Kur historinë e shkruajnë historianët

7 Korrik 2015, 21:09Dossier TEMA
Kur historinë e shkruajnë historianët

 

Meditime për monografinë e Kristo Frashërit “Ahmet Zogu: Vështrim Historik*

 

 

Dr Gëzim Alpion

Universiteti i Birminghamit, Angli

Në leksionin me temën “Përse Shqipërisë i duhen ‘intelektualë publikë’”, që zhvillova në “Qendrën e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal” në Tiranë këtë vit, me 16 prill, një pjesëmarrës shprehu shqetësimin se në Shqipëri botimet shkencore nuk propagandohen sa duhet. Nuk mund të komentoj se sa bëhet në Tiranë në këtë drejtim. Ajo që di është se, ndërsa prezantimi i librave të prodhuar në masë dhe me cilësi të diskutueshme në Shqipëri është bërëdiçka e modës, për monografinë e Kristo Frashërit “Ahmet Zogu: Vështrim Historik”, që u vu në qarkullim nga “Botimet M&B” në Tiranë vitin që kaloi, deri tani,nukështë bërë ndonjë prezantim.

 

Duke parë zallahinë mediatike që bëhet në Tiranë për libra me tema të ndryshme, përfshirë botimet sensacionaliste për ndonjë figurë historike,nga autorë me kredenciale akademike dhe integritet profesional të diskutueshëm, Frashëri nuk e përmbajti dot habinë të përzier me një dozë pezmatimi të ligjshëm për heshtjen e plotë të mediave dhe Tiranës zyrtare ndaj librit të tij për Zogun. Dhe kjo, në një kohë kur,jo rrallë,mediat shqiptare, të politizuara deri në palcë, turren pas politikanëve që i financojnë kur këta të fundit duket se janë në konkurrencë se kush e kush tëarrijë më parë në prezantime librashqë kanë për autorë sejmenxhinj, busulla morale e të cilëve anon gjithmonënë kahun e pushtetmbajtësit tëradhës.

 

Përse injorohen veprat e një studiozi skrupuloz si Frashëri dhe trumbetohen me të madhe botime që nuk kontribuojnë në zgjerimin e njohurive apo rritjen e shijeve estetike të lexuesve? Mos vallë në Shqipëri nuk ka auditor të etur për të kremtuar botime serioze që nuk i bëjnë fllad askujt dhe i qëndrojnë besnik vetëm paanësisë? Apo ndoshta shkalla e izolimit (më shumë e vetimponuar sesa e diktuar),zemërngushtësia dhe xhelozia akademike kanë arritur në një shkallë edhe më të frikshme dhe të dënueshme se ç’mendohet në këtë kohë kur Shqipëria po vuan një ngërç të stërzgjatur intelektual?

 

Nuk them që botimet e autorëve të kalibrit të Frashërit t’u nënshtrohen promovimeve bajate, qëllimi i të cilave është mbulimi me lëvdatë sa hipokrite, aq edhe të pamerituara, i autorëve dhe librave që trumbetohen si kanonike, megjithëse të gjithë e dinë, përfshirë autorët, se janë të destinuara për harresë.Po kështu, nuk po rekomandoj që të shkruhen recensa për vepra të dijetarëve cilësore si Frashëri, thjesht meqë paçavure të tjera të botuara lartësohen pa asnjë arsye. Unë do të preferoja që për një vepër cilësore më mirë të mos shkruhej gjë sesa të shkruhej pa cilësi dhe jo për motivin kryesor: pra, propagandimin e dijes pa asnjë kusht.

 

Pavarësisht pezmatimit të justifikueshëm të Frashërit për harresën dhe injorimin e veprës së tij, ky studiues, ashtu si disa autorë cilësorë në Shqipëri, nuk shkruajnë për t’u vënë re apo për të mbledhur lëvdata. Për këtë kategori studiuesish, vlerësimet e tepruara rezervuar për liliputët letrarë dhe studiues të paskrupujt janë ofendim për intelektin.

 

Ajo që më ka bërë përshtypje në lidhje me indiferencën ndaj studimit të Frashërit për Zogun është heshtja e historianëve. Historia, si disiplinë shkencore, dhe historianët, si studiues, nuk e kanë pasur asnjëherë të lehtë gjatë gjithë historisë së ekzistencës së shtetit shqiptar. Kjo për shumë arsye, të cilat nuk mund të përmenden të gjitha apo trajtohen në thellësi në këtë shkrim. Fatkeqësisht, historia e Shqipërisë si fushë studimi ka një traditë të palakmueshme; ajo vazhdon të përjetojë një kaos endemik si rezultat i trysnive direkte apo të tërthortë nga politikanë me mendësi ‘monarkësh absolute’. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk ka pasur apo nuk ka historianë të mirëfilltë. Frashëri dhe veprat e tij dëshmojnë më së miri se në një situatë të tillë anormale, zëri i arsyes, logjika e ftohtëdhe përkushtimi i paanshëm akademik ndaj së vërtetës, gjithmonë mbijetojnë. Problemi është se historianët e llojit të Frashërit nuk u vijnë për shtat satrapëve shqiptarë, gjë që shpjegon më së fundi edhe ‘preferencën’që disa politikanë kanë manifestuar kohët e fundit për historianë të huaj.

 

Për sqarim, nga arsimimi formal, unë nuk jam historian dhe, për pasojë, i ‘pakualifikuar’ të gjykoj një monografi të karakterit historik. Justifikimi im më i mirë se përse po shkel pa leje në një fushë si historia është se, si sociolog, gjithmonë i kam qëndruar konsekuent parimit veberian se historia zë vend primar në çdo studim të shkencave sociale apo humane, veçanërisht ato sociologjike.

 

Figura historike kontroversale si Zogu shpjegojnë edhe interesin e vazhdueshëm që ata ngjallin, veçanërisht ndër historianë, po edhe autorë të fushave të tjera. Megjithatë, vetëm një historian i paanshëm është në gjendje të japë një panoramë objektive, pa politizuar çështjet, por në të njëjtën kohë pa nguruar t’i thotë gjërat troç, pavarësisht se kujt i pëlqen apo i djeg troçësia. Në këtë drejtim, monografia e Frashërit, megjithëse e shkurtër, është një tekst që do t’ju shërbejë si historianëve dhe studentëve të historisë, ashtu edhe lexuesit të zakonshëm. Frashëri shkruan me një stil joshës dhe gjuhë koncize, ndërsa analiza dhe konkluzionet mbështeten vetëm në dokumente historike të interpretuara me objektivitet.

 

Frashëri, me të drejtë, e vë theksin që në fillim në sajesat që vihen re në literaturën për Zogun. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të theksohet se, si çdo politikan me ego të fryrë, edhe Zogu, nëpërmjet historianëve të oborrit, filloi të arnojë pretendime donkishoteskë për gjenealogjinë e tij ‘pejgamberiane’ si pinjoll i vonë i Skënderbeut.

 

Një ndër meritat e Frashërit në këtë vepër është se ka arritur të trajtojë në mënyrë koncize, pa tendencë, dhe hapur shumë çështje të ndërlikuara dhe sensitive në lidhje me Zogun si njeri dhe politikan, ashtu si edhe pasojat negative afatshkurtra dhe afatgjata të regjimit të tij. Ajo që e bën lexuesin të mendojë dhe reflektojë nga ky libër është se sa të përbashkëta negative ka politika shqiptare në metodat që përdor për të uzurpuar pushtetin dhe për të qëndruar në fuqi me çdo kusht. Kjo, fatkeqësisht, është e vetmja ‘vazhdimësi’ e dukshme në historinë e fragmentuar të shtetit shqiptar gjatë monarkisë absolute, komunizmit totalitar dhe aktualisht demokracisë plutokratike.

 

Me të drejtë, Frashëri i kushton vëmendje në këtë libër veçanërisht dy momenteve kulmore të regjimit të Zogut që cënuan drejtpërdrejtë dhe rëndë integritetin kombëtar të shtetitshqiptar, sovranitetin territorial, dhe pavarësinëe vendit. Bëhet fjalë për shpërblimin që Zogu i bëri Pashiçit, duke i dhuruar territore nga trungu i atdheut për ndihmën vendimtare të Serbisë në kthimin e tij në pushtet pas Revolucionit të Qershorit, si dhe kapitullimin e regjimit zogist ndaj Musolinit. Largimit i Zogut nga Shqipëria një ditë para pushtimit, çështja e arit që mori me vete në mërgim, si dhe shpërndarja e qeverisë dhe mosorganizimi i saj në mërgim, e bënë Zogun përfundimisht një figurë që nuk mund të gëzonte kredibilitet në planin kombëtar dhe ndërkombëtar për të marrë përsipër drejtimin e rezistencën së Shqipërisë ndaj pushtuesve fashistë dhe nazistë. Konkluzioni që lexuesi nxjerr nga narracioni i Frashërit për këto aspekte të rëndësishme të regjimit zogist, si dhe për tendencën e Zogut për të mos debatuar me kundërshtarët e tij politikë, eliminimi fizik që Zogu u bëri disa prej tyre, përdorimi nga ana e tij e ryshfetin për të siguruar besnikërinë e sejmenëve në parlament dhe krahina anembanë Shqipërisë për të konsoliduar dhe përjetësuar pushtetin e tij absolut është se ata përkojnë me karakterin e një njeriu që nuk ka asnjë skrupull për të kënaqur egon e tij.

 

Ahmet Zogu në librin e Kristo Frashërit nuk është vetëm një figurë kontroversale apo thjesht negative. Ndër monografitë për Zogun që kam lexuar, kjo është një vepër që merr përsipër dhe arrin të realizojë me sukses identifikimin njëkohësisht jo vetëm të anëve të errëta të kësaj figure komplekse, por edhe aspektet pozitive të regjimit zogist. Frashëri thekson veçanërisht progresivitetin e reformave që u trashëguan nga qeveria e Lushjes si dhe të reformave që u inicuan dhe përpjekjet e lavdërueshme për aplikimin e tyre gjatë sundimit të Zogut në fushën administrative, juridike dhe arsimore. Përpjekja për të paraqitur me objektivitet figurën komplekse të Zogut dhe regjimin e tij bënë që monografia e Frashërit të veçojë nga shumë vepra të tjera për Zogun të karakterit fund e krye panegjirik, tërësisht demaskues apo thjesht grotesk.

 

Si çdo historian i mirë, Frashëri e zbulon figurën e komplikuar të Zogut nëpërmjet materialeve arkivorë, dhe një numër botimesh që kanë për autorë vetë Zogun, sejmenë që i thurrën lavde si shpërblim për përfitimet personale, një numër kundërshtarësh (si ata që u pezmatuan me Zogun, pasi ai ua drodhi, ashtu edhe opozitarin-bashkëpunues Konicën, vitrioli i të cilit nuk motivohej thjesht nga hatërmbetje personale), dhe autorë të huaj, veçanërisht studiuesin amerikan Bernd Fischer.

 

Mënyra se si Frashëri e trajton në librin e tij kontributin e Fischer-it përsa i përket studimit të Zogut dhe regjimit të tij përbën një shembull të shkëlqyer se si studiuesit shqiptar duhet të angazhohen me veprat e kolegëve të huaj. Frashëri e vlerëson objektivitetin e Fischer-it, por edhe ofron kritikë konstruktive në lidhje me ndonjë mangësi në veprën e tij, gjë të cilën e bën jo në mënyrë tendencioze dhe me qëlllim denigrues, por gjithmonë brenda etikës akademike, duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë mund ta ketë kufizuar perceptimin e Fischer-it në kohën kur shkroi librin e tij për Zogun, të botuar për herë të parë në gjuhën angleze në vitin 1984. Me qëndrimin e tij ndaj veprës së Fischer-it, Frashëri përcjell mesazhin në kohën e duhur se ndaj studiuesve të huaj nuk duhet të sillemi si inferiorë patologjikë, se studiuesit e huaj kanë po aq të drejtë sa studiuesit shqiptarë të merren me studimin e historisë dhe figurave historike shqiptare, dhe se të gjithë së bashku si studiues mund të përfitojmë nga arritjet dhe mangësitë e botimeve tënjëri-tjetrit.

 

Përfundimisht, mund të them se unë e shijova leximin e monografisë së Frashërit për Zogun. Uroj që ky libër të tërheqë vëmendjen e lexuesve, veçanërisht të brezit të ri, që nuk di shumë për këtë figurë kontraversale, enigmatike dhe ekzotike si për ne shqiptarët, ashtu edhe për të huajt, një personalitet qëështë nxirë krejtësisht dhe padrejtësisht nga kundërshtarët e tij, si dhe lartuar kohët e fundit në një piedestal tëdiskutueshëm.

 

Edhe ndonjë mangësi e vogël e këtij studimi si, për shembull, përsëritjet që vihen re aty këtu, veçanërisht në lidhje me dy veprimet antikombëtare të Zogut apo të tre reformave progresive të përmendura më lart, mund të evitohen lehtë në një ribotim të edituar. Këto përsëritje nuk janë gabime stilistikore; ata dëshmojnë dëshirën e Frashërit për të bindur ata që e glorifikojnë plotësisht apo e përçmojnë në ekstrem Zogun se ai nuk është as kundër, as në favor të tij. Si historian me integritet dhe respekt për historinë si shkencë, qëllimi i parë dhe i fundit i Frashërit është të shikojë nëpërmjet mikroskopit të objektivitetit një figurë që luajti rol të rëndësishëm në fatet e vendit në një kohë kur përpjekjet e intelektualëve në diasporë për të sendërtuar ndërgjegjen kombëtar, për fat të keq nuk infektuan sa duhet drejtuesit e shtetit shqiptar që doli nga rrënojat e një kombi që kishte jetuar të shumtën e kohës ose i pushtuar, ose nën rrezikun konstant të pushtimit për afro 20 shekuj.Duke lexuar veprën e Frashërit, mendja nuk ka se si të mos të tëshkojë në pazarllëkun e viteve të fundit të Tiranës me Greqinë në lidhje me kufirin detar, ryshfetin, qëmbetet tipar dallues i kohës tone po aq se edhe gjatë regjimit zogist, dhe parlamentinshqiptar, dikur nje instrument oborri, ndersa sot nje kuvend kunatash grindavece te diplomuara ne vulgaritet. Monografia e Frasherit duhet tju shërbej si paralajmërim drejtuesve të Kosovës që të mos sillen si ksesere prostitutash ne kurriz te vendit tani kur po diskutohen kufijtë. Asnjë kompromis me serbët dhe malazezët nuk vlen po qe se për çmim ka tkurrjen e mëtejshme të trojeve. Çdo kompromis i tillë ka vetëm një emër: tradhëti kombëtare.

 

Thuhet se Çërçilli dikur ka thënë se Ballkani gjeneron më shumë histori se ç’mund të përtypë. Ndoshta. Eshte me vend të kujtojmë këtu edhe klishenë se historia përsëritet ngaqë njerëzimi nuk nxjerr mësime nga gabimet. Kjo është e vërtetë, veçanërisht për gadishullin Ballkanik. Por gjërat duhet dhe mund të ndryshojnë, veçanërisht në Shqipëri. Një mënyrë për të sjellë këtë ndryshim është tua besosh historinë historianëve. Të kuptohemi drejt: historianëve qënuk kanë çmim. Libri i Frashërit për Zogun tregon se ka të tillë.

 

 

*Kristo Frashëri, “Ahmet Zogu: Vështrim Historik”, Tiranë: Botimet M&B, 2014, ISBN: 978-9928-172-22-8, Çmimi 1000 lekë.

 

 

 

17 komente në “Kur historinë e shkruajnë historianët”

  1. ttl says:

    Politikanet per pacavurren e Fevzos hapen pallatin e brigadave per profesorin e nderuar qe jeton pleqerine e vone dhe akoma shkruan nuk kujtohet askush. Njerez bythelepires qe nuk ke cfare u kerkon. Ata ushqehen ashtu ndryshe nuk mbijetojne. I nderuar profesor per kontributin tuaj.

    1. Pelasgian says:

      Fut ktu edhe pacavuren e Rames me Kurbanin e tij!

      Shyqyr qe s’ka shkrujt noj liber sal hajdari se at’here eshte t’ia besh vetes Baam!

      Prof mire qe e kan lene ne harres per punen e tij por e kan lene edhe ne veshtiresi te madhe ekonomike!

      Shtet Hale,popull bajge!

      Akademiku grek shkon nga Amerika dhe voton ne referendum kurse ne kta tanet i leme te vdesin ne erresire e varferi!

      Prandaj s’vijne akademike te vertet ne Shqiperi,e dine cfare i pret,si nga shteti si nga popull!

      1. komunalja says:

        Sal’ shpellarit ia ka shkruajtur librin shpellarka, cuca e jamplerës!
        Libri për koncesionet dhe reformat e qeverisë “Berisha”!
        Kjo eshte per t’ia futur vetes bam!! Kulmi i poshtesise dhe cinizmit!

        1. Aleksander says:

          Nje tjeter ceshtje qe ja vlen te diskutohet, por qe z. Gezim nuk e ka prekur, eshte ceshtja e shkaterrimit te Akademise se Shkencave te Shqiperise nga Sali Pashe Toptani dhe sejmenet e tij, si ish keshilltari i tij per arsimin Myqerem Tafaj. Ata i vune kazmen Akademise duke shkurtuar dhe larguar te gjithe ata historiane, gjuhetare e shkencetare me vlera kombetare. Duke bere kete akt tradhetie ndaj vendit keta tradhetore te kombit i hoqen mundesine kombit shqiptar qe te beje studime serioze te historise dhe gjuhesise se popullit tone dhe te mbroje historine e kombit tone perkundrejt histo-mashtuesve sllavo-greke. Kristo Frasheri eshte nje figure serioze dhe nje talent dhe vlere e larte kombetare, qe punon pa para per kombin e tij. Une jetoj jashte dhe z. Gezim eshte nje mik i rinise sime. E njoh dhe e respektoj per arritjet e tij dhe per kontributin qe vazhdon te beje ne te mire te Shqiperise me veprat qe shkruan dhe ka shkruar per NenenTerezen e te tjera tema interesante. Njerez te tille duhen bere pjese e Akademise se rinovuar te shkencave te Shqiperise. Kombi shqiptar ka shume akademike qe kane bere kariere ne vendet perendimore dhe keta intelektuale te shquar te kombit tone duhen promovuar, perkrahur, propaganduar dhe mbeshtetur qe te rinovojne Akademine e Shkencave. Une i bej thirrje qeverise dhe te gjithe akademikeve shqiptare si brenda dhe jashte vendit qe te organizohen per ristrukturimin e Akademise se Shkencave. Duket qe Akademia eshte rrenuar dhe ka ne krye njerez medioker dhe te korruptuar qe nuk kane asnje deshire qe te ringjallin kete organizem, ose mushkri qe mban gjalle kombin tone, qe te perballoje agresionin e vazhdueshem sllavo-grek me pretendimet e tyre territoriale si per Epirine Veriut apo Himaren ashtu edhe per Kosoven, territoret shqiptare jashte kufijve si dhe te historiografise iliro-dardane dhe epoirote. Z. Kryeminister Rama, ke bere dhe po ben mjaft pune te mbara per Shqiperine dhe shqiptaret. Shqiptaret te kane besuar dhe te kane votuar sepse u ke treguar se po mbron kombin dhe po punon per te miren e tyre. Kam frike se ke lene ne harrese Akademine e Shkencave te Shqiperise. Kjo duhet te behet nje prioritet i mbare shqiptareve kudo qe ndodhen si jashte edhe brenda vendit. Berisha pervec tradhetive te shumta qe i ka bere kombit tone, dhe qe shume komentues i kane rreshtuar ne komentet e tyre, ka ne CV-ne e tij edhe kete tradheti te ndyre te shkaterrimit te inteligjences shqiptare dhe te ajkes se inteligjences se kombit tone, Akademine se Shkencave.

          1. paradoxal says:

            Respekte i nderuar! Jam absolutisht dakord me cfare thua. Duhet bere nje peticion e t’ja drejtojme Qeverise Shqiptare per kete problem madhor te kombit tone (jo vetem te shtetit tone).

    2. Sholla says:

      Ke plotesisht te drejte mik. Ky fakt qe sjell artikullshkruesi nxjerr ne drite orjentimin partiak qe ka drejtuar gjithe keto vite Akademine tone te krimit e te mafies, por kurrsesi te shkences. Nderim e respekt per te palodhurin Kristo Frasheri!

  2. bulevardi "Zogu banditi i Pare" says:

    i nderuar Gezim

    Keni kapur nje teme shume domethenese qofte por Kristo Frasherin,per regjimin e Ahmet zogut por dhe per “intelektualet publike” qe jane nje kategori e domosdoshme per nje komb te civilizuar por ne shqiperi pothuajse nuk egzistojne.

    Fenomeni “blendi fejziu” eshte bere nje semundje kanceroze ne Shqiperi ku jane infektuar qe te ambasdoret e akredituar ne shqiperi e deri te Edi Rama qe beri xhestin e tij me te turpshem qe shkoi te pallati brigadave ku nuk mungoi dhe Xeni Sadijes.

    Persa i perket Ahmet Zogut mendoj se sidomos pas 2005 eshte vene re nje glorifikim i pa justifikuar qe ndoshta eshte per te eklipsuar enver hoxhen.

    Ne kohen e Enverit kam qene nga ato intelektuale qe habitesha me nje hordhi turbo-komunstesh qe nga bole-ferkues te “diktatorit te dashur” u kthyen ne nekrofage pas 1991 duke permendur ketu dhe dy intelektuhale si berish me iskadarene..

    Mbasi jetoni ne Angli me kane bere pershtypje reagimet e Catin Saracit i cili e quan zogun me shume se nje monstre dhe ka te drejte

    le te citojme nje pasazh nga ish bashkpuntori i ngushte i zogut.

    Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut
    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:

    Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.

    Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”

    Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit. Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…

    Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”

    Nqs se ne “hodhem” enverhoxhen ne 1991 dhe dikush i ngriti lapidarin nje krimineli,tradhetari,anadollaku si zogu atehere ai vend ndodhet ne nje gjendje me te keqe se nje pushtim..ndoshta me i ndyre se pushtimi nga turqit para 500 vjeteve.

    faleminderit zoti gezim

  3. believer says:

    Flm Zoteri! Nje i huaj qe erdhi ne Tirane tha: “gjeta ca “bythpambuke” qe silleshin kot gjithe diten kot tek Akademia?! Dhe qe ishin gati te shisnin cdo gje per 300$???!!

  4. Z/Kallami says:

    Nji analize e persosun per figuren dhe vepren e te madhit historian Shqiptare te nderuemin Kristo Frasheri.
    Vlersime dhe shume pergezime juve i dashuri analist Dr.Gezim Alpion.

  5. Z/Kallami says:

    Falenderoi shume komentuesin qe tregon nji histori te sakt mbi kush ishte Zogu sepse enigma e ime ma ne fund gjen zgjidhje nga juve i nderuem.Me autor Catin Saracin.Te cilin e rregjistrova per here te pare ne trunin tim.
    Fatkeqesia!
    Maloku i Vicidolit rilindi malokun e Matit.I vendosi shtatoren ne Burrel dhe Tirane.Kur ky cilsohet nga vete miku i vet Catin Saraci aventurier dhe tradhetar i kombit.Fakti qe Saraci mban banknotat fallso dhe letrat e fundit si deshmi e pandershmerise se tije.
    Dhe ka njerez e i vihen permbas Berishes duke e quajtur vizionar dhe politikan i zoti.Ky duhet rjepur persegjalli njisoj sic e ka meritue dhe Zogu.Fal puplave iku pa u ndier.Po jo pa dijenin e te madhit Saraci.Qi ia paska perplasun ne surrat Zogut se kush asht.

  6. bulevardi "Zogu banditi i Pare" says:

    per komentusin Z/Kallami

    Materiali i Catin Saracit per Zogun eshte shume me i gjate dhe ka shume ndyresi te tij…..Eshte e njejta gje me raportin Izet Haxhia me Sali Bishen qe ai po hap petet e lakrorit te tradhetise dhe te krimit.

    Per kuriozitetin tuaj lexoni me poshte “xhevahiret e zogut kurves:

    Masakrat e Zogut, te katoliket shqiptare nga varjet tek pjekja në hell e njeriut

    At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet – dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë – vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…

    Burrat ma të mirë të Dukagjinit, bashkë me shumë meshtarë, u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Ç’ka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia, u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën, u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty.) Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë, që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.
    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla, të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e u jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre ç’njerëzor arriti deri aty, sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
    Zogolli me hipokrizinë e tij dhelparake arriti të nxiste një krahinë kundër një tjetre, duke përdor me shumë sukses mercenarët e verbër si topxhi të dhunës e terrorit të shfrenuar ndaj kundërshtarëve, duke përdor reprezaljet masive ndaj një krahine të tërë, siç ishte Dukagjini në rastin konkret. Mercenarë të armatosur nga Kelmendi zunë Qafën e Pejës, duke i detyruar dukagjinasit të kthehen prapa në tokën e tyre të shkretuar, ku Hasan bek Bushati, Muharrem Bajraktari e kompani, vazhdonin operacionin e pamëshirshëm….

    as serbi me grekun nuk bene te tilla masakra…si ahmuti i burgajetit qe i kane vene dhe nje permendore qe duhet kthyer ne shurrore

  7. gezim says:

    Faleminderit Dr. Gezimi ! Publikimi mendimit tuaj per botimin e fundit nga Akademikut Kristo Frasheri, ploteson mesemiri mungesen e publicitetit ne medja te shkruara e vizive, po aq mire i eshte bashkuar dhe analiza e percipte por konkrete mbi aktualitetin e atyre qe drejtojne politiken apo qeverisjen e sotme, naiviteti publikut eshte seriozishte shqetesues, por indiferentizmi i intelektualve mbi vepra tradhtie te provuara ne ditet e sotme nga njeres te stimuluar ne politike nga veset e keqia te se shkuares qe i gjejme dhe te studimi zotit Frasheri, eshte me pasoja per vendin tone. Shqetesimi juaj le te sherbeje si nje thirrje te ndergjegjes per cilin prej nesh e te kene kurajon qytetare per te kerkuar largimin e tyre nga postet politike qe ju eshte dhuruar si shperblim sherbimi.

  8. 2 says:

    Nuk ka asnje dyshim se Ahmet Zogu ishte nje monster orientale pasi te lexosh nje fakt horror si me poshte…pse harrojme kaq shume ne shqiptaret kur bie fjala per krimet e zogut qe jane te ngjashme dhe me kry-kriminelin berishe

    Martiri i Atdheut Dom Gjon Gàzulli –

    I varur prej Ahmet Zogut 5.03.1927 “…dhe i falet jeta pasi Zogu u sigurue se kishte dhene shpirt

    . Historianë e politikanë, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, po flasin për nevojen e rishikimit të figurës së “mbretit”. Për t’u ardhë në “ndihmë”, para shkrimit për një prej veprave të tij “të lavdishme”, mendova ta ilustroj me këte faqosje: “LAVDIA” E MBRETIT AHMET ZOGU I –rë…

    NIPI SI DAJA…

    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme: “Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.)

    Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: – Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike. Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmos tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste në vitet 1944-1946.

    Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zogolli, Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes. Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”.

    Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë.

    Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.

    Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se:

    1) kishte organizue kryengritjen;
    2) kishte shpërnda armë ndër male;
    3) kishte pre telin e telefonit.
    Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!

    Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen.

    Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (… Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke!

    Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë.

    Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën…..A meriton nje lapidar ne Tirane ky tiran..

  9. PERSE CFAR PRESNI JU MAMLUKA
    TE SHPREHI KY ISLAMIST NGA ANGLIA
    SIGURISHTE DO HIQET SI MASHTRUES
    KESHTU KAN BO TAN JETEN KURVAT E ANADOLLIT
    PO KUR MARRIN POSTIN JA SHESIN GREKUT SHQIPERINE

    DAVA MYSLIMANI AMAN SI SU LODHET NJIHER ME TE TILLE SHARLATAN !
    A SJU PREMTOJ BERISHA DEMOKRACINE O TRUMUTER ?
    DHE CFAR JU BERI ?
    JU CMENDI JU VRAU JU KURVEROJ JU DEGJENROJ JU DHJEU NE SOFER

  10. Lili says:

    Qendroni ne fushen tuaj pra edhe kerkoni pse koha e Zogun eshte ende nje fushe per te cilen intelektualet e vertet nuk guxojne me fol! Cfare shpegimi sociologik i jeni ju ketij fenomeni:orbortari e re qe nuk guxon te flase se mos ‘pushtetaret’ e ri po idherohen? Largim nga nje teme plot vnerr politik,apo largim nga nje teme ku automatikisht do te anatemohesh nga korri i is Sigurimsat qe eshte ende shume aktiv!
    Si kunderpasqyre per shqiptaret eshte ajo kohe!
    Pra ju si sociologue Kapni kete e jo si historiane se historia e shqiperise nuk do ndryshoje aspak sot nga te mirat e te keqijat e Zogut!po ndikimi i ‘anatemimit’ te Zogut ndryshon cdo gje ne mentalitetin e shqipeve edhe ne konstruktin e tyre mendore:ju me perdorimin e nje fjalor personal ketu tregoni ma shume për formimin tuaj jo Perendimor e jo shkencor se sa nje mije flase,edhe te me besoni ,nuk me bind aspak me lexuar ate liber’partizan’,perkundrazi!
    In fine,libri nuk propagandohet… se nuk ia vlen:shqiptaret nuk kerkojne me histori alla enver Hoxha,kur Kane mundesi me lexuar vete arkivat e publikuar nga amerika apo anglezet ! Shqiptaret sot nuk Kane nevoje per njerezet qe shtermberojne historine sipas bindjeve te tyre envériste edhe lexojne boten nepermjet filtrage enveriane!
    Sa per intutilimit te qendres ku keni shkue ,a nuk ju duket tash se vete kjo intutilim eshte idioti perfekt i konstruktit mendor te ‘intelektualeve’ shqiptare’Qender per studim te politikave evropiane etj etj…’ vetem albanistani prodhon keso idiotia….kur krekosen disa !

  11. Dn says:

    Kur nje historian ,apo me falni,nje sociologue kishe me formim perendimor-fillon nje punim me shprehjen ‘ ku i pelqen apo ku i djegj libri apo tezat e nje libri’,kuptojme sa i ngusht eshte formimin i tij intelektual edhe kuptojme se kemi kalluar ylberin e arsyese per ate te emocioneve!kur nje sociologue flet per ‘trocesira’ ne Histori,apo edhe ma zi ne sociologie, ku gjerat nuk Jane kur, ama kur, bardh e zi ,po ku cdo gje varet nga kendveshtrimi me te cilen-si fôle troc si s’fole troç- e ‘lexojsh’ kete histori kuptojme se duhet edhe nja dy a tre generata qe te zhduket debiliteti i instaluar ne kokat e shqiptareve nga trueshperllarja e kohes komunist.

  12. Z/Kallami says:

    Ne shenje rrespektit Komentuesit: Bulevardi “Zogu banditi i pare”.
    Ju dukeni se jeni hulumtues e kurajoz.Edhe mund ta dine historin qe do shenoj ma posht.Po sidoqe konsiderohet.Kam deshire te ta tregoj.

    Ishte koha kur ushtria Asutro-hungareze ne 1916 kerkonte te interrnonte nipin e Esat pashe Toptanit.Ahmetin e ri.Nana e Ahmetit i con fjale Pader pal Dodaj,qe asokohet ishte superior i kuvendit Franceskan te Rrubikut,ta ndihmonte.Frati Dodaj menjihere shkon dhe e merr ne Burgajet te Matit per ta strehue ne kete vend te Rrubikut.Per dy jave mbreti i vetshpalluni i ma vonshem i Shqipenise do te ishte ne te rite e vet xhaku ne seminarin e Rrubikut dhe i vetmi “seminarist” i besimit Mysliman,qe do kapercente pragun e atij kuvendi.
    Idhtija “Shperblimi” i kesaj historie vjen 11 vjet ma vone,kur rasti do te sillte qe frati Pader Pali do te hynte ne burgun e mbretit.I deshperuem,ne ditarin e tije me 1925,do te shkruente: “Kurr nuk ia kishte marre mendja se do t’ia shperblente keshtu “Seminaristi” i tije i dikurshem.
    Nderhyrmja e nanes se Zogut bani qe frati te linte qeline e mbretit qe jo vetem e kishte shpetue nga interrnimi, por Frati i kishte rregullue punen qe te vazhdonte studimet ne Austri.
    Asht e quditeshme se bash keto njerez negativa te shoqerise kane fatin ne momentin qe do sakrifikohen,ringjallen dhe bahen perbindsha te paftyre e te pakarakter pa kurrefare konsiderate ndaj shoqerise.
    Per cfare me shkruejshe ne pergjigje te falenderoi me rrespekt.Pavarsisht se i kam te njohura nga em Am ato ngjarje historike te dhimbeshme te Muharrem Bajraktarit mbi dukagjinasit. E jam i bindun se i ka ra pabesisht.Sepse ato troje nuk kane mujt me i pushtue apo nenshtrue askush.Ushtri te mireorganizume e te armatosune deri ne dhambe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje