Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në 18 korrik për përcaktimin e procesit të riorganizimit të strukturave të kësaj partie.
Ky është një nga vendimet e marra në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, që u drejtua nga Kryeministri Edi Rama.
Burime nga PS konfiormojnë se në mbledhje është diskutuar mbi pr/ligjin për Arsimin e Lartë, ndërsa deputetëve u vshtë kërkuar të mbështesin dhe mbrojnë draftin në komisionet parlamentare, ku po diskutohet prej disa ditësh edhe me praninë e grupeve të interesit.
Gjithashtu Grupi Parlamentar socialist vendosi që deputetja Valentina Leskaj të votohet në seancë për pozicionin e zv.Kryetarit të kuvendit, duke zëvendësuar në këtë pozicion Vangjel Dulen, i dorëhequr disa muaj më parë, pasi Kuvendi votoi Shpëtim Idrizin, Kreun e PDIU, si Nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë.