Shpëton italianen nga mbytja, shqiptari kthehet në heroin e Brescia

4 Gusht 2015, 12:26Kronika TEMA
Shpëton italianen nga mbytja, shqiptari kthehet në heroin e Brescia

Shpëtoi një shtetase italiane nga mbytja, kthehet në hero.

Protagonisti i ngjarjes është shtetasi shqiptar Gramoz Prifti, i cili ka shpëuar një shtetase italiane e cila rrezikoi të mbytej në një vaskë të madhe në katin e tretë të një parkingu të spitalit civil në Brescia.

Prifti kishte qenë duke punuar në atë kohë kur ka dëgjuar të bërtitura.

Fillimisht i ka dhënë një lopatë që gruaja të mbahej më pas është zhveshur dhe është hedhur në ujë në ndihmë të saj. Më pas ka vendosur një shkallë dhe ka ndihmuar gruan të dalë nga uji.

Mediat italiane e kanë quajtur hero të ditës, por 42 vjeçari babai i dy fëmijëve nuk ndihet i tillë dhe me modesti thotë: diçka e tillë mund ti ndodhte kujdo nga familja ime, një miku apo një të njohuri tim. Prandaj hyra ta shpëtoja

Gruaja ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe ishte shtruar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Më pas ajo kishte dalë nga spitali. Nuk dihet çfarë kishte ndodhur nga ky moment deri në momentin kur janë dëgjuar të bërtiturat e gruas e cila kërkonte ndihmë.

2 komente në “Shpëton italianen nga mbytja, shqiptari kthehet në heroin e Brescia”

  1. Frank says:

    Mire po ai eshte prift dhe jo hoxhe.

  2. Tema says:

    Po të ishim në 1939-ën do e kishim varur për topesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje