Krimet brenda familjes, krimet për sherre banale, apo ato për tradhti zënë titujt kryesorë të kronikës së zezë sidomos gjatë tre muajve të verës.
Shpesh aludohet se temperaturat e larta i nxisin njerëzit të dalin nga vetja dhe të humbasin arsyen, por për sociologun Gëzim Tushi gjërat nuk qëndrojnë kështu.
Ai radhit disa nga faktorët kryesorë të numrit të lartë të vrasjeve në stinën e verës, që ndikohen nga ardhja e emigrantëve pranë familjeve, probleme të shoqërisë sonë në sjelljen sociale si dhe grumbullimi më i lartë i njerëzve në vende të caktuara gjatë verës, ku mungesa e kulturës së pavëmendjes sociale bëhet shkak për krime të rënda.
Nga Jonida Hitoveizi
Zoti Tushi, a ka ndonjë shpjegim sociologjik për rritjen e numrit të krimeve gjatë muajve të verës, kryesisht në muajt e nxehtë qershor-korrik-gusht?
Gjithmonë bëhet kjo pyetje dhe me sa duket ka një përpjekje për ta intepretuar nivelin e lartë të krimeve me situatën klimatike, ose me ndikimet që mund të ketë klima mbi fenomenin e kriminalitetit në shoqërinë tonë. Unë besoj se kjo nuk është shkencore, nuk është se ka ndonjë arsye që vjen prej klimës, që favorizon ekzagjerimin e krimit në shoqëri dhe në vendin tonë. Por më duket se ka disa arsye sociale, që shtohen pikërisht në këtë periudhë, të cilat krijojnë idenë sikur në periudhën e verës krimet marrin më shumë spunto për shkak të ndryshimit të klimës.
Cilat janë këto arsye sociale që ndikojnë në rritjen e kriminalitetit?
Më kryesoret do të ishin: E para, një ndikim të madh ka kthimi i emigrantëve në Shqipëri. Siç po duket problemi i emigratëve dhe i funksionimit të familjeve të tyre ka problemet e veta. Domosdo, ardhja e emigrantëve shoqërohet me krime në familje, me krime mbi bashkëshortet duke i paragjykuar për shkak të opinioneve lidhur me problemet që kanë të bëjnë me moralin e tyre, me besnikërinë bashkëshortore dhe për fat të keq ndodh që pothuajse çdo vit të dëgjojmë këtë lloj krimi. Në periudhën e verës shtohen ambientet sociale ku njerëzit grumbullohen, sidomos tek të rinjtë fillojnë problemet e rivaliteteve për shkak të xhelozive erotike.
A krijojnë muajt e nxehtë një terren më të favorshëm për krime?
Sigurisht, në këtë rast terreni krijohet nga kushtet e motit. Njerëzit grumbullohen, intensiteti i grumbullimeve mund të jetë shumë i madh, marrdhëniet sociale bëhën me të ndërlikura. Ne kemi një defekt të madh kulturor , nuk kemi kulturën e pavëmendjes civile, (që do të thotë që ti kalon në punën tënde dhe nuk e kthen kokën majtas –djathtas për të parë kush kalon, ça trupi ka, ça veshje ka, sa ekscetrike është veshja e saj, ca më tepër për ta ngacmuar).
Sjellja jonë sociale i nxit këto krime?
Sigurisht , sepse jemi në terrenin ballkanik. Ne themi:Pse e pe gruan time? Pse e pe të dashurën time? Pse e pe të fejuarën time? Imagjinoni që një pjesë e madhe e krimeve ndodhin , pse më pa e pse më pe? Imagjinoni se çfarë niveli qytetërimi është ky, që të vrasësh apo ti marrësh jetën tjetrit pse të pa ty apo partneren tënde?!
Ju si sociolog e përjashtoni mundësinë që temperaturat e larta ndikojnë në sjelljen sociale?
Nuk është determinante, mund të ketë ndikime periferike. Gjatë kësaj periudhe shfaqet bujshëm edhe fenomeni i hakmarrjes dhe i gjakmarrjes. Dhe e dini pse? Sepse vijnë djemtë nga emigracioni dhe gjejnë “faturat e pambyllura” të gjakmarrjes dhe sapo vijnë këtu, megjithëse vijnë nga një terren perëndimor i vejnë përpara njerëzit duke thënë se është ky hak apo ky gjak pa marrë dhe i detyrojnë të hyjnë në vorbullën e krimit. Këto kryen edhe muajt e beharit, po s’do të thotë se e ka fajin behari për krimet që kryhen për gjakmarrje, për krimet të vuajarizmit, apo qoftë edhe për motive të tjera.
Po aksidentet?
Po këtu këtu keni të drejtë. Në këtë kohë rritet dendësia e automjeteve në qarkullim dhe ne nuk e kemi në gjak të jemi të ndërgjegjshëm për të zbatur rregulloren e qarkullimit edhe kur ka edhe kur s’ka polic, se ti je qytetar dhe qytetari nuk e ka ndërgjegjien policore, por e ka. Kjo bën që të ketë aksidente rrugore, që po marrin shumë jetë.
Si ndikon kjo lirshmëri në sjelljen tonë?
Kjo është periudhë e daljes nga koraca e ngurtë e disiplinës sociale dhe administrative. Njerëzit heqin kravatat dhe koracën e fortë të veshjeve administrative, apo të veshjeve publike. Bëhen më të lirë, më të shpenguar, jepen më shumë pas qejfit, pas pijeve alkoolike. Të gjitha këto bëjnë që të kemi një lloj shthurje sociale, një lloj indisiplinimi social.
Krimet brenda familjes janë krimet më të shpeshta dhe më të rëndat në shoqërinë tonë. Çfarë duhet të bëjë shoqëria për të pasur një ndërgjegjësim më të lartë, si mund t’i shmangim?
Unë mendoj se një pjesë e madhe e këtyre krimeve janë çështje private. Ky lloj krimi është privat. As shoqëria nuk merr pjesë në një delir xhelozie, apo dhune në familje. As polici s’mund të jetë aty, as shteti s’mund të jetë aty, ku kryhet ky lloj krimi. Natyra private e krimit e bën të domosdoshme që të rritet përgjegjësisa jonë me instrumentet e edukimit dhe transformimit. Dy janë rrugët: shteti totalitar që e shkul krimin nga rrënjët dhe e bën zap kriminelin, të cilin e provuam 50 vjet se ç’ndodhte, ku bashkë me kriminelët e pësonin dhe njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm, ose rruga e dytë është që ne duhet të punojmë për të shëndoshur shoqërinë me të gjithë mjetet e saj strukturore për ta bërë sa më të zbutur situatën kriminale.
Pra ju i qëndroni idesë së shtimi i lajmeve të kronikës së zezë nuk ndikohet nga temperatura?
Ato nuk ndikohen në kuptimin klimaterik, por në kuptimin social, të cilat në mënyrë të sipërfaqëshme i lidhim me vapën e njerëzve. Jo nuk mund të jetë kështu! Njeriu e administron veten si në vapë edhe në dimër.
Arsyet: geni arab,extremi islamik,injorancia……….
Justifikimet e tjera jane pordhe me rigone sociolog…….vetem qeni dhe suniti terbon nga temperaturat e larta ,lloji i kafshes!
Municipality Country Homicides 2014 Population2014 Homicides per 100.000
1San Pedro Sula Honduras 1,319 769,025 171.20
2 Caracas Venezuela 3,797 3,273,863 115.98
3 Acapulco Mexico 883 847,735 104.16
4 João Pessoa Brazil 620 780,738 79.41
5 Distrito Central Honduras 928 1,195,456 77.65
6 Maceió Brazil 733 1,005,319 72.91
7 Valencia Venezuela 1,086 1,527,920 71.08
8 Fortaleza Brazil 2,541 3,818,380 66.55
9 Cali Colombia 1,530 2,344,734 65.25
10 São Luís Brazil 908 1,403,111 64.71
BESIMI FETAR MBIZOTERUES:KATOLIK
Ore rrot kkkkkkkkkk,ne diskutojme se c’behet ne halene tone Shqiperi,cilet jane kriminelet,gjaxoret,jihadistet,trecerekshet,grabitesit,hajdutet,te degjeneruaret,prostitutet,te tredhurit[ateistet] etj,etj,etj qe nxijne jeten ne Shqiperi e kudo qe shkojne e ti na can kkkkkk me braziliane,mexikane,kongoleze e mongoleze…………!!!!
99,99% te krimineleve ne Shqiperi kane vetem nje identitet:korrake sunit,shiit dhe came!
me qetesi dhe dashuri…..ndiq cka te meson besimi yt, cilido qofte ai
Ke urrejtje per ISLAMIN,dhe shkruan shume keq pa u mbeshtetur ne fakte te studjuara.Asnje mysliman i sinqerte i cili falet cdo dite , agjeron dhe zbaton keshillat e ZOTIT nuk vuan nga keto shqetesime ne te kundert jeton jeten e tij i qete ne harmoni te plote me shoqerine ku jeton.
Shakaku kryesor I krimeve eshte ekonomia. Ku ka fukarallek ka dhe maskarallek. Pergjegjes krysor per krimet qe ndodhin eshte qeveria dhe pa-aftesia e saj per ti future njerezit ne pune.
Shkak tjeter eshte ambjenti shoqeror, familja, fisi, shkolla, etj. Edhe nje njeri I mire-kulturuar dhe qyteteruar do behej pjese e krimit nese njerezit e familjes apo fisit do e shtynin dhe do e quanin te pa zotin nese nuk ja tregon vendin ketij apo atij. Po ashtu ne nje shoqeri ku krimineli dhe hajduti dhe I forti shihen se te respektuarit dhe te pranuarit, I ben te rinjte te gjejne menyren te behen pjese e kontigjentit dhe kete e bejne duke dhene prova qe jane te “zotet” te rrahin, kanosin, vrasin, etc.
Shkak I krimit eshte dhe shteti – poicia dhe gjykatat. Duke pare qe kriminelet nuk denohen por kapardisen pas krimeve qe kane ber, nuk u mbetet ghe tjeter te tjereve por te kryejne vepra kriminale dhe te kene bindje qe do ja hedhin.
Menyra e jeteses eshte nje arsye tjeter. Edhe kjo ne shumicen e rasteve e imponuar dhe jo e zgjedhur. Shume familje jetojne te ndara per vite dhe femijet nuk kane mbikqyrjen e te dy prinderve dhe si te tille bien pre shume shpejte e nje jete me problem. Kjo largesi qe ne shumicen e rasteve eshte e imponuar nga pa-punesia Brenda vendit, I ben bashkshortet qe jetojne large te gjejne rehati diku tjeter edhe pse akoma jane te martuar dhe mbasandaj ndodhin ato qe ndodhin ne familje.
Jo pra e paska fajin seksi qe po vriten njerezit, jo ekonomia qe eshte bythe, refuzimet e azileve ne maksimum, dhe PRONAT qe nuk kthehen per qamet, perkundrazi po na jepen plane kompensimi komike.
Jonida!!Nderro mbiemrin se je dhe e lezetshme, por dhe me prespektive ne gazetari, me ate mbiemer veshtire do e kesh.Sa per shkrimin mbeshtes te madhin TFG.
“RIVALITETE EROTIKEEEEEEEEEEEEEEE”!!!!!
o te dhift kina trut ,
NE CILIN KAZAN PLEHRASH KE GJET ate kar.ton dip.llom
Nuk eshte stina mor psikopat po depresioni i larye prej gjendjes ekonomike.
Kryeministri ndrron corapet dhe kollaret. Njerezit skane pune
Ky Tusha është megalloman I madh! Nuk ka ndryshuar edhe tani në pleqëri!
Eshte rraca e para. Sic e tha dhe psikologu.
Rraca e mbetur qe la turqia dhe u perzjene. Me pe, te pash. Me the te thash.
Injoranca. Pellazge te shekullit 21.
Injoranca krijon prapambetjen ekonomike.
Instikti
Koshienca
Superkoshienca.
Ne jemi rrace me instikt, ibjorant.
Koshienca i takon popujve te zhvilluar.
Superkoshienca eshte ligji.
Kur njerezit nuk kane koshience veprojne me instikt.
Sa me i forte eshte instikti aq me i forte duhet te jete superkoshienca, ligji.
Per vendet e zhvilluara nuk duhet superkoshienca,ligji, te jete i forte se ata veprojne me koshience.
Pra superkoshienca e enverit e mbajti kete popull me instikt.
Kafshen dhe shqiptaret vetem frika mund ti vere ne paqe.
Prandaj mos u lodhni. Vetem nje diktature e eger e kontrollon kte popull.
Pse ne veri ku injoranca eshte me e madhe ka me shume krime.
Edhe sali berisha tregoi qe ishte nje njeri qe drejtohej nga instikti. Sa i doli frika e tregoi kulturen dhe koshiencen e vet apo me mire instiktin.
Shikoni komentuesit e temes. Nga instikti drejtohen. Vetem urrejne.
Bota i ka te shkruara keto. Prandaj dhe na vleresojne sic jemi
Pakujdesia dhe nxitimi në akt jan faktorët.