Një vajzë 22-vjeçare nga Kosova gjatë pasdites së djeshme ka tentuar të vetëvritet pasi i është refuzuar kërkesa për azil politik në Gjermani.
22-vjeçarja është ngjitur në çatinë e qendrës së azilantëve në Fichtelsee të Fichtelbergut, dhe me një thikë në dorë ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje, shkruan nordbayerischer-kurier.de. Ajo është shprehur se më mirë e vdekur në Gjermani se sa gjallë në Kosovë.
Pas dy orësh përpjekje të policisë dhe të disa zyrtarëve gjermanë, vajza ka zbritur nga çatia. Në vendin e ngjarjes ishin mbledhur afër 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimit, policia, emergjenca dhe një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen.
E reja kishte 18 muaj që ishte në Gjermani së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e saj, dhe jetonin në një dhomë në qendrën e azilantëve afër Fichtelsee.
Vëllai i saj është shprehur se 22-vjeçarja ka lënë në Kosovë bashkëshortin e saj të dhunshëm, i cili e kishte kërcënuar se do të vriste atë dhe familjen.
Për këtë arsye ata vendosen të largohen nga Kosova. Familja kishte ardhur nëpër Hungari deri në Gjermani, por kërkesa e tyre për të fituar të drejtën e azilit është refuzuar.
Aktualisht familja ka bërë një padi kundër refuzimit.
Sunite te ndyre bejne pis gjithe Europen!
Dole ti dobiç i ullishtes
Kur serbi nuk eshte me shkak “kercenim jete” per njohje azili ne Perendim, atehere kerkesa me e “besueshme” eshte burri qe ke ne krevat!!!!!!!
A thua se Kosova nuk ka polici, gjykata dhe ligje qe ta arestoj ate “burre te dhunshem”, ta dergoj para drejtesise e me pas ne burg!!!!!!!!!
Dinakëri anadollako-turkoshake me “incident” të stisur…për të marrë azilin…(?!)
Po kjo kerkon azil politik se e rref burri ???