Tri prokurorë iniciatorë të procesit gjyqësor ndaj krahut të afërt të presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u larguan sot nga Turqia disa orë para nxjerrjes së urdhër arrestit ndaj tyre, bëhet sot e ditur nga Agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadoll”.
Zyra e Prokurorit të Stambollit kishte urdhëruar dje arrestimin e Zekeriya Oz, Celal Kara dhe Mehmet Yuzgec të akuzuar për krijimin e një organizate kriminale me synim përmbysjen e qeverisë me anë të forcës.
Policia zbuloi se dy të parët ishin larguar nga Turqia nga kufiri me Gjeorgjinë mëngjesin e sotëm me një interval kohor prej 10 minutash nga njëri-tjetri, raportoi agjencia.
Të tre prokurorët ishin pezulluar nga funksionet e tyre majin e kaluar me akuzën e abuzimit me detyrën pasi në muajin dhjetor të vitit 2013 kishin nisur një proces hetimi për korrupsion i cili tronditi nga themelet qeverinë e Erdoganit, asokohe kryeministër ku në shënjestër ishin katër ministra të kabinetit të tij.
Ky Xhelal Kar…a e paska merituar plotesisht mbiemrin. Jo te bente ndonje lek si prokuror ne nje vend te korruptuar, po e kruan me miellin e gjermanit…
Luft civile në turqi
O Gazeta “TEMA”Ne gjuhen shqipe numrori tri ka dy gjini femnore qi asht TRI dhe per gjinine mashkullore qi thohet TRE .Ne se ato prokurore jane gra duhej te shkruenit Tri prokurore ,pa Ë ne fund por E .Ne se ato prokuroret jane burra Ju duhet te shkruenit TRE Prokurorë me Ë ne fund. Ju nuk na tregoni se çka jane ato prokurore as gra e as burra !Ju shkrueni numrorin e gjinise FEMNORE TRI dhe emnin PROKURORË te gjinise mashkullore.Kesaj i thone gjuhe hibrde apo “gjuhe mushke me krye e me bisht”!
Tre prokurore,…, jo tri!!!
Keto gazetaret e Tiranes kan kenaqesi prej sadistesh kur e masakrojne gjuhen shqipe.