Rrëfimi tronditës i djalit 13 vjeçar jazidi: ISIS na mësoi si të heqim koka

7 Gusht 2015, 12:23Bota TEMA

Një  13 vjeçar jazidi, ka rrëfyer sesi ISIS, e mori në mbikqyrje shkollën e tij dhe klasën e tij e ktheu në një klasë mini-xhihadiste, duke i mësuar ata të hiqnin kokat e jobesimtareve.

Taha Jalo Murad, ka rrëfyer se si grupi terrorist është përpjekur të indoktrinojë atë dhe shokët e klasës, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Blic.

Madje, ISIS u ka thënë nxënësve që do të formojnë një ushtri, që do mposht Romën dhe në fund edhe SHBA-në. Adoleshentët e asaj klase, kishin mësuar mbi ligjin e sheriatit, Kuranin, madje ishin mësuar edhe se si të hiqnin koka. Pas, mësimit, ata detyroheshin edhe të bënin praktikë.

Gjatë bisedës ekluzivë për Mail Online, Taha ka thënë, se ata janë mësuar sesi t’i heqin kokat, më një fjalë se cilat arterie duhet prerë,transmeton Gazeta Blic.

Shkolla e Tahas, ishte në fshatin Koco, në malet Sinjar, në Irakun verior. Para se  shkolla të merrej nga ISIS-i, këta të fundit  plaçkitën fshatin dhe ndanë burraj jezidi nga gratë e tyre. Burrat janë dërguar në periferi të fshatit dhe janë pushkatuar.

“Unë jam ndarë nga babai im,” thotë Taha. “Nuk e di nëse është gjallë, apo ka vdekur.”

Ndërkohë, Taha u zhvendos në një shkollë në zonën Solag, dhe trajnimi nga ISIS vazhdonte edhe aty. Luftëtarët shpresonin të krijonin ushtrinë e tyre personale, me ushtarë të rinj, ndërsa baballarët e tyre ishin vrarë si jobesimtarë, transmeton Gazeta Blic.

Ëndërra e vetme e Tahës, ishte të ikte nga ai vend, dhe në prill, ai u lejua të vizitontë shtëpinë e xhaxhait të tij, dhe nga atje Taha bashkë me tre anëtarë tjerë të familjës, i’a dolën që të largohen nga ai vend.

Më në fund Taha ka gjetur siguri në kampin e refugjatëve në Dohuk, në Irakun verior. Miqtë e tij, nuk ishin me aq fat, madje Taha nuk e ka as më të voglin dyshim, se ata tashmë mund të jenë kthyer në ekstremista. Disa djem të moshës së Tahas, tashmë kanë filluar të dërgohen në misione vetëvrasese.

 

 

2 komente në “Rrëfimi tronditës i djalit 13 vjeçar jazidi: ISIS na mësoi si të heqim koka”

  1. Tema says:

    Radikalizime të rrezikshme

  2. Wendy-B says:

    Kriminele te pashoq keta gjarperinjte e zinj. Torturojne femijet e pafajshem per te arritur qellimet e tyre djallezore.

    Me duket sikur jazidet ngjajne me tipare nga Ballkani, sidomos si shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje