70-vjeçarja rrëfen si e mbyti djalin 40-vjeçar ditë që u kthye nga Italia: Më tha do të të vrasë natën moj k……

14 Korrik 2015, 09:13Politika TEMA

Pak muaj më parë, rasti i 70-vjeçares Hatixhe Ahmeti tronditi Lushnjen.

Ajo mbyti djalin e saj 40-vjeçar.

Tashmë dosja e të moshuarës është dërguar në gjykatë nga prokuroria dhe do të gjykohet për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në dosjen e prokurorisë është zbardhur edhe rrëfimi i vrasjes së 70-vjeçares, e cila ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur.

E moshuara ishte kthyer nga Italia më 15 mars, ku kishte shkuar për të vizituar vajzat.

Atë e kishte marrë në telefon i biri Pëllumb Ahmeti, që kërkonte kthimin e saj, pasi thoshte se ishte sëmurë dhe kishte djegur duart.

Ai e kishtë kërcënuar atë se nëse nuk kthehej, do të shkatërronte dhe shiste shtëpinë.

Sipas dëshmisë së të moshuarës, i biri kishte dalë nga shtëpia rreth orës 16:00, ndërsa kjo e fundit nuk i kishte dhënë lekë.

Ai u kthye në shtëpi rreth orës 20:30 i gjakosur dhe i kishte kërkuar sërish para.

Sipas Hatixhesë, ai përplaste kokën në mur dhe thoshte “vdiqa, mbarova, dua lekë, më jep lekë, do të mbys natën moj k…., do të ther, do të vras….”.

Në një moment, ai kishte përplasur kokën në mur dhe kishte rënë përdhe.

Atëherë Hatixheja është afruar dhe i ka hedhur duar në fyt.

Më vonë ajo ka marrë një rrobë, e ka bërë në formë litari dhe e ka shtrënguar të birin në fyt, duke e mbytur, raporton Panorama.

Gjatë gjithë natës kishte qendruar në dhomë, ndërsa në mëngjes ishte ngritur dhe kishte pastruar shtëpinë, duke zhdukur provat.

Më pas kishte shkuar në shtëpinë e një fqinji, duke treguar se çfarë kishte ndodhur.

10 komente në “70-vjeçarja rrëfen si e mbyti djalin 40-vjeçar ditë që u kthye nga Italia: Më tha do të të vrasë natën moj k……”

  1. LORA says:

    Populli ka nje fjale te urte,,,-“me mire djepi bosh ,se shejtani brenda”,,,,qe ne rastin e tragjedise se Hatixhe Ahmetit,merr vlere aksiomatike.
    Kjo Nene nuk duhet denuar;per mendimin tim,ajo e ka shpetuar shoqerine nga nje shejtan.

    1. Gjergj Kastrioti says:

      O shtet i padrejtë me njerzit e thjeshtë ,,
      O shtet i ndyrë !!
      Kjo nënë e moshuar nuk ka faj , ska asnjë lloj faji sepse djalin drogaxhi nuk e duroi dot më !!!
      Ajo a ka marrë parasysh dhimbjen që i shkakton vetes në rradh të parë , duke flijuar fëmijën e saj ,,,
      Ai djalë e meritonte atë çka gjeti,,
      Nëna duhet lënë e lirë , duhet shoqëruar me psikolog qe ta kapercej dhimbjen…
      Nqse shteti do të bëj shtet me domosdo , ta gjykoj në gjendje të lirë ,njësoj si fullhanin , tom doshin, frrokun edhe të tjerë kriminelë që drejtësia i liron kur merr lek , apo ka shteti frikë mos arratiset nëna ???
      Ju dhjefsha mu në rilindje nqse ajo nënë qendron e burgosur

  2. Dak Ulqini says:

    O shtet mos u merni me kete plake te shkrete qe ka vrare femijen e saj. Mos ja shtoni me shume dhembje tragjedise. Lereni te lire e meruni me vrasesit e vertete. Dihet pse e vrau, nje gjest ekstrem qe do ti rendoj deri ne fund te diteve te saja, per fatin e keq.Lereni te jetoj me femijet qe ju kan mbetur e te ndaj keto dit jo ne mjerim, Ka nevoj per dashuri e ngorhtesi e jo te ftohtin e hekuarev te burgut.

  3. albani says:

    Nuk ka me gje te tmerrshme.
    Ka mundesi te shprehet ndonje nene per kete rast,mua ma merr mendja qe kjo nuk e meriton ta quajne nene.
    Une jam vete prind dhe me 100% siguri e them qe do te pranoja tu fusja ne dhe nga pjella ime,por pjellen time nuk do ta shtija kurre ne grope.
    Me vjen me shume keq per djalin qe kush e di se cfare halli ka pasur,cfare depresioni ka pasur dhe nga cfare lende ka qene i varur,megjithate djali nenen nuk e vrau,por qelloi murin me koken e tij,ai pati nevoje per ndihme dhe jo egzekutim nga nena e tij.
    C’rendesi ka se a denohet nena apo jo.

    1. mulleti says:

      po ku merr vesh ti alban kokrra katunarit

    2. fazlia says:

      Debile…Ti shet shoqerine per drogen e djalit

  4. ERA says:

    Ate qe te ben i yti nuk ta ben as hasmi.fatkeqesisht krimi brenda familjes sa ka varferi me shume do te shtohet nga varferia,nga ligjet harbute dhe drejtesia e korruptuar,jeta ne shqiperi eshte nje ferr i vertete,mos harroni se pas pasqyres fallco qe ushqen mafia shteterore me kanalet e TVse qe sponsorizon mafia dhe droga ka dhe njerez si plaka e shkrete qe jetojne ne skamje dhe varferi dhe perbuzen nga gjoja pasaniket shqiptare qe vendosen pasurine me lloj lloj menyrash te pista keto 25 vite..fatkeqesisht njerezit e kane humbur busullen dhe gjaku po behet uje,ku djali kercenon te jemen dhe e jema si nje plake krenare qe ndoshta ka pare shume hidherime dhe vuajtje ne jete dhe ka punuar gjithe jeten per asgje detyrohet te shkoje ne burg me nder sesa ta vrase paraziti qe nuk ushqen dot veten.kjo eshte rilindja e shqiperise keto 25 vite.gjysma ne shqiperi jane me probleme mendore dhe barkthate,gjysma jane ne kurbet me probleme mendore dhe barkplot.jemi te gjithe ne te njejten tragjedi ate te shoqerise se dalur nga binaret e llogjikes.plaka te shkoje ne shtepi se eshte turp qe te denohet plaka dhe te jete jashte fatmir mediu dhe sali berisha.po ne shqiperi te gjitha ndodhin.

  5. goni says:

    Bie gje kjo me ate xheneralin piro ahmeti ?

  6. Rina says:

    Une jam nje nene qe dua te flas per kete ngjarje, kjo nuk eshte nene, por kriminele, cfare do hall I te kesh kerko ndihme, nqse nuk e per ballon dot situaten, djali ishte I semure derisa perp las koken e bie pa ndjen ja, e kjo nene duhen te kerkonte nje ambulance e Jo ti vinte litarin. Ndihme psikologjike nuk eksiston ne Shqiperi, me gjithe ato probleme qe Kane njerzit atje dhe per probleme te tilla, sidomos per papunesine, per mosh at e vjet ra qe mbajne akoma femijet qe Jane te rritur, shteti duhet te hape institute per kur ime psikologjike falas per keto raste te Vecanta, nuk e di nese ka shelters atje ku njerezit me nevoje I performing perkohesisht kur ndihet fatkeq , per kete duhet shteti

  7. Elda says:

    Po te bjer per pjes nje djal i atill normale dhe kjo prej zemres se plasur ka marre ate vendim ,se so e leht per nje nene ta beje, ta rris aq dhe ti jap fund jetes se djalit te saje. Me mir ka then ti japi ajo fund se sa tshkaktoj ndonje ngjarje te padeshiruar ose te bej deme ndokujt tjeterr,duke pare qe djali saj sbehet me ka marre ate vendim ,ajo e di se cvun . Eshte shum e leht te paragjykosh ,po prove sikir per nje caste te vihesh ne vend te saje epo ket gje se beni dot pasi duhet ta provosh qe ta kuptosh cndjen ..Per mendimn tim gjykimi me i drejt nga gjykat per nje raste te till duke marre parsysh dhe rrethanat dhe shkaqet, do ishte lenia e saj ne liri ,pasi eshte vete ndergjegjja saj qe do i japi gjykim kesaj nene dhe plaga qe i ka hapur vetes esht me e rend se sa denimi nga nje gjykat per lenien e saje ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje