Mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshjen për reformën në drejtësi, ndërsa komisioni parlamentar për realizimin e kësaj reforme do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 opozita dhe 5 pozita.
Sipas formulës së rënë dakort, vendimmarrja në Komision në rastet kur votat ndahen në mënyrë të barabartë do të vendoset nga Kreu i Komisionit.
Marrëveshja u arrit pas takimit të zhvilluar mes deputetit Eduard Halimi dhe kreut të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Halimi tha se për opozitën e rëndësishme është respektimi i standardeve. Halimi ka shprehur falenderime për arritjen e marrëveshjes, ndërsa ka shprehur angazhimin e PD për realizimin e kësaj reforme.
Sipas Halimit, palët u dakordësuan që kreu i Komisionit të përdorte votën duke respektuar standardet ndërkombëtare.
Kreu i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj tha se reforma në drejtësi mbetet një nga reformat kryesore në vend, duke shtuar se shpresonte që roli i opozitës të ishte konstruktiv në funksion të nevojës që ka vendi dhe qytetarët për këtë reformë.
“Ky proces është një proces që ka të bëjë me fatet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe me fatet e integrimit të vendit”, tha Xhafaj.
Më herët, Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin zhvilluan një takim me Kryetarin e Komisionit parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Takimi i zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit kishte në qendër të tij reformën në drejtësi. Takimi u realizua në një kohë kur Partia Demokratike ka ndërprerë bojkotin ndaj Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ndërsa ka paraqitur 6 emra si përfaqësues të saj.
PD kërkonte që komisioni të respektojë parimin e barazisë së përfaqësimit në komision mes pozitës dhe opozitës.
Asnje problem nuk ka nese komisioni i reformes se drejtesise behet me numur te barabarte anetaresh pozite-opozite. Dihet si buka qe hahet se opozita nuk do te jete dakord ne asnje pike, por tek e fundit cdo ligj do te kaloje ne parlament ku PD nuk ka me mundesi per bllokim.
Po mire, u kujtua Pd pas pilafit po ajo pune qe eshte bere deri tani per reformen, apo do filloje nga e para se keshtu i do bytha Halimit apo Qerimit? A do ta mbaje llafin Edi Rama qe ne vjeshte reforma do te jete e miratuar dhe do kete filluar puna? Apo do ta fus ne fuçi si fusim rrushin e e bejme raki ne mars? Ketu parlamenti, qeveria dhe Edi Rama te mendohen mire po nuk perfundoi kjo. Ne 2017 nuk do kene me deputet partite (se nuk jane te besuar), por vetem deputete te pavarur qe do ti vendosin vete njerezit neper qytete e zona. Do ta shikoni!