Historia e vizitave të rëndësishme në Shqipërinë e fundviteve 80 deri tani nis me vizitën e kryeministrit të Landit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1984 kur diktatori Enver Hoxha ishte ende gjallë. Vetëm gjashtë vite me vonë Shqipëria ndryshoi sistemin politik duke kaluar nga diktaturë në sistemin demokratik. Prej asaj kohe, Shqipëria është vizituar nga shumë personalitete të Perendimit deri në nivel presidentësh të SHBA. Vizita e kancelares Angela Merkel është e këtij niveli të lartë dhe vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë sa i përket të ardhmes së zhvillimit të saj ekonomik dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Tema Tv pasqyron të përmbledhur historinë e vizitave të rëndësishem të liderëve botërorë në Tianë në 30 vite.
Franc Jozef Shtraus (1984-1987)
Vizita e parë e një zyrtari të lartë perëndimor në Shqipëri ka ndodhur në kohën e regjimit komunist nën udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha. Kryeministri i Landit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus vizitoi Shqipërinë tre herë në harkun kohor mes viteve 1984-1987. Në emër të Gjermanisë ai propozoi një grup projektesh zhvillimi për Shqipërinë me një investim gjerman prej 100 milionë markash gjermane. Kjo oferët e Gjermanisë u refuzua nga udhëheqja komuniste e kohës.
Nënë Tereza – në vitin 1989
Në vitin 1989 ka vizituar për herë të parë Shqipërinë, nobelistja me famë botërore, shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza. Pas shumë përpjekjesh të mohuara më parë nga regjimi komunist, Nënë Tereza në vitin 1989 arriti më në fund të puthte tokën shqiptare. E gjithë axhenda e Nënë Terezës u kontrollua me kujdes nga udhëheqësit komunist.
Vizita e Peres De Kuelar në Shqipëri –në vitin 1990
Në vitin 1990 mbërriti në Shqipëri, sekretar i përgjithshëm i OKB-së Havjer Peres De Kuelar. Ai u takua me zyrtarët shqiptarë komunist në një situatë specifike, kur kishin hyrë në ambasadat e vendeve të perendimit të Tiranë rreth 5 mijë qytetarë shqioptarë. Diskutimi i Dekualar me udhëheqit komunist u përqëndrua tek të drejtat e njeriut, lirinë politike, fetare dhe të pronës.
James Baker në vitin 1991
Më 22 qershor të vitit 1991 mbërriti në Shqipëri sekretari amerikan i shtetit, James Baker. Kishte vetëm pak muaj që ishte rrëzuar sistemi komunist dhe Baker ishte i pari zyrtar amerikan që vizitonte vendin tonë. Vizita e tij mbahet mend si një ndër më të rëndësishmet të ndodhura në Shqipëri pasi Bakerit iu bë një pritje madhështore.
Papa Gjon Pali i II – 25 prill 1993
Pas 50 vitesh në diktaturën komuniste ku besimi fetar ishte i ndaluar më 25 Prill të vitit 1993 për herë të parë në histori shkel tokën shqiptare një Papë. Një ndër personalitetet më të rëndësishme në botë, Papa Gjon Pali i II, erdhi në Shqipëri i shoqëruar nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, e cila e kishte vizitën e dytë në atdheun e saj.
Shreder në Shqipëri për Luftën e Kosovës – 11 shkurt 1999
Më 11 shkurt të vitit 1999 vizitoi Shqipërinë kancelari gjerman Gerhard Shreder. Ai qëndroi për rreth tre orë në Tiranë, për tu drejtuar më pas në Kukës atje ku ishin përqëndruar emigrantët kosovarë për shkak të luftës.
Tony Blair – Më 18 maj në vitin 1999
E ngjashme me atë të kancelarit gjerman ishte edhe vizita e kryeministrit britanik Tony Blair. Ai erdhi në Tiranë më 18 maj 1999 si një ndër liderët botërorë me një peshë të rëndësishme në luftën e Kosovës dhe çlirimin e saj.
Madeleine Allbright – viti 2000
Në vitin 2000 mbërriti për vizitë në Tiranë sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Allbright. Allbright u prit nga presidenti i atëhershëm Rexhep Mejdani dhe Kryeministri i kohës, Ilir Meta.
Xhorxh W. Bush – 10 qershor 2007
Me 10 qershor të vitit 2007, vizitoi Shqipërinë Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush. Përveç kontributit të drejtëpërdrejtë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, presidenca e Bushit pati gjithashtu kontribut për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur.
Hillary Clinton – 1 nëntor 2012
Në prag të festimeve të 100 vjetorit të pavarsisë Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti në Tiranë. Në fjalën e saj në parlamentin e Shqipërisë, Clinton përsëriti qëndrimin amerikan për mbështetje të vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar se edhe 100 vite të tjera SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë.
Papa Francesku – 10 shtator 2014
Më 10 shtator 2014, Papa Françesku vizitoi Tiranën. Mediat kryesore botërore raportuan nga sheshi Nënë Tereza meshën e Atit të Shenjtë me pjesëmarrjen e rreth 300 mijë shqiptarëve. Papa parakaloi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përmes dekorit që përmbante historinë e 40 martirëve klerikë shqiptarë të vrarë nga komunizmi.
Aleksandër Vuçiç – 27 maj 2015
Më 27 maj 2014 për herë të parë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, viziton Shqipërinë. Vizita e tij në Tiranë vlerësohet si një ngjarje historike për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi si dhe për stabilitetin në rajon.
Pas 25 viteve tranzicion, vendin tonë e kanë vizituar disa zyrtarë të lartë perëndimorë, ndërsa më 8 korrik Shqipëria do të mirëpresë kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Vucic ne mesin e personaliteteve ????
Mos bre gazetari
Luj hej burr prej venit
Qysh asht lider botnor
Vllau buzpidh i Zenit?!!
☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆
Vizita me e rendesishme per komunitetin turkoshqiptar eshte ajo e sulltan rexhepit, babes se cdo turkoshqiptari.
Atij dhe sulltan hamidit do i kendojne poezi xhihadi.
Ha, vetem jevgjit e janulles mungokan!
motrat greket ku ti kene………….
https://www.youtube.com/watch?v=7mJsgQBhE6s
AMIN !!!
ps. Edhe grate !
eshte bere modes qe sa here flitet per enver hoxhen vihet prefiksi DIKTATOR dhe pastaj vijojne ,stalinist,komunist,regjim etj etj.
me sa di une ne vitet 1989-1991 ai sistem qe gabimisht e quajne komunist kishte rene qe ne 17 dhjetor 1981 qe me vet-vrasjen e mehmet shehut per shkak te djalit tij debil dhe te disa debileve te byrose politike qe donin te poshtronin nje legjende si mehmet shehu.
pra :ne 1991-1992 ato stratege amerikane dhe europjane qe erdhen si “clirimtare” ne ato vite sot duken si gjenerale qe munden ushtrine dhe sistemin e enver hoxhes dhe kjo quhet kanibalizem.
me thoni ju lutem;;;;kush nga keto lesh udheheqsish qe erdhen ne vitet e para pas 1990 foli per
PAJTIM KOMBETAR
PLAN MARSHALL per ate te rrethua barbarisht nga nje embargo 40 vjecare..
po sot qe ka shkuar shqiperia ne gop te semes ne te gjitha drejtimet cfare vlere kane keto vizita si pop star–esh
festoni”…festoni …te dashur shqipfoles..nuk keni pare gje akoma…..deri me sot i vetmi sukses ka qene ne ate vend ka qene nje kanibalizem i shkelqyer me enver hoxhen..bravo se i hengret mune si te gjalle ashtu dhe te vdekur…
Vicic ne mesin e personalitetev haaaaa. Po erdogan qe premtoj milarda investime dhe qe perfaqson nje superfuqi boterore njeherit shteti me mike i kombit shqiptare kjo nuk ka vler per juv. Kjo nuk don koment.
Vucic s’eshte as lider rajonal e jo me boteror. Ndersa Nene Tereza eshte personalitet boteror dhe shpejt do shpallet Shenjt.Ndersa Shqiperine e kane vizituar V.Emanueli,Ducja,Tito,Zhukov,Hrushov,Cu En Lai etj gjate periudhes se Socializmit.
Kam pasur fatin të takoj nënë Terezën kur
erdhi tek kisha katolike e sapo hapur.
Sa kohë të bukura kur Tirana ishte pa malokë.
De Kuelar ka ardhur ne maj 1990, ndersa nene Tereza -ne mos gaboj- ka ardhur disa muaj me vone.