KQZ rrëzon kërkesën e PD për Durrësin/Nga hapja e kutive vetëm dy vota fiktive

13 Korrik 2015, 19:31Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për mosnjohjen e zgjedhjeve në disa qendra votimi në Bashkinë e Durrësit.

Partia Demokratike pretendonte se në 7 qendra votimi kishin votuar 11 emigrantë, të cilët nuk kishin ardhur në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

Por pas hapjes së materialeve zgjedhoreve të këtyre kutive u verifikua se nga 11 votues fiktivë që pretendonte PD, vetëm 2 rezultuan të tillë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj pohoi se edhe këta 2 persona duhet të qenë në Shqipëri.

“Verifikojeni, mendoj se kanë qenë në Shqipëri”, u shpreh Gjoncaj.

1 komente në “KQZ rrëzon kërkesën e PD për Durrësin/Nga hapja e kutive vetëm dy vota fiktive”

  1. PD-ist i oreve te vona says:

    Ore po dhe ata te dy ishin ne Shqiperi dhe kane votuar personalisht.
    Si u katandis kjo PD keshtu?!!!
    U bene per gjynaf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje