Prokuroria po heton lidhur me akuzat e familjarëve të Bujana Bushit, për zhdukjen e 100 mijë eurove, të cilat ajo i kishte me vete në momentin e aksidentit ku humbi jetën.
Historia e saj dhe pretendimet e familjarëve të 32 vjeçares, prej disa ditësh janë lajmi kryesor i mediave, ndërsa policia ka nisur hetimet për verifikimin e transaksioneve bankare të viktimës dhe bashkëshortit të saj.
Pas ngjarjes për mediat është prononcuar edhe bashkëshortja e biznesmenit me të cilin udhëtonte Bujana Bushi.
“Burri im i mbijetoi aksidentit, por nuk mban mend asgjë. Akuzat e familjes Bushi janë të pabaza. Gjithçka më ngjan si një film apo si një përrallë dhe që nuk ka asgjë të vërtetë. Kështu deklaroi dje Andoni Taçi, bashkëshortja e biznesmenit Kosta Taçi ose siç njihet ndryshe, Ramiz Avizllari, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin automobilistik që ndodhi mesditën e së enjtes që shkoi në Lekaj të Kavajës. 48-vjeçarja dje foli për herë të parë për aksidentin në fjalë, ku humbi jetën 32-vjeçarja Bujana Bushit. Teksa ndodhej pranë të shoqit në spitalin rajonal të Durrësit, Andonia tha se nuk është aspak e vërtetë se viktima, e cila ishte e punësuar si ekonomiste në biznesin e familjes, të ketë pasur 100 mijë euro me vete. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Andoni Taçi tregoi me detaje se si e mori lajmin për aksidentin, ndërsa sqaroi se ishte në dijeni të faktit se burri i saj po udhëtonte për në Vlorë bashkë me Bujana Bushin për të mbyllur bilancin e dyqanit të tyre, pasi atë ditë ishte afati i fundit. Gjithashtu, 48-vjeçarja hodhi poshtë të gjitha akuzat e familjarëve të viktimës.
“Po, e njoh prej tre a katër vjetësh. Ka qenë e punësuar tek ne. Në fillim ka punuar në dyqanin tonë, por ka ikur, se mesa duket kërkonte më shumë rrogë. Nuk kam pasur shumë lidhje me të. Aktualisht ka qenë e punësuar part-time te ne për bilancet.
Më tha burri atë ditë që jam për në Vlorë dhe se do të shkonte me Bujanën. E dija që do të mbyllnin bilancet e dyqanit atë ditë, pasi ishte afati i fundit për vitin 2014. Nuk kishim mbyllur 2014-ën dhe do shkonin në Vlorë. Në makinë e di që u janë gjetur dokumentet e dyqanit dhe të bilancit. Ishte dita e fundit e bilancit. Im shoq mori makinën time të vogël dhe jo foristradën. Kaq di unë”, shprehet bashkëshortja e biznesmenit.
Më tej ajo pohon se nuk kamundësi që Bujana të kishte aq lekë me vete.
“Jam shqetësuar shumë dhe jo vetëm unë, por të gjithë të afërmit. Ku i gjeti ajo 100 mijë euro? Ato janë shumë para për t’u marrë me vete. Nuk kanë nga të dalin kaq shumë para.
Unë e di që çanta i është dorëzuar policisë. Unë kam lexuar një procesverbal të policisë për të gjitha sendet që u gjetën atë ditë brenda në makinë. Unë nuk kam parë çantë me sy. Të besosh që ajo kishte 100 mijë euro me vete është tmerr. Të besosh që burri im e ka goditur apo dhunuar, apo i ka bërë diçka është po tmerr. Bashkëshorti im i ka shpëtuar vdekjes dhe nuk mban mend asnjë gjë”
Lidhur me akuzat nga familja e 32 vjeçares, 48 vjeçarja Andoni Taçi thotë se ata janë një faimlje e nderuar.
Fakti që akuzohemi se u janë vjedhur 100 mijë euro. Akuzat se u është dhunuar apo vrarë vajza. Deklaratat e bëra se burri im mund të ishte i pirë apo i droguar, ç’janë këto?! Ne jemi familje e nderuar. Pyesni në Vlorë e në Kthesë të Kamzës se çfarë përshtypjesh kanë e do të të thonë për tim shoq.
E gjitha më duket si një film, si një përrallë dhe asgjë e vërtetë. Nuk di si ta shpreh. Kjo, sepse Bujanën e njeh e gjithë familja. Edhe djalin e saj që është rritur me ne dhe sa herë ia kemi mbajtur e ia kemi përkëdhelur’, thotë gruaja e biznesmenit, teksa e vërteta ende mbetet enigmë.
Po keta njerez te nderuar pse mbajne nga dy emra e mbiemra?! Mbase kane bere aq ndere sa dusn ti ndajne ne dy emra, se vetem njeri nuk i mban dot. Megjithate per kete akuze-thriller nuk flitet dot pa u sqaruar ceshtja. Nuk besoj se nuk do dale e verteta, pasi qe te vidhen keto para e te marrin pjese gjithe keta aktore (viktima aksidenti, polici, prokurori) do ishte komploti i shekullit!
…teksa e verteta akoma.. mbyllet shkrimi!!?? Cila e vertete nuk dihet ?! Mos gazetari di me shume?! Apo dhe gazetat njesoj si politika jone llafazane hedh vetem dyshime?! Ju ftoj te beheni me serioz. Familjaret po e shqyejne edhe pas vdekjes te ndjerin-shtypi akoma dhe me keq po e dhunon..?! Mjaft, se eshte shume turpshme. Lerini gjerat te ecin ne rjedhe normale dhe te zgjidhen prej atyre qe e kane per detyre dhe jane te interesuar per kete histori. Mjaft i turbulluat shpirtrat e njerezve te thjeshte..
pak e dyshimte intervista e zonjes.Ketej shprehet qe nuk e njihte mire, e nuk ka pasur shume lidhje me te, e ne fund te intervistes thote qe djalin ja kemi rritur ne e ja kemi perkedhelur.
Skavend per dyshim.Zonja nuk di gje…Kuptohet ajo perpiqet te gjeje arsye apo jape prova perte mbrojtur bashkeshortin.Normal ne mbrojtje e siper behet lmsh…4 vjet punetore,e njohin dhembee dhemballe…Po e njeh burri jo ajo :(.
Ti, nje cope injoranteje, asnjehere nuk duhet te mendosh se dikush ka apo nuk ka aq para , sepse kuleten askush nuk ta tregon………!!!!!
Ti debile, prit te behen te gjitha hetimet dhe pastaj fol……!!!!!
Po doli dicka tjeter…….Ti cfare do te mendosh e cfare do te thuash ?????????
Ti mali me bore ose je me pyk se parafolsi jot ose shtyne kohen neper komente. Po i lexon lajmet ca thone? Kjo ka qene e punesuar ashtu si dhe bashkeshorti i saj. Si mund ti bejne 100.000 euro te punesuar?!?! Apo me shkop magjik. Prandaj ik pusho dhe qetesohu
Kjo intervista qe ka dhene kjo zonja nuk duket interviste e nje personi qe nuk di asgje po interviste e nje personi qe di shume !
O Agron palla,ndoshta ja ka dhon burri me dy emra i kasaj torollakes qe sdi cfare nxjerr nga goja.Do e ket pase dashnore qe eshte normale per biznesmenet e leshit shqiptare.Pune katunaresh.
Kjo 32 vjecarja nuk e pergenjeshtron dot 48 vjecaren. Nje polic 34 vjecar i deklaroi nje gazetari 21 vjecar se hetimet vazhdojne. Hetuesi 50 vjecar do te marre parasysh te thenat e 48 vjecares.Ai e mori ne pyetje 48 vjecaren. “Andoni, sa vjece je?” e pyeti 50 vjecari. “48 vjec,” iu pergjigj 48 vjecarja…
C’jane keto shkrime porkerira, more burra! Gazetare prej kartoni!
O gono! Oj PYKA E PYKES!!!!!
Kaq koqe je sa te na tregosh edhe statusin tone! Vetem nje PYKE si ti i thote dikujt tjetri!
Jot eme duhej te te kishte mesuar abc e edukates !
Dhe nuk pres ndonje dicka te mencur nga debile te tille! VFC!
se ku i gjeta e ndjera 100 000 eurot….pune e cdo njeriu ,dhe eshte statistike sekrete.
Nese nuk besojne se viktima ka pasur apo jo para…ka banke qe tregon veprimet bankare dhe sekonden se kur eshte bere apo jo terheqja e pareve !
pse duhet te dalin e te llomotisin si plakat llapaqene te lagjeve,me mire te mos benin asnji deklarate ,te heshtin.
por ,mua me duket nji skene e pregatitur mire.
dhe te gjithe shpetuan,kurse vajza qe pretendohet se kishte para…vdiq !
kjo mesele do kete shume thellesi…
me vone kane per te dale te tjera xhevahire…..koha do ta tregoje…….
ah sa pak vlen jeta e nje njeriu!!!Iku gjithe kjo goce ne moshe te re,duke lene nje femije te mitur prapa,dhe kto llapin neper deklarata perleket.Edhe sikur asnje lek mos kishte patur me vete ,burri I kesaj zonje duhet ti paguaj demshperblim familjes per humbjen e femijes se tyre,se ka lene nje jetim pas!
material per filmin tim te fundit.
u aktivizua edhe kjo kuçka