Sulmet në Turqi, vritet një ushtar dhe shtatë terroristë

11 Gusht 2015, 16:29Bota TEMA

Një ushtar turk u vra në një sulm në juglindje të Turqisë, ndërsa forcat ajrore kanë kryer 17 sulme gjatë natës kundër objekteve në rajon të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Ushtria fajësoi PKK për sulmin në qytetin Sirnak, ku gjashtë ushtarë kanë vdekur gjatë dy ditëve të fundit.

Ndërkohë, agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu citon autoritetet vendase se shtatë “terroristë” janë vrarë në operacionet ushtarake në provincën e Agrit, në lindje.

Rrethet në më shumë se 10 provinca në jug dhe në lindje të vendit janë vendosur nën urdhrat që i deklarojnë ato zona ushtarake të sigurisë/ zona të sigurisë ushtarake me hyrje/ akses të kufizuar.

Konsullata amerikane në Stamboll u rihap sot, një ditë pasi u sulmua.

Një grup i së majtës mori përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, PKK mori përgjegjësinë për një sulm në një stacion policie në Stamboll, që shkaktoi vdekjen e tre militantëve dhe një polici.

Turqia filloi sulmet ajrore kundër PKK, një grup i armatosur që kërkon të shtypë të drejtat e pakicës kurde, në fund të korrikut, kryesisht duke goditur bazat e saj në Irakun verior.

Që atëherë ka pasur sulme pothuajse çdo ditë në forcat e sigurisë.

Përshkallëzimi shënon rënien e një armëpushimi mes shtetit dhe PKK, që zgjati për dy vjet ku negociatorët kërkuan t’I jepej fund një lufte të gjatë civile prej tre dekadash.

6 komente në “Sulmet në Turqi, vritet një ushtar dhe shtatë terroristë”

  1. sit.. back and relaks → says:

    Kush ma perkthen dot shqip-shqip pjesen e meposhteme nga artikulli?

    “Turqia filloi sulmet ajrore kundër PKK, një grup i armatosur që kërkon të shtypë të drejtat e pakicës kurde, në fund të korrikut, kryesisht duke goditur bazat e saj në Irakun verior. Që atëherë ka pasur sulme pothuajse çdo ditë në forcat e sigurisë.”

  2. Tema says:

    E dim kur ka nisur konflikti por s’dim se kur dhe si do përfundoj.

    1. Wendy-B says:

      Do perfundoj me formimin e shtetit Kurd.

      1. Jeronim de Rada says:

        Rrofte shteti Kurd!

  3. Turqia , si nji shtet islamik ,mbron milicet e ISSIS ,dhe sulmon luftetaret kurde.
    Qorresia amerikane ka arritur kulmin.
    Nuk duhen sulmuar luftetaret te cilet po perballen me leshmuterit islamike.

    Turqia kujton se bota nuk e kakuptuar se ajo eshte nji shtet kriminel dhe vrases.

    Duhet ndaluar patjeter lukumia turke qe ne vendete sulmoje xhihadistet,ka vite qe i ndihmon dhe sulmon vete PKK !

  4. ------ says:

    drejte detari. turqia qe nga lindja e saj si race mongole qe pushtoi shtetet perreth vetem keq ka bere. kjo race e keqe ate bene dhe sot duke patur dhe mbeshtetjen e amerikaneve. bravo kurdeve qe luftojne heroikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje