Ministri i Jashtëm grek Nikolaos Kotzias mbërrin pasditen e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare dy-ditore, 14-16 Korrik.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të jashtme, kreu i diplomacisë greke Nikolaos Kotzias do të nisë të mërkurën në orën 10:30 takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati, ndërsa më pas do të zhvillohen bisedime bilaterale mes dy delegacioneve zyrtare.
Në orën 11:40- 12:00 do të zhvillohet Konferenca e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Jashtëm për të vijuar në orën 12:10-12:50 takimi i Kryeministrit Edi Rama me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë.
Më pas takimet e zotit Nikolaos Kotzias do të vijojnë në orën 14:40-15:20 me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe në orën 15:30- 16:10 me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Në orën 16:20-17:00 Ministri i Jashtëm i Republikës së Greqisë, Nikolaos Kotzias do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ditën e enjte, Ministri i Jashtëm i Republikës së Greqisë, Nikolaos Kotzias do të largohet nga Shqipëria.
Greqia është partner i rëndësishëm tregtar me Shqipërinë në volumin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Kështu ndërsa u eksportuan drejt tregut grek në vitin 2009 mallra me një vlerë prej 55,03 milionë euro, në vitin 2014 ato kapën vlerën e 63.20 milionë euro dhe në periudhën Janar-Prill 2015 eksportet shqiptare arritën në vlerën e 21.21 milionë euro.
Në importet e mallrave greke në tregjet shqiptare vërehet rënie e tyre në 5 vitet e fundit. Nga 475.79 milionë euro mallra të importuara nga Greqia në vitin 2009, arritën vitin e kaluar në vlerën e 371.84 milionë euro dhe në përiudhën Janar -Prill sivjet, kapën vlerën 95.76 milionë euro.
Fluksi tregtar gjatë viteve 2009-2015 tregon luhatje në volumin e shkëmbimeve tregtare. Kështu nga 5.1% që zunë eksportet shqiptare drejt tregut grek, ato arritën në 3,5% në vitin 2014 dhe në 3,8% në 4 muajt e parë të vitit 2015. Ndërsa importet greke në vitin 2009 zunë 10.6% të mallrave ndaj totalit, në vitin 2014 arritën në 9.4% dhe në 4 muajt e parë sivjet, në 8.3%.
Po ky derdimen cdo ne Tirane?
Rri ore atje ne Athine se ke mbledhje parlamenti neser dhe duhet vota jote.
Rri ore se ndoshta te enjten nuk je me minister dhe do derdellisesh kot ne Tirane.
Dasem ne kohe murtaje i thone kesaj!