Ata që abuzojnë me mjedisin apo shkelin rregullat mjedisore do të përballen me masa më të ashpra ligjore.
Paralajmërimi është bërë nga Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit shumë shpejt në Kuvend do të depozitohet një paketë ligjore, e ciola do të ashpërsojë dënimet ndaj abuzuesve të mjedisit.
“Do të ketë një paketë të posaçme me ilaçet e duhura, në mënyrë që kriminaliteti mjedisor të marrë fund dhe Shqipëria të ketë në dispozicion asetin e vet siç është bukuria e paçmuar natyrore”, deklaroi Rama gjatë konferencës “Zhvillimi i burimeve natyrore në harmoni me mjedisin”.
Kryeministri shprehu vendosmërinë për të mos lejuar që investimet të shkaktojnë dëmtimin e natyrës.
“Qeveria po punon për të vendosur rendin ligjor në këto terrene, në mënyrë që zhvillimi i HEC-eve dhe minierave të mos cënojë të ardhmen e vendit dhe të mos jetë në kurriz të gjeneratave të reja. Kemi si shembuj shumë kompani që i kanë shkaktuar dëme të rënda vendit.
Janë 113 HEC-e që kanë marrë leje në zonat e mbrojtura dhe që nuk kanë respektuar kontratat. 42 prej tyre janë në prodhim, 23 në prroces ndërtimi dhe 53 nuk kanë filluar e nuk do të fillojnë punë pasi në p/ligjin që propozohet ndalohet ndëritmi i HEC-eve apo çdo lloj aktiviteti në zonat e mbrojtura.
Gjithashtu, ne po përgatisim një seri aktesh nënligjore për të bërë rivlerësimet përkatëse”, tha Rama.
Sipas tij Qeveria, do të stimulojë investimet dhe rritjen e kapaciteteve të tyre, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të dërgojë në Parlament projektligjin për krimet mjedisore.
“Dua t’u jap të gjithëve një mesazh të qartë se ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të kemi asnjë tolerancë për të gjithë ata që vazhdojnë të shfaqin sjellje barbare apo të papërshtatshme me mjedisin”, tha Rama.
Në këtë kuadër ai theksoi se do të ketë një paketë të re ligjore për krimet mjedisore që parashikon të rëndojë ndëshkimet e të gjithë atyre që prekin nga një pemë deri të një pyll i tërë.
“Do të aplikojmë edhe një projekt të inovacionit për të futur identifikimin në kohë reale të shkelësve të ligjit, të prerësve të paligjshëm me të cilët vazhdon përballja e përnatshme dhe nuk na jep suksesin e dëshiruar për shkak të bandës së gjyqësorit që vazhdon të nxjerrë dhjamë që nga bashkëpunimi me korrupsionin e me krimin e organizuar deri tek këta që pasi paguan gjykatësit për të marrë lirimin e tyre të menjëhershëm apo për të mos u trajtuar fare si abuzues”, tha Kreu i Qeverisë.
Rama vlerësoi se kjo betejë është larg të qënurit betejë e fituar, por në këtë periudhë ka një ndryshim të rendësishëm në sjelljen e subjekteve të ligjshme dhe subjekteve që operojnë në mënyrë të paligjshme dhe që nxjerrin fitime nga pasuria natyrore.
Teoria të zbatohet në praktik.
Sa me pare aq me mire. Nuk ngeli perrua pa u tentuar ne to te beheshin hidrocentrale e ne te beheshim…fuqi energjitike…Natyra jone u shkaterrua nga Berisha dhe berishizmi. Ata vetem fitimin e njerezve te tyre kishin parasysh me keto investime sepse dihet se sa deme sillnin dhe sollen ne mjedisin tone. Duhet te eleminohen edhe ata qe jane ndertuar, me mire heret se vone, fitimi me i madh eshte nje natyre e paster. TAP do sjelle tek ne energji sa te mos kemi nevoje fare per hidrocentrale alla Birish
Tani qe institucionet e mjedisit jane mbushur me drejtues 23-25 vjecare nga LSI-ja, verte qe ka per te ndodhur mrekullia.
Hidrocentralet e vegjel jane ndertuar ne te gjithe Europen me kohe. Eshte nje pasuri natyrore qe jep energji te paster. Nuk ndot ambjentin dhe shfrytzon ujin veten ne periudhen e dimrit qe shkon kot.
Lufta qe behet kunder HEC te vegjel eshte me teper nje arrogance dhe padrejtesi. Fjala vjen ku i intereson nje Tironsi nje perrua ne Puke ose Gramsh kur ai token e “babes” me flori e ka shit nja tre here ose ka ndertuar pallat jashte cdo ligji e kondicioni dhe ka marr 40% te paster ne kundershtim me cdo ligj, pasi ky dyzet perqindesh duhet taksuar ne vetvete qe kur e merr etj. Kur ky ka prishe kondicionet ne mes te Tiranes po na kerkon ne perroje qe si shikojne as tre njerez ne vit te vere kondicione.
Keto jane Paalllaaavvvrrraaa koootiiii qe behen kunder bisnesit.
Eshte historia e dy shqiptareve….. qe e pyeti te parin cila eshte deshira jote- ai tha dua nje pallat dhe e mori, pyeti te dytin cila eshte deshra – ai tha ti marresh pallatin qe ja dhe.