“Nuk jam vetëvrasës, por është e qartë se gjithmonë më duhet të zgjedh rrugën më të vështirë”, ka shkruar nga burgu lideri i Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviç, i cili është në burg prej 557 ditësh.
Në letrën që e ka publikuar kjo gazetë, transmeton Koha.net , Ivanoviç thotë se “është zhgënjyer shumë me vendimin e gjykatësve për vazhdimin e paraburgimit e aq më tepër me arsyetimin i cili, sipas tij, ka ndikim të fuqishëm politik te gjykatësi dhe te Këshilli Gjyqësor.
Në letrën shkruar me dorë, Ivanoviç thekson se gjykimin dhe dëgjimin e dëshmitarëve nga publiku e përcjellin shumë avokatë, juristë e gjykatës nga Gjykata serbe, ekipi juridik i SDP dhe ata, sipas tij, e kanë të qartë ç’gjykim është ky, prandaj, thotë ai, të qarë duhet ta ketë edhe EULEX-i.
“Nga dëshmitarët e dëgjuar deri më tash, asnjëri nuk më ka ndërlidhur me akuzat që më ngarkohen. Kam respektuar çdo vendim gjyqësor. Marr pjesë aktivisht në proces, korrigjoj përkthyesit zyrtarë sepse e flas mirë anglishten e shqipen dhe mendoj në ata të pafat qe s’e kanë pasur këtë mundës. Ka shans shumë të madh dhe mundësi që përkthimi të jetë gabim dhe kjo pastaj të ndikojë në vendimin përfundimtar”, ka thënë Ivanoviç.
Ivanoviç dje ka filluar grevën e urisë në burgun Mitrovicës me kërkesën që të mbrohet në liri. Një ditë më parë u mor vendimi që atij t’i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, deri më 6 tetor.
Kjo është greva e dytë e urisë e tij. Më parë Ivanoviç kishte bërë grevë urie duke kërkuar që nga burgu i Prishtinës të transferohej në burgun e Mitrovicës.
Dhe ai ia doli të ndërronte vendburgimin.
Oliver Ivanoviç është arrestuar më 27 janar 2014 me akuzën e EULEX-it për vrasje të civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000.
Zyrtarë nga Beogradi dje kanë reaguar ashper kundër kohëzgjatjes së paraburgimit të tij.
Ne burg akoma s’jan kan nxjerr zorret?
Ta varsin ne burg dhe tja nxjerrin zorret, po kush e di sa police e kane ruajtur.