Gjendet një nëndetëse ruse në ujrat suedeze

28 Korrik 2015, 13:58Bota TEMA

Zhytësit suedezë më 27 korrik thanë se kanë gjetur të rrënuar të një mini-nëndetëse ruse në ujërat territoriale suedeze.

Zbulimi vjen një vit pasi trupat suedeze kërkuan pa sukses për një nëndetëse ruse, pranë Stokholmit, që ishte mobilizimi më i madh ushtarak i vendit që prej Luftës së Ftohtë.

Ushtria suedeze reagoi me kujdes ndaj zbulimit. “Analistët tanë nuk kanë paraqitur ende konkluzionet e tyre dhe duan të shohin më shumë pamje”, tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Suedisë, Anders Kallin.

Stefan Hogeborn, një zhytës ngakompania Oqeani X, që bëri zbulimin, tha se anija është “krejtësisht e paprekur, pa asnjë dëmtim të dukshëm”.

“Është e paqartë se sa e vjetër është nëndetësja dhe sa kohë ka që është aty, por shkronjat cirilike tregojnë se ajo është ruse”, tha ai.

Gazeta Tabloid Expressen, e cila publikoi imazhet në faqen e saj, tha se nëndetësja u gjet rreth 2 kilometra larg bregut lindor të Suedisë Qendrore. Ocean X tha se anija ishte rreth 20 metra e gjatë dhe 3.5 metra e gjerë.

2 komente në “Gjendet një nëndetëse ruse në ujrat suedeze”

  1. Historiani says:

    Pershendetje gazetarevd te temes qe japin gjysmen e te vertetes si zakonisht. Sa per dijeni, kjo nendetese qe i shtiu tmerin gjithe Suedise eshte mbytur ne vitin 1916, pra 99 vjet me pare. Te fala per here tjeter.

  2. Fatosi says:

    Historiani i leshit, nendetset e Carit dhe histori te tjera me gogol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje