"Qeraxhiu" Andi Bejtja replikon me Bushatin: Unë nuk ruaj Ramën e Metën nëse hanë fara apo pinë ujë

11 Gusht 2015, 16:02Politika TEMA

Andi Bejtja duket se nuk i ka shumë mirë marrëdhëniet me Andi Bushatin.

Ai ka replikuar me Bushatin, pas një interviste të këtij ditën e djeshme, ku shprehej se gazetarë qeraxhinj janë dëshmitarë të çarjes mes Ramës dhe Metës.

Në një intervistë të dhënë Çim Pekës, që e pyet nëse është pikërisht ai gazetari qeraxhi, Bejtja më shumë se sa Pekës, i përgjigjet Bushatit.

Nuk ka shumë rëndësi, sidomos për lexuesin e nderuar të portalit tuaj, nëse jam apo nuk jam unë gazetari qiraxhi në Lalëz, pasi mund të ketë dhe të tjerë dhe unë kaloj aq pak kohë këtu dhe nuk e kam atë vëmendje kush hyn e kush del, e aq më tepër të shikoj se çfarë bën Ilir Meta kur e pyesin për marrëdhëniet me Edi Ramën: ha fara apo pi ujë. E them këtë se më është bërë kjo pyetje qesharake, jo nga gazetarë qiraxhinj, po nga gazetarë seriozë pronarë vilash në Qerret që shpeshherë e mbajnë punën duke bërë thjesht hinkën e fjalëve dhe thashethemeve mes liderëve në këtë fshat të madh që quhet Shqipëri. Nuk kemi çbëjmë fatkeqësisht këtu është katandisur një pjesë jo e vogël e tregut të gazetarisë shqiptare.

Nga ana tjetër, është e vërtetë ajo që keni konstatuar ju, që ka sens pexhorativ në përdorimin e termit gazetar qiraxhi nga ana e Bushatit, por kjo nuk ka si të përbëjë shqetësim për mua, apo për këdo tjetër që me punë të ndershme dhe pa dallavere, nuk ka mundur dot të blejë një vilë në Qerret apo Lalëz. Përkundrazi duhet të përbëjë problem për atë gazetar që e ka këtë mentalitet. Grekët thonë “puno që të jetosh, vidh që të kesh”.

Rasti im dhe i shumë qiraxhinjve të tjerë është i qartë. Uroj, që Bushati mos ta ketë mentalitet: së pari duke besuar atë që kam parë dhe herë të tjera: që është një gazetar që nuk ka marrëdhënie të mira me shqipen, këtë e vërteton dhe në intervistën e djeshme, ku fjalën dëshmitar e përdor jo në mënyrë adekuate: pasi nuk kam parë ndonjë dëshmitar audio që dëshminë e ngrenë dëshminë mbi  fjalë të protagonistëve apo atyre që rrinë afër, për më tepër me fjalë që i hapin enkas vetë, pikërisht për të bërë gazetarë si Bushati, të bëjnë këto lloj analizash.

Këtë herë, mund të mos ketë dhe shumë faj se dhe Batoni mund të ketë kaluar ca ditë për pushime nga Qerreti. Nejse, që ta mbyllim kapitullin e qiraxhiut, këtë herë nuk kam asnjë ndjejnë negative ndaj malinjitetit të vazhdueshëm të tij, pasi këtë herë ai nuk është vetëm ai që ma qan hallin dhe më përbuz për faktin e të qenit qiraxhi, po është dhe një njeri shumë i dashur për mua: gruaja ime. Po ndërsa, gruan e kuptoj që ka hallin e kalamajve të vet, Bushatin nuk e kuptoj, hallin e kujt qan.

Meqë jemi dhe te Bushati dhe të LSI. Ka disa, kryesisht gazetarë frankofonë që në mënyrë naive dhe paragjykuese, LSI-në e shohin si të keqen e vetme të progresit të këtij vendi, e artikulojnë aq shumë dhe aq pa argumente, saqë i është shndërruar tashmë në çështje psikike. Dhe duke ndodhur ky proces, mendojnë se sapo të ikë Meta nga pushteti, këtyre do tu përmirësohet jeta seksuale apo do fillojnë të flasin automatikisht rrjedhshëm anglisht.

Për më tepër, është një tezë që ushqehet fuqishëm këto momente si nga pushteti, që po dëshmon dita ditës paaftësinë për të qeverisur këtë vend, por ashtu edhe nga një pjesë e opozitës që rri dhe vështron ngërçin e vet, duke pyetur dhe njëri-tjetrin se ku është lideri i tyre këtë gusht. Pra, është më shumë një histori shqiptare që kërkon tja hedhë fajin të tjerëve e jo vetvetes. Është më shumë një histori shqiptare, se sa një histori politike.

Ndaj, në këtë kontekst nuk ka si mos dalin fjalët për një koalicion të mundshëm PS-PD, por të jeni të sigurtë bashkimi i dy ngërçeve nuk ka si të sjellë një zgjidhje, përkundrazi. E zëmë se iku Ilir Meta dhe Bushati filloi të flasë rrjedhshëm anglisht, a do ti realizojë Edi Rama të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Jo, sepse përveç të tjerave, se ky dështim që po i ndodh, nuk po i ndodh nga korrupsioni, po nga paaftësia e mbi të gjitha nga konceptet e gabuara ekonomike që ka zgjedhur, që stimulojnë evazionin dhe prishin tregun. E zëmë se iku Ilir Meta nesër a do ta bëjë Edi Rama shëndetësinë falas? Jo, vëlla, nuk ka lidhje me Ilir Metën dhe as me Perëndinë. Thjesht nuk bëhet me mjekë që marrin 400-500 USD në muaj dhe me buxhetin e një komune. E kështu me radhë, për të mos u zgjatur më tej.

A ka krisje PS-LSI? Unë nuk bazohem në ato që dëgjoj qoftë nga protagonistët, qoftë nga sekserët, po nga veprimet publike. PS, LSI po dëshmojnë se kanë qëndrime të ndryshme që nga tenda e kryeministrisë e deri te taksat. Sa e thellë, sa do zgjasë a do ndahen ? Nuk e gjej dot tani për tani. Ilir Metën sa herë e kam hasur dhe këtu në Lalëz, nuk e kam dëgjuar të flasë ndonjëherë për Edi Ramën, apo Lulëzim Bashën, po vetëm për ekonominë”, thotë Bejtja.

19 komente në ““Qeraxhiu” Andi Bejtja replikon me Bushatin: Unë nuk ruaj Ramën e Metën nëse hanë fara apo pinë ujë”

  1. Tema says:

    Duhet ditur gjithçka për të gjith.

  2. Keta mire qe zihen me njeri tjetrin se kush ka vjedh me shume, po na Bejne edge ekonomistin ,opinionisti n dhe ne rime e lexojme , shkojne as ke SANDRI I lesh it Te agon ,te dreqii dhe I biri dhe ky eshte Kulmi I palo gazetaris Shqipe .faqja e zeze se as SHQIP nuk dine me shkrue.

  3. sokoli says:

    Bejtja ka qene qe ne shkolle te mesme koqe dhe eshte kokrra e legenit, lepires bythe dhe pa karakter.
    Nuk e kuptoj se si eshte bere pjese e shtypit!

  4. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Sa te lezetshem jane keta gazetare bythlepires te sales ,sidomos kur zihen duket sikur shan muti kaken.

  5. shoku " Hekuran " says:

    O Bejte , ujku ne mes te deleve rron sa ti doje qejfi kurse delja ne mes te ujqerve i ka sekondat e numeruara , prandaj, po di te vjedhesh mire nese jo o burra shko te revista ” Hosteni ” apo e kane mbyll !!!

  6. Shiko sistemin politik qeverises dje, dhe kupto gazetaret,dje.
    Shiko sistemin politik qeverises sot, dhe kupto gazetaret,sot.
    Konkretisht. Sa me poshte vijon e dergova te … para nje jave dhe nuk e botoi njeri. Sot pashe te Tema, jo lajm, se Holland kishte takuar Cipras etj.
    Cfare dergova te… .
    Në një takim me politikanët e të majtës franceze, François Hollande, presiden i Francës, e
    quajti të papranueshme natyrën e masave të kërkuara, nga kreditorët, përkundrejt Athinës.
    Dy ditë më parë, e majta franceze i bëri thirrje presidentit François Holland “për të vepruar”. Në demonstratën e mbajtur ditën e shtunë, morën pjesë me mijëra njerës. Dhe ishin ata që e bindën François Hollande të mbajë parasysh thirrjen, e nënshkruar nga demonstruesit, që: Franca të vihet “në anën e popullit grek”?
    Një delegacion politik, i udhëhequr nga kryetari i së Majtës Evropiane, dhe sekretari kombëtar i Partisë Komuniste Franceze, Pierre Laurent, u prit, për një orë, nga François Hollande, në Pallatin Elysee, përpara takimit “tête-à-tête” të presidentit François Holland me Pierr Moskoviç, Komisioner Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare,.
    Mbas mbarimit të takimit me presidentin François Hollande, tetë përfaqësuesit e popullit [Delegacioni ishte i përbërë nga Clémentine Autain, Julien Bayou, Eric Coquerel, Liem Hoang-Ngoc, Pierre Larrouturou, Pierre Laurent, Gustave Massiah dhe Anne Sabourin], në një konferencë për massmedia, u shprehën se ka një evolucion konstruktiv në qëndrimin e autoriteteve franceze, në lidhje me samitin e ardhshëm, të së hënës, të Eurozonës.
    Pika e parë e interesit: presidenti i republikës tha se “ ndan mendimin” se një “marrëveshje e cila respekton qeverinë e tanishme greke” është ” e dëshirueshme dhe e mundshme”, dhe se është “brenda rezes së veprimit” me Pierre Laurent.
    Pika e dytë: François Hollande u pajtua me apelin, e tetë antarëve të delegacionit, se çështja është kryesisht “politike”; njëkohësisht, shtoi Clementine Autain, duhen konsideruar cikërima shumat në fjalë, të pakrahasueshme ato me “koston që taksapaguesit” do paguajnë, në qoftë se Greqia duhet të largohet nga euro.
    Pika e tretë. Mbi të gjitha, Presidenti beson se “kërkesat greke janë të pranueshme” – lidhur me pensionet, dhe TVSH – deklaroi Éric Coquerel (Left Party).
    “Masat e kërkuara [nga kreditorët] janë të papranueshme nga populli grek; ato nuk do ta zgjidhin krizën financiare, dhe presidenti e pranoi këtë”, theksoi Pierre Laurent.
    Sipas Eric Coquerel, anëtarët e delegacionit nënvizuan se do ta dyfishojnë vigjilencën e tyre, ndërsa mbeten në pritje që deklaratat e bëra në takim, të “certifikohen me fakte”.
    “Ne duhet ta ndalojmë torturën e ujit” që u është imponuar grekëve, theksoi Pierre Larrouturou (Nouvelle Donne).
    “Nëse nuk do të ketë një marrëveshje [të hënën], do të kemi një krizë Evropiane”, tha alter-globalisti, Gustave Massiah.
    “Ne jemi në një moment vendimtar, presioni (i opinionit publik) duhet të rritet në ditët e ardhshme, ne do të bëjmë thirrje për më shumë demonstrata, nëse është e nevojshme”, paralajmëroi Pierre Laurent, i cili, është “në kontakt të drejtpërdrejtë me Syriza”.
    Përgatiti për … nga Parisi . NaSpiBa.

  7. Endri says:

    Eshte si eshte per paftesine e drejtusve ne fisk ka te drejte

  8. endri says:

    Ky Andi, qe thoni ju, qenka shume i merzitur qe nuk po realizohet shendetesia falas, po shume, shume i merzitur.

  9. Alban Dardani says:

    — Vrehet nje ”perplasje e madhe” ndermjet gazetaresh.
    Te shikojm, sa do te zgjati dhek do e dale.
    — Dje qe shume i zemeruar MUCI me nje gjonmark,
    Sot ANDI me Andin… neser… ku i dihet…
    –Keq e kane sa tembaroj kjo vere….

  10. Tiku says:

    Lyrash gazetare te dhjere

  11. afrimi says:

    po pse injorancen e ketyre qe e heqin veten gazetare do lexojme, se çfare bejne keta me njeri tjetrin? hajt?

  12. Lennard says:

    Ju te gjithe jeni kokrra legenesh .Andi Bejtjes i vini te gjithe anes.Pale del dhe nje fare Sokoli qe e njihka qysh ne adoleshence dhe e nxjerr pa brume.Une e kam njohur qysh ne vegjeli.Gjithmone ka qene i dalluar dhe i dashur me shoket.Opinionet e tij spikasin ndaj atyre te gazetareve te tjere.Nuk eshte rastesi qe u zgjodh nga Ambasada Amerikane per te intervistuar Presidentin Bush ne ate kohe trazirash dhe pikepyetjesh te medha ,sidomos per Ceshtjen e Kosoves.Pyetja qe i beri Andi :A ka ndonje plan B per Kosoven dhe pergjigja e menjehershme e Presidentit ishte se nuk ka plan B po Kosova do te jete e Pavarur -Morri dhene ne te gjithe Boten, po vetem ketu ne Shqiperi nuk pati jehone se mediat jane uzurpuar nga disa legene ziliqare , qe jane pasuruar pa merite per te mos thene ,qe kane grabitur. Nje i pafytyre i emertuar Endri qesendis per Shendetsine falas ., kjo eshte gjeja kryesore qe tregon nivelin e shtetit ku jetojme.Po dihet se per vehte jeni rregulluar ,nje cike sa u dhemb prapanica shkoni ne klinikat jashte shtetit.Po shikoni dhe njehere se kush jane pronaret e vilave ne periferi te Tiranes apo ne fshatrat turistike dhe nxirrni perfundimin se ku ka katandisur Shqiperia.

  13. anonta says:

    Kure Meta fliste per ekonomine a e kishte ate bllokun me vete more nene q… , ti dhe ai

  14. qiu says:

    Zoti Bejtja,
    Dikush ja ka pasuar topin Bushatit dhe ai
    Po ben fatekeqesisht qoken e radhes.
    Gazetaria serioze ka shkuar per shele. ..

  15. c’ gazetar jan keta ?i kemi degjuar me 10 dhe 100 here ne analizat neper studio.ata paraqiten me nje nivel nen nivelin mesatar te nje intelektuali edhe pse her her lene mjeker per ta paraqitur personin e tyre si dietar .keta suuuurrater nuk mbajne dot surratin e tyre e jo te bejne annaliza e te japin mente .

  16. gjuha e gjate, bela e te zote says:

    Cipras kali i trojes. Ja futi popullit si po ja fut rama.
    Ps=pseudosocialiste

  17. petrit zela says:

    Gazetaret ne bote,ndertojn politika te ekuilibrura per ti sherbyer sa
    me mire interesave te popullit dhe atdheut te tyre..Ndersa gazetareve
    tane u intereson te shkruajne,vetem per te krijuar,kaose apo rromuja,qe nuk I sherbejne interesave te popullit dhe atdheut,por ngrejne lart figura politike anti kombetare,anti qytetare qe per nje karrike te shtrember shesin Nene e Babe,vetem qe te mbeten ne majat e
    “piramidave” te krimit..Pikrisht pjesen derrmuese te Gazetareve tane une
    I konsideroj,si bashkepuntore te krimit universal ndaj kombit dhe popullit..

  18. Daja says:

    Bejtja BIE ERE PESHK
    Mos ka ngrene ndonje ngjale dhe ky te Gjiri I Lalzit ???!!!

  19. baba nga durrsi says:

    batakci njerez ANDI ne katror…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje