Mbetjet e MH370, familjarët nuk pranojnë faktet: Ata na gënjejnë, nuk kanë gjetur asgjë nga avioni

6 Gusht 2015, 13:09Bota TEMA
Mbetjet e MH370, familjarët nuk pranojnë faktet: Ata na

Të afërmit e pasagjerëve të zhdukur të avionit të Malaysia Airlines MH370 janë inatosur së tepërmi pas lajmeve të fundit se mbetjet e avionit janë gjetur.

Kryeministri i Malajzisë  Najib Razak tha se ekspertët në Francë kanë konstatuar dhe konfirmuar se një pjesëe  krahut të gjetur i përket Boeing të zhdukur.

Por familjarët kanë reaguar ashpër duke thënë se autoritet i kanë gënjyer qysh nga fillimi.

“Nuk i besoj infromacionet e fundit rreth avionit, ata na kanë gënjyer qysh nga fillimi”, thotë Zhang Yongli, e cila kishte motrën në bordin e MH370.

“Unë e di se motra ime është diku atje, por ata nuk duan të na thonë të vërtetën”, vijon më tutje ajo.

 

Ndërsa Liu Kun,  e cila kishte vëllain e saj të vogël në avion thotë “Gjeni njerëzit për ne. Ne dyshojmë se mbetjet që thonë se janë të avionit janë të rreme”.

Boeing 777 po fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin në 8 mars 2014, ku u zhduk nga radari.  Në momentin e zhdukejs në bordin e Malaysia Airlines ndodheshin 239 njerëz, shumica prej tyre kinez./j.h

 

1 komente në “Mbetjet e MH370, familjarët nuk pranojnë faktet: Ata na gënjejnë, nuk kanë gjetur asgjë nga avioni”

  1. Tema says:

    Duhet të jet shkrir nga forca e testimit lazer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje