin takikardi. Sa per “pordhe”.

    1. Koala says:

      Kujt i thu. Do te duket interesant sokol balla pas bemave te fundit.

  17. agron says:

    Atm eshte problemi i fundit.
    Ajo qe vura re para 1 jave qe isha ne drimadhe, ishin cmimet e tmerrshme.
    Per shkak te cmimeve, edhe njerez nuk kishte. Zhezlonget ishin gjysma bosh.

    Per fat te mire kam troge shume te mire sepse paguhem nga kompani e huaj, perndryshe buke me djath ne durres do haja.

  18. Kopaçe says:

    Buke e gjize e nje tra-la-la do te ishte me mire… Sokol

  19. tarrasi says:

    Perballe andej nga greku ujin ta jepnin falas ne lokal, ne Korfuz ku uji blihet se nuk pihet nga % e larte e kripes. Ne kto zona qe uji ka me bollek ta shesin 2000 1 uje te vogel.

    1. zengjinet-katnar says:

      PO, me ka bere pershtypje ne Korfuz, sa ulesh fillimisht te sjellin uje pastaj merr cte duash./ Hallall jorgot, si jo zengjinet-katnar te lokaleve tona

  20. sabriu says:

    Shkrim real dhe mund te thuhej akoma me shume: jetojme ne nje shoqeri ku hajduti nderohet dhe i ndershmi nuk di ku te fuse koken per te pushuar sic duhet! Asnje standart nuk plotesohet ne asnje plazh te vendit, ndaj dhe na duket se te pakten ne kohen e merhumit keto plazhe ishin te pastra dhe te virgjera! Dhe te arrish te pohosh kete fakt sot, kjo tregon se ku jemi realisht sot: anarshi totale ku fiton i forti!

    1. Shqiptari says:

      fiton i forti ?? me duket se po e zbukuron ca si shume realitetin…
      Fiton Horri! Maskarai! Krimineli! – keto emra i afrohen me shume se vertetes. Qofshin keta “biznesmen” apo “politikane”, i meritojne pa dallim ato emra.

      Te gjitha keto deformimet e sotme, e kane nje emer te perbashket … = 25 vjet sahale berisha
      Shpellari u ul nga shpella ne mes te Tiranes, dhe nuk degjonte askend pervec mendjes se vet .. dhe beri kapitalizem per qejfin e vet dhe sipas shijes se vet.

      Po cta zgjasesh, kesaj i thone, hodhi budallai nje gur ne lume … dhe per fati tone te keq, budallai te ne ishte tere kohes kryeminister, president, cudiberes dheeee Pinokio njekohesisht.

      Fale sahale pinokut, sot, 50% e Shqiptareve shohin me nostalgji kohen e para 90-es dhe 99% e Shqiptareve enderrojne per kohen kur sahale bisha, te marre fresk ne BURG.
      Ishallah realizohet kjo enderra e halese ne burg, se kthimi i Shqiperise ne brazde, eshte vecse nje utopi

  21. Samiu says:

    E po i ka kapitalizmi keto o Sokol, djali….!

  22. Basha i Gjetajve says:

    Artikulli i mesiperm ka një pasaktesi. Rrugen e Palases nuk e ka shtruar biznesmeni Zamir Mane, por shteti shqiptar me firmën “GJIKURIA” shpk.

  23. fieraku nga ferrasi says:

    Balla kalo edhe njehere ketej NGA Cerriku
    Spo lene pellembe toke PA marre
    Po mete radhe nuk Jane ad te sales ad te edit se te kujt janevnuk e come
    Dime vwtem qe Jane hapur btthesh ca halabake.e po marrone tokat e huja nuk e dime ne per llogari te kujt.

  24. ec aty says:

    pershendetje te gjithe miqve komentshkrues…kapitalizmi eshte ai system thelbin e te cilit e pershkruajne vec dy fjale…KERKESE…DHE OFERTE

    1. Tarrasi says:

      Kaptilizmi nuk eshte system qe e vendos kerkes-oferta por nje grup i vogel manipulatoresh, asnjehere nuk ka qen nje treg i lire.

  25. batoni says:

    Kur u bete kaq shpejte kapitalista perendimore o Sokol?

  26. pietro says:

    Shqipetaret e gjithe bregut nuk ja kane idene e biznesit te turizmit,shumica lopcare ju ka fale zoti breg detin e nuk dijne me ja ba hyzmetin,vec dojne me vjedhe njetezit qe shkojne per pushime atje.Ne Velipoje po je kosovar e blen kilen e djathit 10000 lek te vjetra po je vendali 2500 lek.Njerzit nuk jane te marre ,nje here mundesh me ja hedh, tjetit heren tjeter nuk te vjen ma te dera,shkon ne Ulqin Budva etj……

  27. zarathustra says:

    U permjersha mu ne Jale!!! Po i rrjepin shqipet si ne dimer ashtu edhe ne vere. Kur nuk ka tavan per cmimet pse mos te trashin xhepat horrat ne Jug?!
    O Sokol, po qenke dehur me sy se per te pire spaske pas Euro.
    Jala destinacioni i fundit per rrjepje totale. Shijojeni ne maximum!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje