Policia shpëton me helikopter dy turistë francezë

12 Korrik 2015, 22:00Politika TEMA

Policia e Shtetit ka ndihmuar dhe shpëtuar nje çift turistesh francezë, te cilet kishin humbur rrugen ne zonen e Valbones në Tropojë.

Rreth orës 16:40 u njoftua Salla Operative e Policisë së Malesise se Madhe se një çift turistësh franceze kishin humbur rrugës, nga Thethi për në Valbonë dhe kërkuan ndihmën e Policisë pasi nuk orientoheshim dot për drejtimin e lëvizjes dhe nuk dinin vendodhjen.

Menjeherë në drejtim të tyre është nisur një grup punonjesish të policisë të Malësisë së Madhe, si dhe drejt maleve të Valbones për të kërkuar nga ajri, u nis një helikopter me punonjës policie të Shkodrës.

Pas dy orë kërkimi nga toka dhe nga ajri, me helikopter dhe në kembë nga punonjësit e policisë, u bë e mundur gjetja e tyre poshtë Qafes së Valbonës.

Të dy turistet A.M. 28 vjeç dhe M.M. 24 vjeçe, ndodhen ne gjendje të mire dhe janë transportuar në drejtim të Shkodres me helikopter për të vazhduar itinerarin e tyre turistik

12 komente në “Policia shpëton me helikopter dy turistë francezë”

  1. Gasper says:

    Kur humb rrugen pa arsye paguan edhe faturen financiare.

  2. mali says:

    Kush nuk ka bythe t’ja dale vet le te marre udherrefyes se nuk kane para shqiptaret te dergojne perdite helikoptera per humbamenot e botes.

    1. Argita_B says:

      Mali, flitet per jete njerzish, si thua ti ti linin te vids in vetem se kushton para!! Ne France ka me qindra raste te tilla dhe eshte roli i policise te asistoje njerezit qe rrezikojne te humbin jeten! Bravo policise qe ka kryer detyren dhe ka shpetuar dy te rinjte.

  3. daku says:

    Prep ne theth turistet nuk ven mend. Nuk e dij njere we vine ne shqiperi.

  4. Fane Mirdite says:

    Bravo duhen bere disa gjera per te ndryshuar situaten ne ate zone

  5. Ardiani cuni Bexhetit says:

    …dhe te zejn mend her tjeter! ?

  6. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    Shyqyr Zotit

  7. Zero hero says:

    Ne nje lajm te ngjashem: Ne te njejtin komisariat shkrihen nga te qeshurat kur humbasin rrugen nje cift turistesh nga Saranda. Policet thone nder ta: “Yyyyeeee … ik andej ere se ti plasa qyrret, qen.”

  8. MosTeLutem says:

    Po vendosni disa sinjalistika dreqin e mori se ska kuptim.

  9. Blerim says:

    Hambomenet e huja te marrin guide e te vine te mire informuar se nuk do rri Shqiperia te coje helikoptere per bythen e 2 te hujave, se humben ne Valbone. ec tani.

    Mos u kushtoni me shume rendesi sec duhet.

  10. shqip says:

    shum mir e ka shumica e komentesave ketu.
    pse duhet te harxhoi lek shqiperia per disa turista qe shteti i tyre eshte kundra vellezerve tane gjerman????

  11. njeri says:

    Bravo Policia. Ky eshte misioni saj, ruajtja e jetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje