Mbi 90.000 njerëzve nga Ballkani do mund t'u ndalet hyrja në Gjermani

8 Gusht 2015, 19:42Rajoni TEMA

Më shumë se 90.000 azilkërkues nga Ballkani në Gjermani duhet të llogarisin tani me sanksione ligjore, si moslejimin e hyrjes në Gjermani për një afat të caktuar. Kjo deklaratë vjen nga presidenti i Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF), Manfred Schmidt në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Die Welt”. “Aktualisht kemi 94.000 kërkesa për azil nga vendet e Ballkanit në sistem”, i tha Schmidt gazetës gjermane. “Gati të gjithë ata do të marrin së bashku me njoftimin për refuzimin e kërkesës së azilit, edhe njoftimin tjetër për ndalimin e hyrjes në Gjermania dhe madje edhe ndalimin e qëndrimit. Azilkërkuesit nga Ballkani përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të refugjatëve që hyjnë aktualisht në Gjermani, ndërkohë që “vetëm 0,1 deri në 0,2% kanë vërtet arsye për t’iu pranuar kërkesa për azil”, ka thënë kreu i BAMF-së.

Sanksionet ligjore bazuar në ligjin e ri për qëndrimin në Gjermani

“Nga 1 gushti ne kemi kompetencën të ndërhyjmë tek e drejta e qëndrimit, dhe të vendosim bllokimin e hyrjes në Gjermani dhe një ndalim qëndrimi për të të gjithë hapësirën e Shengenit, po qe se kërkesa e këtyre azilantëve për azil është qartësisht e pabazë”, thotë Manfred Schmidt. Një të huaji të dëbuar apo rikthyer në vendin e tij nuk do t’i lejohet hyrja në Gjermani për maksimalisht pesë vjet. Këto sanksione, të bazuara në reformimin e fundit të ligjit për të drejtën e qëndrimit në Gjermani, mund të prekin jo vetëm azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit, por edhe nga Gjeorgjia e Tunizia. Ndërsa të huajt që janë të integruar mirë në Gjermani dhe deri më tani kanë qenë vetëm me “Duldung” “të toleruar” për një kohë të caktuar do mund të qëndrojnë në Gjermani.

“Më këto masa ne u dërgojmë një sinjal të qartë njerëzve në vendet e origjinës”, thotë Manfred Schmidt. “Po qe se ti i hyn rrugës së kërkimit të azilit, atëherë me shumë gjasa, ti nuk ke më shans të hysh në mënyrë legale në vendin tonë.” Kreu i Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët mbrojti ndaj kritikave kërkesën e tij që azilkërkuesve me shanse të pakta për azil t’iu hiqen paratë e xhepit prej 143 eurosh. Për këtë nevojitet një ndryshim në ligjin për ndihmat që iu ofrohen azilkërkuesve, sqaron Schmidt. “Landet e federatës mundet kështu që në qendrat e pranimit të kalojnë pa hezitim nga ofrimi i parave tek ofertat materiale.” Për Manfred Schmidt shikon tek oferta e parave në dorë një ndër arsyet themelore për rritjen drastike të kërkesave për azil nga njerëzit nga Ballkani.

Shqiptarë të punësuar në firmat gjermane?

Ndërkohë në debatin për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si “vende të sigurta origjine” pozicionohet edhe ministri gjerman i Integrimit të landit të Renanisë Veriore-Vëestfalisë, Guntram Schneider (SPD), i cili për shërbimin evangjelist të lajmeve, epd të shtunën (08.08) u shpreh se ai nuk shikon ndonjë përparësi nga ky kategorizim. “Po qe se ne duam të ndalim fluksin e ardhjes duhet të japim kontributin tonë që të ndryshojnë kushtet e jetesës në këto vende.” Kështu duhet bërë presion që në Serbi të drejtat e njeriut të vlejnë edhe për pakica etnike si sinti dhe roma, thotë Schneider. “Por kjo nuk mund të thuhet se është kështu për momentin.”

Ndërsa lidhur me propozimin e fundit të socialdemokratëve për krijimin e mundësive të punësimit për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, vijnë sinjale pozitive nga fraksioni i Unionit kristiandemokrat. “Ne duhet të shfuqizojmë për disa profesione ku ka mungesë punëtore verifikimin e prioritetit për vendin e punës”, është shprehur deputeti gjerman i CDU-së dhe kreu i grupit të punëmarrësve në Bundestag, Peter Weiß për gazetën gjermane “Rheinische Post”. “Në këtë mënyrë firmat gjermane mund të punësojnë më shumë shqiptarë apo kosovarë.”

10 komente në “Mbi 90.000 njerëzve nga Ballkani do mund t’u ndalet hyrja në Gjermani”

  1. shqiptar says:

    e izoluan komplet ballkanin dhe u dhane lirine 30 milione rumunve vetem nga frika e rusit.shto kesaj edhe refugjatet e luftes qe vijne nga azia edhe afrika

  2. Bond says:

    Shtepia me tjegulla, qeveria (gjermane) me rregulla

  3. Rrota says:

    O angela jepjau kosovarve azilin aman se asht gjynah se jan ken mesua me shetit ne kohen e titos pa as nje problem vetem me nje pasaporte jugosllave dhe prap e shajne titon vete se ishte katolik zemra e tyre ishte enver hoxha vetem se ishte musliman dhe sidomos e kishte mbiemrin hoxha

  4. Suedia says:

    Drejt e ke o shqiptar! Dhe tani gjithe romet e Rumanise jane derdhur neper Europé,pa le ti shikosh neper ruget e Stokolmit,po jo vetem aty,po ne cdo der dyqani apo supermarketi,ne te gjitha qytetet e Suedise,edhe ne ato me te largetat,i ke prezent aty.Po nuk ngelin me mbrapa patriotet tane o shqiptar,qe jane akoma me te keqinj,ngelen duke vjedhur,se per romet skemi degjuar qe te meren me vjedhje te pakten.

  5. Duli says:

    Pranoni sevap sidomos kosovaret aman

  6. Cudia says:

    Cna kenaqet me keto shprehjet duke perdorur fjalen Ballkan… Thoni tamam sic eshte per te folur…90,000 shqiptareve u ndalohet hyrja. Por ja qe qekan edhe 50 greke apo boshnjake dhe o burra Ballkani

  7. kollozi says:

    lajm konfuz
    genjeshtra
    si m 2 korrik qew thoshin edhe hapen,edhe mbyllen ambasadat.
    kush hy n ambasad shko n gjermani
    kush shko n gjermani se kthe njeri
    shkoni
    duroni
    do fitoni
    tha qif bidoni
    kapertoni

  8. abedin abdurrahman mehmet myslimi says:

    me ne fund edhe turkofagosi e psoji.
    do i ndalohet hymja ne evrop!

  9. shqiptar says:

    nuk vjedhin romet edhe rumunet hahahaha nuk e di ne suedi po ne itali angli France etj bejne kerdine perdite i kapin duke vjedh biles edhe nen moshe se nuk i ze ligji per burg edhe i leshojne prape se nuk kane ca u bejne se jane shtetas europian.ne keto vende qe te thashe ne autbusa metro bejne kerdine mos te flas edhe per shtepira

  10. Tema says:

    Tek po fluturoja nga londra për në tiran me lufthansa,avioni u ndalua në köln,kjo ësht vizita ime në ktë shtet që ndalohet e qeshura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje