Braçe: PS, difektoze në bazë, duhet nisur atje korrigjimi. Kryetar i ri? Nuk kemi pse përsëritim pasojat e 2001-shit (VIDEO)

22 Korrik 2015, 12:41Politika TEMA

Nga Jonida Hitoveizi

Deputeti i partisë socialiste. Erjon Braçe, i ftuar në TemaTv ka folur për korrigjimet që duhet të bëjë Partia Socialiste, ku sipas Braçes ato duhen nisur nga baza dhe nga mbështetja e socialistëve, anashkalimi i të cilëve e ka agravuar situatën.

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit edhe pse unë besoj se ka qenë një element për tu parë para zgjedhjeve. Për partinë, nuk po flas për zonën time edhe pse aty ka probleme, të cilat natyrisht përtej asaj zone fillojnë dhe bëhen më të mëdha. Marrëdhënia e partisë, marrëdhënia atje poshtë e deputetit, e kryetarit të partisë me anëtarin e  partisë, me simpatizantin, me të tjerë njerëz që duan të jenë brenda PS dhe nuk e gjejnë mundësinë për të qenë aty, për të ndikuar jo vetëm në vendimarrjen politike në atë rajon por edhe më gjerë, në gjithë territorin e vendit përmes PS ka qenë difektoze. Në një pjesë të madhe të rajoneve janë harruar anëtarët e partisë.

Ashtu siç mbledhja e strukturave të partisë socialiste duhet të jetë permanente. Partia nuk është asambleja janë këta njerëz, që komunikojnë me njerëzit dhe krijojnë një ambjent më të gjerë komunikues me PS. Kemi një moment vështirësie për të bindur shqiptarët, që ore shiko se kjo është vërtetë partia që ka fituar zgjedhjet, që ka fituar pushtet politik, por nuk është partia që duhet të shndërrohet patjetër në parti shtet, që ta marrë dhe ta vendos në punë në administratë të lartë çdo anëtarë të saj. Por, nga ana tjetër secili nga ne duhet të jetë afër cilitdo  anëtari partie apo jo, që kërkon një mundësi punësimi, për ta adresuar qoftë në zyrat e punës, ato që janë në sektorin publik, apo më gjerë sesa në zyrat e punës, për të gjetur një mundësi punësimi për vete në sektorin privat apo sektorë të tjerë.

Janë dy element të rëndësishëm që kjo parti duhet t”i korrigjojë dhe duhet t’i korrigjojë atje në bazë, sepse ngaqë është anashkaluar është agravuar si problematikë”, pohon Braçe.

Ndërsa pyetjes për zgjedhjet për kryetarin e PS-së dhe lajmin që prodhoi kërkesa e Blushit, i cili i mëshoi fort kësaj kërkese në Asamblenë e PS-së të shtunën e  kaluar deputeti i PS-së, Braçe iu përgjgij duke thënë se PS nuk mund të përsërit gabimet e së shkuarës. Braçe e zhvlerësoi lajmin që pordhoi Blushi, duke thënë se jo vetëm që sipas rregullave të partisë  çështja e kryetarit është e fundit, por edhe se PS ka vuajtur pasojat e procesve të ngjashme në të shkuarën, ku thekson vition 2001.

Kjo parti është e lirë. Në Partinë Socialiste çdo kush ka të drejtë të thotë atë që mendon. Dhe është mënyra e tij sesi zgjedh ta thotë, dhe në bazë të asaj mënyrë që përcjell për ta thënë këtë fiton ose merr kostot.

PS është shumë e qartë kur kërkon të marrë vendime , ka një mekanizëm të brendshëm vetëmbrojtës apo vetëkorrigjues që nuk e kanë parti të tjera në Shqipëri.

Sipas rregullave tona çështja e kryetarit është e fundit.

Në fund fare në Kongres do të shkojmë edhe për zgjedhjen e organeve drejtuese.

Qëndrimi im nuk ka të bëj me kryetarin sesa ka të bëjë me një element që shfaqet herë pas here brenda Partisë Socialiste. Unë në reagimin tim u jam referuar dy periudhave të ndryshme qoftë edhe për tezat e hedhura. Në vitin 1996, që ishte e re për PS-ne dhe që solli një agresivitet të papranueshëm brenda familjes, ashtu sic i jam referuar vitit 2001 kur për herë të parë fituesi në popull nuk u konsiderua fitues brenda partisë. Ne u detyruam të shkojmë në një proces jo pa pasoja brenda PS-së për të zgjedhur se kush do të ishte kryeministri , pavarësisht se nga zgjedhjet ishte shumë e qartë kjo gjë.

Komunikimi duhet të jetë i drejtpërdrejtë, por i barabarë. Dhe nga ana tjetër nuk mund të pranohet që të kthehet po prapë brenda PS -së, ideja fikse se ti fiton në Popull, po nuk fiton në Parti.

Më tej Braçe e ka vënë theksin tek reformat e kësaj qeverie, ku sipas tij qeveria duhet të përshpejtojë ritmin e reformave.

“Qeveria duhet të përshpejtojë ritmin e reformave, duhet të ketë vendosmëri shumë të madhe për të reformuar ata sektorë kyç që kanë të bëjnë drejpërdrejtë me njerëzit.

Ndërsa për ndryshime të mudnhsme në qeveri Braçe thotë se “Kur qeveria ka marrë një votbesim si ai i 21 qershorit, kur opozita u kërkoi njerëzive të votoin kundër qeverisë, të flasësh për ndryshime është pak e vështirë. Megjithatë duhet të përmirësohet qeverisja, të shtohet ritmi i reformave dhe të çohen deri në fund”, pohon Braçe për Tema Tv.

16 komente në “Braçe: PS, difektoze në bazë, duhet nisur atje korrigjimi. Kryetar i ri? Nuk kemi pse përsëritim pasojat e 2001-shit (VIDEO)”

  1. alti says:

    Brace ,ajo qe i ka irrituar socialistet e bazes ,eshte se ne administrate vazhdojne emerimet me nepotizem , ku kryetaret e bashkive moren ne dore emerimet , dhe futen ke i desh qefi ,duke arritur qe te kete pjestar te fiseve te tyre dhe te njerezve rrotull ne administratat lokale . Kur elektorati sheh se jane marre njerez qe jane te zote te ndershem ,dhe jo dallaverexhi , i miraton ato . Drejtimi i PS si model i z. Rama qe kryetaret e bashkive te kene ne dore dhe drejtimin e PS lokale , ka sjell ate qe numri iu votuesve te PS eshte ulur . Socialiste e vertete nuk mund ti shtypesh me dhune verbale ,sic eshte vepruar deri tani , ku nuk ka nje lidhje te rregullt pushtet qendror baze socialiste , ku ministrat po veprojne njesoj si ata te PD qe nuk ngrinin as telefonat deputeteve ,lere pastaj njerezve te thjeshte . Suksesi i zgjedhjeve te 2017 , do te jete riparimi i difekteve qe pershkrova me siper , ne rast te kundert abstenimi do jete i madh .

    1. fiqo says:

      Ky ka ngelur si pioneret e Enverit nuk ja mban te dali kunder Enverit dhe ja ve fajin njerezve ne baze. Po si ske turp more Brace, po care faji ka baza poshte, apo qe kane 10 vjete pa pune. Keni futur gjithe lsine dhe pdiu ne pune kurse socialistet rrine pa pune. Nuk late koqe fiku nga g99 pa bere deputete e kryetar bashkie, dhe i kerkoni socialisteve te punojne per fiqot. S’ke faj ti Brace se te pame tete vjet me rradhe qe denoncoje krimet e Berishes dhe te thonim bravo. Tani qe erdhet ne pushtet po me ata hajdutet e Berishes po punoni, skeni futur asnje ne burg. Turp qe merresh me socialistet e bazes.

      1. eljo says:

        O Erjon, O Laro, O Lepires bythe, po ti si Berates qe
        je pse!!!!! nuk e ngre zerin per Beratin dhe Uren vajgurore
        qe e keni lene si mos me keq or legen, se keni 20 vjet qe
        e ka fituar po e majta ne kete zone.

        1. ben says:

          O brace

          O gjysem njeriu.

          Nuk jane socialistet si pd istet dhe as edi si saliu.

          Smund te besh “shtet” ti dhe edi me sakrificat e socialisteve o palaco.

          8 vjet me saliun dhe 2 vjet me rilindjen socialistet e hengren te gjatin .dhe del ti tani tall dhe trapin

          Po patjeter vetem ju nuk zgjidheni vetem ju emeroheni vetem ju ta keni punen e sigurt vetem ju te merni tendera dhr ndrere se ata posht ne baze po I genjejme prap.

          Po brace po jeni e vetmja parti socialiste me bote qe nuk beni zgjedhje jeni e vetmja parti ne bote qe kemi me shume milionere deputete se bordi drejtues I nje banke.

    2. Selam,i says:

      brace eshte majmun. Ne vend qe te merret me korrupsionin e qeverise merret me bazen. baza te dha voten ore legen Ca do me.

    3. sit.. back....and relaks → says:

      (Brace zhvleresoi lajmin qe “pordhoi” blushi). o gazekar i temes, i kontrolloni shkrimet para se ti publikoni apo beni vetem copy-paste-publish.

  2. Gjergji says:

    Braçe mos u lesho boleve hi zjarri.Une sta pranoi as mish as peshk. Kryetar te ben antarsia e partise kurse deputet, president te ben vota popullore. Blushi ka plotsisht te drejte. Se prisja prej teje kete analize . Ministri Gjiknuri duhet te largohet . Pse? Vajti ne fshatin e Fierit dhe deklaroi haptas se gazrat qe rrjedhin nga shperthimi nentoksor qe ndodhi atje jane te pa demshem ,jane gazra te embela. Ndersa deputeti i PS Bare deklaroj se gazi sulfurik qe del nga nentoka ne Fier eshte shume i rrezikshem ,me kete gas jane pregaditur bomba helmuese dhe jane perdorur ne luften e pare botrore. Prandaj neqoftese eshte deputet i popullit duhet te largohet ose poqe se eshte hismeqar i kompanise se naftes benie zv. kryeminister ose kryeminister e çfar te doni Ju. Te keshilloj mos e dridh fjalen,justifikoje me aksion politik besimin qe ke.

  3. Gjergji says:

    Pu çfare fytyre?! Imagjinoni Braçen “babai i kombit”! A nuk ngjan me ate xhepistin, me ndihmoni se ia harrova emrin!

  4. cizi says:

    ncncnc po flet ky qe sa u be deputet i Divjakes,mori nje tip Zan gjyla nga pd,qe me te zgjuarin ne fis e ka me 8 klase shkolle,dhe e beri person te rendesishem ne ps.I dha drejtori e vende pune pa fund.E shnderroi ne “njerun qe te zgjidh hall”.Ky ne radhe te pare duhet te Njohe se kush eshte baza reale e PS,ee pastaj te jape sygjerime se si duhet te rregullohen ģabimet qe ashtu si te tjeret,dhe ky vet i ka jo te pakta.

  5. Fushe e bardhe says:

    Socialistet e shkrete bredhin rrugeve se ne administrate jane akoma Pedeistat.Sala e pastroj adminstraten nga socialistet ne 2005 dhe socialistet luftuan te vijne ne pushtet dhe ngelen pa pune.Te rroje LSI qe nuk ka lene njeri pa vene ne pune.Ligji zbatohet vetem per socialistet dhe jo per Leseistave.Votat u tkurren ne 2015 ne 2017 do tkurren akoma me shume nqse vazhdon kjo situate

  6. Xhonson says:

    Brace!PS nuk eshte parti e idealeve por e PAZAREVE.Edi Rama nuk ka qene asnjehere kryetar partie por BAJRAKTAR.Kam 3 vjet qe nuk me therret njeri si antar i PS QE JAM.Sa erdhi PS ne pushtet ma ioqi djalin nga puna,nipi dhe mbesa jane pa pune ndaj familjarisht nuk e ndjej se PS eshte partia e ime.Edi Rama doli MASHTRUES me pensionet e ish ushtarakeve.E KE SHKATERRUAR PS ,O EDI RAMA!TI JE ARMIKU I PS!

  7. tomi says:

    Fajin e ka Saliu qe punon keq baza….
    Po ju e degjeneruat bazen ne Lezhe ….
    Ju vendoset ca te LSI pa shkolle,,,,,
    Me vertet je si pioner i enverit…
    Ju politikanet te gjithe e ngaterroni a jeni ne pozite apo opozite…
    Mba mend ti zot rote qe gerthisje ne parlament kur Sala e ngriti borxhin ne kufijte e 62-64 %…
    TANI QE KA KALUAR 70 % NUK FLET FARE RRI SI QENGJ…FAJIN E KA SALIU…
    PO BEN DY VJET NE QEVERI SA KOKRRA PO MBLEDH NGA REFORMAT E QEVERISE TENDE…..

  8. Prefekti says:

    O Brace djali, PS nuk eshte difektoze ne baze por ne qender se ata e kan haru bazen me koh.

  9. Bambi says:

    Bazen ju e keni mesuar kockalepirese.
    Kur dilni neper fushata mbani pas vehtes lloj lloj llumrash, se intelektualet me mendje nuk i perfillni. Ky lloj llumi ju hap qesen perkohesisht dhe ju kenaqeni. Mirpo pas zgjedhjeve, rrugacet ju kerkojne aspren dhe ju i vendosni neper poste drejtuese.
    Kjo eshte baza e partive politike sot ne shqiperi; hajdute, bandite e trafikante barkderra.
    Intelektualet e kane braktisu me kohe politiken, pse jo dhe Atdheun pikerisht nga keto preferencat tuaja. Kjo eshte baza qe keni zgjedhur ju vete Erion. Eshte preferenca juaj, nuk ju ka faj njeri per kete.

  10. afrimi says:

    Nuk e kuptova nje fjale ne shkrimin e mesiperm: “Braçe e çvleresoi lajmin qe pordhoi Blushi”…! Eshte gabim shtypi apo eshte me dashje te shkruesit te artikullit? Kjo ishte pyetja, te tjerats’ka nevoje per analize se i di me mire se kushdo tjeter

  11. katarakti says:

    Braçe po kritikon udheheqjen e partise socialiste se eshte e shkeputur nga baza dhe nuk po kritikon bazen e socialisteve te thjeshte. Vetem ju te PD-se qe komentoni me shume pseudonime beni sikur nuk e kuptoni mesazhin e tij. Por votuesit ua kane dhene 2 here dhe per nje kohe te shkurter nje mesim te mire. Tani pritni edhe na 10 vjet ne opozite, pastaj shohim e bejme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje