Marian Chiriac | BIRN | Bukuresht
Një gjykatë në Bukuresht filloi gjyqin e Alexandru Visinescu, një ish komandant burgu në kohën e komunizmit i cili akuzohet për vrasje në rrethana rënduese në rastet e vdekjes së së paku 12 të burgosurve politikë .
Ky është gjyqi i parë i një komandanti të epokës komuniste në Rumani.
Prokurorët thonë se Visinescu, i cili tashmë është 89 vjeç, pati kryer rrahje të të burgosurve, i kishte mohuar atyre ndihmë mjekësore dhe i kishte ekspozuar ndaj të ftohtit. Shumë të burgosur politikë, përfshirë një ish diplomat dhe një kryetar partie gjetën vdekjen në këtë mënyrë.
Mes viteve 1956 dhe 1963, Visinescu drejtoi burgun famëkeq Ramnicu Sarat ku udhëheqësit e periudhës parakomuniste të Rumanisë si dhe elita intelektuale qe burgosur.
Më shumë se 50 vjet kanë kaluar që nga vdekjet e të burgosurve, por sipas ligjit të Rumanisë, nuk ka parashkrim për përndjekjen e krimeve serioze.
E veja e njërit prej të burgosurve, Gjeneralit Ion Eremia, e cila pati vdekur më 2003, i ka kërkuar gjykatës 100 mijë euro dëmshpërblim për dëme morale dhe financiare. Eremia qe dënuar me 14 vjet burg për shkrimin e një romani satirik mbi udhëheqësin Sovjektik Jozef Stalin.
Valentin Cristea, i mbijetuari i fundit i burgut Ramnicu Sarat thotë se gjyqi është i rëndësishëm, por ka ardhur shumë vonë. “Është një ngjarje që unë nuk e përballoj dot ta shoh… Unë nuk njoh asgjë, nuk mbaj mend asgjë,” tha Cristea për median vendëse
Por aktivistët e të drejtave të njeriut shpresojnë që gjyqi i Visinescut të jetë i pari prej shumë gjyqeve të tyre dhe prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave për 35 ish zyrtarë komunistë.
Dy drejtorë të tjerë të burgjeve të epokës komuniste, Ioan Ficior dhe Florian Cormos, akuzohen gjithashtu se i kanë shkaktuar vdekjen të burgosurve dhe për torturimin e të burgosurve politikë. Që të dy mohojnë akuzat.
Rumuni i fundit i dënuar për gjenocid qe ish diktatori komunist Nicolae Ceausescu i cili u gjykua dhe ekzekutua me nxitim më 1989.
Pas shumë dekadash mohimi, Rumania më në fund ka filluar të ndëshkojë krimet e kohës së Komunizmit. Në prill, Instituti i Rumanisë për Hetimin e Krimeve të Komunizmit, IIÇMER, publikoi një listë me 35 njerëz të dyshuar për arrestimin dhe torturimin e disidentëve gjatë kohës së Komunizmit.
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë mbi torturat që i shkaktonin rojet të burgosurve politikë nëpër kampet e punës.
Vlerësohet se rreth 120 mijë nga 617 mijë të burgosur politikë vdiqën nëpër kampet e punës të njohura si gulagë. Shumica qenë politikanë, priftërinj, shkrimtarë dhe diplomatë por kishte edhe shumë fshatarë.
Komiteti hetues është përqendruar në krimet politike të kryera gjatë viteve 1950 deri më 1964, kur në Rumani u shpall një amnisti e përgjithshme.
Ni kshu duhet gjykue
Adhe njaj horr horit
Deshmitari krysor
I Hysen Shoshorit!
:~
Propagande idioteske! Po te kishte dicka,kishte kohe boll qe te ishin bere keto “gjyqe”. U kujtuan sot pas 25 vjetesh ?
Thjesht kjo puna e persekucionit komunist eshte nje mashtrim i madh mbeshtetur ne te verteta te vogla!
deri kur do vazhdoje shplarja e trurit te shqiptareve me keto lajme…
ajo makeneri propogande le te thote dhe per karriken elektrike qe perdorej ne usa kunder kundershtareve..
le te flasin dhe per burgjet ne kube dhe irak..
flisni per remzi hoxhen dhe qindra te tjere te masakruar nga sali elezbiberishaj
boll se na i shpifet me kete propogande
ne gop te semes enveri,caushesku,stalini..por dhe ju qe botoni keto lajme nuk jeni me burra te mire..
Te pafhsa ne burg ose ne internim vetem 10 dite dhe atehere do te me gjykosh dhe do me japesh te drejte , ore pa tru dhe komunist i qelbur…
Se dolet ju nga burgu,ndaj u mbush vendi me halabke e funderrina!Duro dhe ca,se BAJGAT si puna jote prape atje do perfundojne!
MUTI NE HALE E KA VENDIN dhe ti nje cope MUT je! ?
Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve!!!
Nese ka hale kjo dynja,,jane komunistet
Komunistet ju cuan dhe do ju cojne gjithmone ne hale,sepse MUTI NE HALE E KA VENDIN! ?
shtetet prej kartoni meren me pleq 100 vjecare.vari draculen rumuneve .
Sikur te behej ne kohen e duhur ne Shqiperi nuk do kishim kete klase kriminele polikane qe kemi sot… megjithe popullin
Tek ne nuk u be dhe nuk do behet kurre. Aresyja ; se pushtetin politik dhe Ekonomik e moren Ata qe i sherbyen me devoteshmeri Diktatures.
Nuk kishte c’te behej se nuk kishte per cfare te behej! Gjithcka qe eshte thene pas ’90, ne pjesen me te madhe eshte nje genjeshter e madhe! Thjesht gjithcka thuhej dhe thuhet behej per qellime propagandistike dhe perfitime politike te castit. Madje realisht gjyqe dhe denime te tilla jane dhene vertet para ’90,kur pushteti ka denuar disa here persona qe akuzoheshin per sjellje dhe veprime kriminale.Por ende sot keto konsiderohen si “larje hesapesh per pushtet”,pavaresisht se mund te ishin denime te merituara,jashte cdo lloj perkatesie politike.
Sa me shume kalon koha aq me pak perfitime politike te drejperdrejta ka, ndaj dhe aq me pak flitet per ate kohe. Pastaj vjen nje cast tjeter historik, qe sa me shume te kaloje koha aq me shume do rritet interesi per te nxjerre te verteten jashte-propagandes per ate kohe dhe aty do filloje vleresimi! Ky eshte rregull historik.