Kryefjala e takimit mes kreut të Parlamentit Europian, Martin Schulz dhe kryeministrit Edi Rama ishte drejtësia.
Në fund të takimit, në fjalën e shkurtër mbajtur para mediave, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë tjetër zotimin e mazhorancës për të përfunduar në vjeshtë reformën në drejtësi.
“Folëm për sfidat që ka vendi, ku kryesfida është reforma në drejtësi dhe ne këtë kryesfidë do ta kalojmë në vjeshtë”, tha Rama.
Nga ana e tij, presidenti i PE-së Martin Schulz theksoi se ishte kënaqësi që mbajti premtimin e bërë për të ardhur për herë të parë në Tiranë.
“U nisa sot në mëngjes nga Mynihu vetëm pak minuta pasi u arrit marrëveshja në Bruksel me Greqinë.
Me anë të kësaj marrëveshje u arrit të shmanget një krizë edhe më e thellë e BE.
Ky është një lajm i mirë, pasi kriza do të prekte edhe Shqipërinë dhe është lajm i mirë për të gjithë BE-në, pasi tashmë mund të vazhdojmë punën për të hartuar një paketë tjetër për Greqinë dhe për të ecur përpara”, tha Schulz.
Në vijim ai shtoi se pati një shkembim të hapur dhe të mirë me Kryeministrin dhe ramë dakord për çdo gjë.
Schulz vlerësoi rolin konstruktiv që luan Shqipëria në rajon dhe në veçanti ai falenderoi Kryeministrin për rolin që luan qeveria e tij në këtë fushë.
Po ashtu, Schulz falenderoi kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen tepër të qartë që i ka dhënë BE-së për marrëdheniet me Rusinë, ku Shqipëria ka mbajtur të njëjtën linjë si ajo e BE.
Ai u shpreh i magjepsur për ndërtesën e re të Kryeministrisë.
“Dua të falenderoj në veçanti kryeministrin Rama për këtë ndërtesë të mrekullueshme.
Ai tregon se është njeri artist dhe që e do artin”, tha Schultz.
Po per papunesine,per naften,per energjine,per fukarallekun tha na nje gje Zhulsi dhe Rama …!!!??????
Papunesine e “zgjidh” Saliu me Lulzimen, o tunxh o bir!
Tani u kujtuan per papunesine keta te PD?
Hajdute, mashtrues, vodhen gjithe fondet, dhe kur shikojne dike qe punon , i qepen nga mbrapa qe ta ulin.
Por Edi Rama nuk pyet nga ca gjembace.
E lexova
Gjer në fund
Por magji
Sgjeta kerkund.
☆
Ngaqë është
Gjë e vyer
Kush e di,
E kanë fshyer ?
☆
OShulso ta paska keputur ndonje spruco boje ed’rama qe qenke i kenaqur.
Se sa eshte magjepsur Schultz do ta shohim pas vjeshtes! Se keta vjeshtuket keshtu e kane, le ti japim kohe deri ne dhjetor te shohim nese do e fusi Shqiperine e varfen ne Europe apo jo! Aty matet magjepsja apo matufepsja a Schultzit apo e jona prej tij!
Normal, gjithmone bojaxhiut I Behen komplimente kur lyen mire
Magjespet Schulz nga batutat e Edushkes , tani do degjojem nga tema se dhe ky sikur Merkel do shpetoje darkat e merziteshme me batutat e Edushkes lolllllll
Batutat e Edit sjane gje fare ne krahasim me ato te Sales sidomos kur flet Anglisht qe nuk te lenin zorre barku pa dale nga vjedhat…
Aq te forta ishin batutat e Sales sa asnje nuk rrinte te degjonte fjalimet e tij ne PE.
Kot sa Rama nuk fillo me na ly edhe shpite nga brenda.
Gjithsesi qe e ka qare e ka qare se ishte si mejhane.
I ke rene pikes.
Vjen per here te pare ne Tirane, shikon per here te pare kryeministrine dhe vlereson transformin e saj nga Rama ?
Hahahaha.
Dhe per te qare.
Po pra shoku, si ishte kjo se u habisa????!!!!!!
Meqe na udheheq nji njeri i artit.Shqiperia nga kopesht i lulzuar i Europes,dikur heret ne monizem.Sot do jete skena e artit Europian ku luhen te gjitha gjinit e artit duke fillue nga lahute-ciftelia e Berishes e deri tek uvertyrat klasike te kompozitorve tone dhe atyne Gjerman po me partitura social ekonomike dhe kryesisht politike.Ne nostalgji te kanges gjermane “kthehu ne shtator”.Ne pikrisht ne shtator shpresojme te penalizohet rreformimi ne drejtesise.Me orkestracion foneber me kombinim baze “sazet popullore”.
Normal, Kryeministri jone, eshte njeri artist i mencur dhe punon per vendin e tije. Sukse dhe perpara per nje Shqiperi qe te behet shembull ne rajon. Tak
Ne rajon dhe me gjere.
U ftohfsh ne tajare moj nina.
Vazhdo te hash propagande se shqiptaret duan piktura.
falendoroi shuli shulin qe kishte rregulluar kryeministrine e shqiperise????????????????
ca do degjojme akoma?????????????????
Do degjosh qe Sali Berisha do e haje kaposhin ne Burg kete vit.
Më qartë se kaq nuk mund të flasë se është diplomat biri i botës.Është njeri i artit pra nuk bën për të qeverisur.Kush ka veshë të dëgjojë dhe ca mënd të kuptojë.
Na bere me krahe z Rama, tu shtofte ymri. Na ktheve lumturine e fjetur prej kohesh, na magjepse Shultzin por me shume ne votuesit e tu. Ne fillim hamami, tani kryeministria dhe…parku i Liqenit te ngelet ta kthesh ne qender banimi sa me pare, dhe vuajtjet e ketij vendi avulluan.
Beji dhe nje favor te vogel Parlamentit Europian, rikonstruktohe edhe ate sic vetem ti di. Ata koqet nuk e bejne vete por punesojne arkitekte dhe dizajner, dhe artiste profesioniste …?? Marrin leje dhe kryejne konsulta, bejne variante dhe i diskutojne ne publik, krijojne hapesira per idene me te mire..koqet. Ndihmoji te dalin nga terri. Edhe Shultzi te beje parlamentin europian me perde lulelule, me shandane dhe konsola, me shkalle qe te cojne ne asgjekund, me kembaleca e telajo per ata qe kurre spikturuan dot, me librari plot fumeti, me dru, hekur plexiglass, qeramike, mermer, karton-xhes (e ka shume qejf nje komentues me siper)tiranta, erkera, friza, korniza, led, harta, ATM condomesh, rafte dhe sirtare. Rrofte kruyeministri yne Erion Veliaj
E lexova me qejf kete komentin nga Muzapopullore.
Mu duk sikur i drejtohej perkthyesit te gjermanit (te filmi “I teti ne bronx”).
Prisja ta vazhdoje deri ne fund me ndonje koment per vjeshten..Ndonje sugjerim per ndonje art-berje gjate veres derisa te vije vjeshta..qe ta shohim do jemi fresket apo jo deri ne vjeshte..
Po prandaj e zgjodhem kryeminister se eshte artist . Ne jemi popull artdashes.
Te keqen e Sandrit te Kalnit o Mero,ti se paske furce por rrul!
E ke qare Kanan
hahahahahaha
PO KU MARRIN VESH GJERMANET NGA ARTI NE SHQIPTARET JEMI TE SHQUAR PER ART ME SHUM SE TA—-MUNGON SALIU TE DALI TE THOTE QE NE KEMI KAPACITETE ME SHUME SE GJERMANIA PER ARTIN—
ai qe e vlereson artin ,artistin dhe njeriun punetore,eshte zotnia e tij Shulc,por sa e vleresojne nji pjese kokqypash shqiptare !!!
kjo eshte problem me mbreterine e injoranteve .
Po ta kapi kriza grekun, shqiptaret do vdesin per buke. Pi kujt i thua kafsheve islamike, zemerzinj e katran. Injorant.
Shqiperise njerez si Rama i kane munguar neper vite!Imagjinoj nese ne keto 25 vite kryeministart qe kane qeverisur ate vend te kishin bere sa gjysma e asaj qe po ben Rama,dhe mos harrojme se ja ka ngritur koken lart shqiprtarve,jo vetem atyre te kosoves ne takimin me serbin Vucic,por mbare shqiptarise ne takimet e niveleve te larta me Merkelin dhe cdo perfaqesues shteti perendimor.Shqiptaret i kane te fresketa kujtimet kur plakushi ish-kryeminister rrinte si mi i lag,pak nga inferioriteti,dhe pak nga krrusja e pleqerise perballe atyre qe takonte nese i takonte(se vitet e fundit askush nuk ja hodhi qurret).
Rama e ka treguar veten se eshte artist, dhe me punet qe po ben Shqiperia do te jete akoma me e bukur, sigurisht ka persona qe ju vret syte e bukura por shqiptaret jane te bukr dhe e duan te bukuren,edhe ZOTI e don te bukuren .Urime i nderuar kryeminister.
opo lerini keto po shikoni se ky shuli dhe ajo merkel nje dite do te na bejne ate qe i bene greqise te japin 5 euro dhe pas ca viteve te presin dhe buken dhe pastj te thone hiqi dhe breket
Per mua u thafshin gojet e liga qe nuk ja duane te miren shqiperise,qe ta dini te gjithe ju qe nuk e dini se ne kete bote asgje nuk ka apsolute por çdo gje eshte relative,d.m.th.edhe Rama dhe kush do tjeter qe eshte njeri Gabon dhe eshte normale ne se Edi Rama ben gabime,por kush eshte thelbesorja more njerez?
Raportet midis te mirave dhe gabimeve jane me nje ndryshim si nata me diten se ai teresishte po i kushton nje vemendje te veçante ndertimit te shtetit dhe ndryshimit te tije ne kah pozitive dhe jo ta ktheje ne rrumpalle sa qe tani se fundi u zbuluane rreth 20 mije analfabete ,kjo tregon se shqiperia u muar nga Rama si ne vitet 50 dhjete dhe shikoni se çfar i duhet per ta prure ne kahun e duhure,por nejse tradhetaret ,kreminelet ,kusaret,injorantet dhe vargu eshte shume i gjate i ketyre le te vazhdojne dhe te pellasin se shqiperia duane apo nuk duane ata te ligjte shqiperia do behet dhe ketu kete peshe kaq te rende po e mban dhe do ta mbaje Edi Rama qe ca felliqsira malokesh e pergojojne se plasin kur perplasen me fakte konkrete te ecjes perpara te ketij kombi.Rrofte Edi Rama dhe poshte ligesirat e popullit shqiptar.