Ja kush do t’ua vendosë prangat komadantëve të Kosovës!

10 Gusht 2015, 11:42Rajoni TEMA

Zbulohet emri që do të drejtojë prokurorinë e Gjykatës Speciale. Është edhe lajm i mirë por edhe i keq. Thuhet se është një “zanatçi” kalibri.

Ai është David Schwendiman, njeriu që sipas gjasave do të udhëheqë akuzën në Gjykatën Speciale të Kosovës, që pritet të nisë në fillim të vitit 2016. Në fakt ai prej një viti drejton Task-Forcën e Bashkimit Europian për të ashtuquajturat akuza të Dick Marty-t.

Po kush është njeriu nga i cili do të kalojnë të gjitha firmat për arrestime, të cilat kësaj radhe vërtetë që mund të vendosin mbyllje karrierash politike?! David Schwendiman, është amerikan nga shteti i Utah, ku ka nisur karrierën akademike dhe ligjore si pedagog e më pas avokat. Schwendiman është një nga pedagogët më të njohur jo vetëm të Universitetit të Utah, por edhe shumë universiteteve të SHBA, transmeton Express.

Mban gradën Profesor Doktor në jurisprudencë. Ai ka punuar në hetimin e krimeve të luftës në shumë zona të botës. Është një nivel i lartë mendimi dhe gjykimi. Kur u emërua në krye të task forcës së BE-së për hetimin e të ashtuquajturat krime të UÇK-së deklaroi se “kemi rastin të nxjerrim të vërtetën mbi akuzat e raportit të Dick Marty-t.

Përpara se të emërohej në Kosovë, prokuror Schwendiman ka shërbyer në Afganistan si përfaqësues i Inspektorit të Përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit.

Në vitin 2001 ai shërbeu si atashe ligjor i ambasadës së SHBA për çështjet ligjore në Kabul. Por ajo që e bën të afërt me rastin e Kosovës, është se zoti Schwendiman, nga viti 2006-2009 ka shërbyer si prokuror ndërkombëtar në Departamentin Special për Krimet e Luftës, që ndodhej në Prokurorinë e Përgjithshme të Bosnje-Hercegovinës. Në këtëb rol ai hetoi krimet e kryera në konfliktin që zgjati nga viti 1992-1995.

Nga 2007-a ai ishte një nga 4 zv/Prokurorët e Përgjithshëm të Bosnjë-Hercegovinës dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit për Krimet e Luftës. Ai përfaqësoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA në tre Lojra Olimpkike, ku siguria ka rëndësi primare: në Sidnej 2000, Salt Lake në 2002 dhe në Athinë në 2004.

Ai ka përfaqësuar Departamentin e Drejtësisë në disa çështje në Bahrein, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh. Karrierën ai e ka nisur natyrisht si prokuror në shtetin Utah, ku ka shërbyer edhe si zv/Prokuror. Nga vitit 1977 deri 1987, Schwendiman ka shërbyer edhe si avokat në Marinën e SHBA, ku ka marrë edhe gradën Leitnant Komandant.

6 komente në “Ja kush do t’ua vendosë prangat komadantëve të Kosovës!”

  1. Kol Tivari says:

    Po qe “amerikon”, është miku ynë, kështu që mos kini frikë “o pashallarë të kuq”…!!!

    1. temujin says:

      Amerikanet kane popullaten me te madhe te te burgosurve ne bote e bejne 200 ekzekutime ne vit or tej…

  2. temujin says:

    Ja tregoj une zgjidhjen cunave…konvertohuni te gjithe ne mormone…

  3. mustafa says:

    dhe keshtu kosova jone e dshur ka ardh koha te qlirohet nga enveristet staliniste bandidet e bandesse kuqe nen komanden e partis socialiste te shqiperis te enver hoxhes fatos nanos kudusi lames fatos klosit qe te gjith ne biruc sabotue te luftes te1999 hashimi me compani ju qijm robt tani

  4. shqiptar says:

    aq sa i denoi haga aq do i denoi edhe ky me mire Amerikan se sa francez apo europian.
    bejne 200 ekzekutime sepse ka te cmendur or tej nuk i pe lajmet dje ne usa qe njeri vrau 5 femije dhe 3 te rritur or tej normal do ekzekutohet

  5. riti says:

    Carla del ponte me U,D,B,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje