Rezidentët në qytetin japonez Hiroshima kanë pqrkujtuar sot 70 vjetorin e bombës së parë atomike që u hodh nga amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ceremonia u mbajt në Parkun Memorial në Hiroshima ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Shinza Abe.
Kryeministri Abe bëri thirrje për një botë pa armë bërthamore, duke thënë se bomba në Hiroshima nuk shkaktoi vetëm vdekjen e mijëra vetave, por solli edhe vuajtje të papërshkrueshme tek të mbijetuarit.
“Sot Hiroshima është ringjallur. Është bërë një qytet i kulturës dhe i prosperitetit. 70 vjet pas ngjarjes më duhet të ritheksoj nevojën për një botë në paqe, pa armë bërthamore”, u shpreh Abe.
Bomba atomike në Hiroshima dhe e dyta ne Nagasaki tre ditë më vonë i dhanë fund Lufës së Dytë Botërore.
Bomba atomike u mori jetën të paktën 140,000 njerëzve në qytet, ku 70 mijë vdiqën gjatë sulmit ndërsa të tjerët nga plagët e tmerrshme dhe rrezet radioaktive javë më vonë.
Bombarduesi amerikan US B-29 me emrin Enola Gay hodhi bombën me uranium duke shpërthyer 600 metra mbi qytet në orën 8:10 të mëngjesit në 6 gusht 1945./j.h
Botën e rrezikojnë 23.574 koka bërthamore http://goo.gl/qKF7b0
Ja kjo bomba ben pune po te duan ta hedhin ketu tek ne me epiqender parlamentin. Pastrohet ky vend nje here e mire nga plehrat dhe fukaraja merr fryme nga hajdutet me kostume. Po ce do qe sduan ata qe e kane. Jua hodhen japonezeve te shkrete.
Amerika nuk eshte as autoktone
US will never apologize for Hiroshima, Nagasaki – President Truman’s grandson
Edhe bushtra me e vogel ia le dhe ngec me qenin me te madh
.
Intl tribunal should try 1945 US nuke attacks on Japan – it’s necessary to create an international court to look into the nuclear attacks on Hiroshima and Nagasaki in 1945, noting that America’s modern policy has borrowed a lot from the cynical approach of its former leaders.
Iku koha me pushtime