Ndryshimet klimatike/Holanda do të zhdukej, New York do të përmbytej

27 Korrik 2015, 15:48Lifestyle TEMA

Edhe vendet në veri të kontinentit, javët e fundit po kalojnë temperatura rekord – të cilat rëndom mund të thuhet se janë rezultat i ngrohjes globale, por shumë prej njerëzve akoma nuk e besojnë këtë si fenomen. Një studim i botuar në “The Washington Post”, tregon se sa keq qëndron puna me planetin tonë

Shqipëria, por edhe shumë vende të rajonit e madje edhe ato në veri të kontinentit, në javët që po kalojmë përjetuan e po përjetojnë temperatura rekord – të cilat rëndom mund të thuhet se janë rezultat i ngrohjes globale, por shumë prej njerëzve akoma nuk e besojnë këtë si fenomen, duke arsyetuar plot skepticizëm. Ata vijojnë t’i injorojnë ndryshimet klimatike.

Ne nuk duhet të harrojmë ndryshimet klimatike

Por një studim i studiuesit të mirënjohur të çështjeve klimatike, James Hansen, dhe stafit të tij prej 16 vetash, mund t’i shkundte fort njerëzit e t’i bënte të merreshin seriozisht me problemin e ngrohjes së Tokës. Studimi, sipas amerikanes “The Ëashington Post”, tregon se sa keq qëndron puna me planetin tonë. Hansen për shumë kohë ka qenë eksperti klimaterik kryesor i NSA-së amerikane.

Qysh para 27 vjetëve, Hansen i paraqiti një studim Senatit Amerikan, në të cilin ai paralajmëronte për ndryshimet klimatike. Në atë kohë, ai apelonte ndaj politikanëve, që të mos e neglizhonin problemin e ngrohjes globale. Sot, Hansen paralajmëron sërish – pasi sipas tij, nuk është bërë asgjë në lidhje me temën “ndryshimet klimatike”.

Në studimin e tij të ri, Hansen dëshmon rreth një pasoje shumë të rëndë të ndryshimeve klimatike: shkrirja e akujve në Tokë, e cila nuk është një temë e elaboruar vetëm prej tij në fakt. Sipas rezultateve të studimit më të fundit, llavat e akujve në Groenlandë dhe Antarktik do të zhduken dhjetë herë më shpejt sesa ç’mund të mendohet.

Nëse përllogaritjet e tij qëndrojnë, sipërfaqja e deteve në 50 vitet e ardhshme do të rritej me mesatarisht më shumë se tre metra. A mos kjo nuk tingëllon dhe aq shqetësuese? Mos është menduar gabim!

Nju Jorku do të përmbytej

Një sipërfaqe detesh tre metra më e lartë, do të thotë se vende që qëndrojnë në një reliev më të ulët si Holanda, thuajse do të zhdukeshin tërësisht. Metropole si “New York City” për shkak të afërsisë gjithnjë e më të madhe me detin, do të përmbyteshin plotësisht.

Një qerthull vicioz

Por ka dhe më keq. Problemi më i madh është se akujt që shkrihen do të vënë në lëvizje një qerthull vicioz, i cili do të sjellë shkrirjen e akujve të tjerë. Uji i ftohtë që lind si pasojë e shkrirjes së akujve, depërton tek uji më i nxehtë e i njelmët nën shtresat e akullit dhe përshpejton kësisoj zhdukjen e masave të akullit.

Nëse fenomeni nis të funksionojë një herë, nuk mund të ndalet dot më. Sipas Hansen dhe ekipit të tij, fenomeni ndërkaq ka nisur.

A ka më shpresë? Po, ka. Në dhjetor, në Paris zhvillohet samiti tjetër i klimës. Ai do të jetë vendimtar që vendet e rruzullit tonë të aplikojnë një mbrojtje dinjitoze ndaj ndryshimeve klimatike dhe të reduktojnë sa më shumë emetimin e gazrave serrë.

Konkretisht, kjo do të thotë që centralet të prodhojnë më shumë rrymë bio, që veturat të konsumojnë më pak naftë, që më pak pyje të shkretohen. Teorikisht është akoma e mundshme që të pengohen pasojat më të këqija të ndryshimeve klimatike. Por për këtë, politikanët përfundimisht duhet të bashkohen në një mendje e të veprojnë.

8 komente në “Ndryshimet klimatike/Holanda do të zhdukej, New York do të përmbytej”

  1. L.G. says:

    Ne veriun e Evropes gjate gjithe muajit korrik temperaturat jane 10-16 grade celcius!

  2. Unitet says:

    Ah Sali, Sali qeni…! Kujdes shoke!

  3. bikurina says:

    Amani jo vec hollanden Jo se ka familjen dhe shtepine kryetari i opozites.Bejini derman, vndosni ndonje prite .

  4. enter''" says:

    NY permbytet edhe pa katestrofa. Mjafton nje dite shi dhe behet nami

    1. sit.. back....and relaks → says:

      me cilin sy e ke pa, me ate me xham apo me ate pa xham? bie 2 meter bore dhe rruget i ke xham brenda nates. mos shiko enderra marksist-leniniste naten bashke me ciprasin dhe pastaj na i tregon per te verteta ne mengjes.

  5. Ky I shkreti e ngaterron me athinen, qe ben njeri shurren ne kipseli dhe permbytet enteri ne perama.

  6. andromeda says:

    Ka një kufi në evolucionin e racës njerëzore, përtej të cilit Toka ku ajo gjallon do të fillojë vetëshkatërrimin. Moskontrolli dhe shtimi i shfrenuar i popullatës globale do të shterojë burimet jetësore të globit, do e përthajë planetin dhe do e nxjerrë atë nga zona e Goldilokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje