FOTOT/ Kur Helmut Kohl afroi në politikë Angela Merkel

9 Korrik 2015, 17:59Dossier TEMA
FOTOT/ Kur Helmut Kohl afroi në politikë Angela Merkel

Këto dy foto janë sa 2 mijë fjalë.

Në foton e parë në të djathtë ndodhet ish-kancelari legjendar i Gjermanisë, Helmut Kohl dhe në të majtë kancelarja aktuale Angela Merkel, një produkt politik ekskluziv i tij.

Kancelar dhe kryetar i CDU që nga viti 1982 deri në vitin 1998, Kohl quhet ndryshe edhe kancelari që bashkoi dy Gjermanitë dhe të vemtin krahasim e bëjnë me Otto von Bismark.

Ishte Helmut Kohl ai që afroi Angelan nga Gjermania Lindore të bëhej pjesë e organeve të larta politike dhe më pas ministre në kabinetin e tij.

Dhe një ditë ajo arriti majën duke u bërë kancelare, e para femër në historinë e Gjermanisë.

Dhe çfarë kancelare se.

Revista amerikane “Time” e ka shpallur disa herë gruaja më e pushtetshme në botë, por edhe njeriu më i pushtetshëm në botë. Natyrisht Merkel nuk e arriti këtë pushtet dhe sukses politik duke qendruar nën sqetullën e Helmut Kohl.

Ajo gjithnjë ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të madh ndaj tij duke e cilësuar arkitektin e Gjermanisë së bashkuar dhe të BE.

Analistët dhe historianët shprehen se ka diçka të ngjashme në politikën qeverisëse të Merkel me atë të Kohl (Fotoja e dytë, Kohl i ulur në karrigen me rrota duke i puthur dorën kancelares Merkel), por ajo asnjëherë nuk e drejtoi partinë dhe Gjermaninë nën trysninë, ndikimin apo edhe linjës së asaj që mendon aktualisht Helmut Kohl.

Roland Qafoku

 

14 komente në “FOTOT/ Kur Helmut Kohl afroi në politikë Angela Merkel”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po ta gërmosh
    Thellë gjirizin
    Edhe Saliu
    Pati Ramizin ?

    1. shtese says:

      Po te germosh
      Thelle e me thelle
      Edhe saliun ishte
      Bidoni shurres se
      Enverit!

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

        ?

      2. Tarrasi says:

        Sa poshte ka rene Merkel te krahasohet me nje pacavure si puna Sali Berishes.

  2. Aldo says:

    merrni nxirrni foto te Edi Rames kur e ofroi Fatos Nano ne politike..dhe nje kur Rama e largoi Nanon nga politika:):)

  3. Aleksander says:

    Respekt respekt respekt…per te dy te medhenjte e Gjermanise !

  4. HAJDUTI says:

    Thuaj jo evropes…eshte nje shtepi qe ka probleme dhe zgjedh ke te marre e ke mos te fus ne ate shtepi…ne lundem evropiane nuk behemi BE..

  5. xxl says:

    Aldo Po ti krahason Helmut kohl me fatos nanon.

  6. Lili says:

    Te d’y Kane nje gje qe ju mungon leadereve shqiptar Atdhedashurine!Déri ne sakrifice:cka ka bâ germa et edhe sakrificat qe Kane pranuar me bâ per integrimin e pjeses tjeter te germanise nuk e Kane bâ shqiptaret !e kur jo pushtetaret shqiptare!

  7. Dielli says:

    Anxhela Merkel nje kompromis i fshehte i periudhes se bashkimit gjerman,nga Gorbacov-Honeker dhe Kohl, as me pak dhe as me shume.
    Krriza financiare,rritja e ekstremizmit te c’do ngjyre apo besimi qofte,si dhe hipja ne krye te politikes gjermane nje gjermano-lindore sikurse Merkel,qe ishte 50 vjet mbrapa,dhe 50 vjet anash kundrejt Gjermanise Perendimore, nuk ka nevoje per levdata dhe koment,per aq kohe sa te pa moralshmit dhe bankeret e pa ngopur ne euro te pista dhe pushtet pa kufi me cdo forme e cmim vazhdojne te sundojne duke u cvatur taksapaguesit europian pa i hyre gjemb ne kembe deri me tani.
    Loja me grekun eshte produk i tyre,mjere europianet per politikane dhe bankere e financiete,apo prokurore e gjykates qe kane.

    1. Parallax says:

      Pirdh se lirohesh. Greku ka 50 vjet qe zhvat dhe vetem 4 vitet e fundit ka thithur 300 miliarde euro.

  8. pjerini says:

    dielli qenke nji djal shum izgjuar ti ja rrofsh bethen angela merkelit

  9. vito says:

    Krahasim metaforik nermjet Liderve gjermane me tanet!mgjse dikushi tha dikur se jemi vendi i dyte ne Europe pas Gjermanise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje