Kledi Kadiu, trajner i programit “Amici” të Maria De Filippi, duket më i dashuruar se kurrë.
Fotot më të fundit të balerinit me të dashurën 18 vjet më të re se ai, tregojnë qartë se po jeton ditë tepër të lumtura.
Ai cilësohej gjithnjë nga media si “balerini i akullt”, por lidhja e re ka nxjerrë në pah anën më “hot” të balerinit shqiptar.
Kledi është kapur mat nga një fotograf italian, ku shihet qartë se është i papërmbajtur në lidhjen e re.