Rusia, në veçanti Kremlini, ka një obsesion të sëmurë dhe të gabuar ndaj interesave të SHBA-së dhe kjo bën që marrëdhëniet e tensionuara midis Uashingtonit dhe Moskës të mos përmirësohen shpejt, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul.
McFaul, i cili ka qenë arkitekti kryesor i “rivendosjes” së marrëdhënieve me Rusinë, gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama, ka qenë njëri nga ambasadorët më të poshtëruar amerikanë në Rusi.
Gjatë mandatit të tij dyvjeçar, që ka përfunduar në shkurt të vitit 2014, McFaul është ndjekur rregullisht nga gazetarët e televizionit shtetëror rus dhe nga aktivistët e Kremlinit dhe është akuzuar publikisht për komplot për të nxitur revolucion në Rusi.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, McFaul, i cili tani ligjëron në Universitetin Stanford të Kalifornisë, thotë se edhe para se ka marrë postin në janar të vitit 2012, ai është etiketuar si rebel nga disa zyrtarë dhe agjenci ruse, sidomos para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, që janë mbajtur në mars të atij viti.
“A ishte e papritur për mua? Po. Sepse, është bërë aq personale dhe aq shpejt. Edhe para se të takoja ndonjë rus, në televizion ka pasur materiale për mua”, thotë McFaul, pasardhësi i të cilit, John Tefft, ka një profil më të ulët në Rusi.
McFaul thotë se Obama ka konsideruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është një njeri me mendje të qartë dhe pragmatik, andaj edhe ka qenë në gjendje të arrijë disa suksese të rëndësishme me Rusinë, si anëtarësimi i saj në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe marrëveshja për “Rrjetin Verior të Furnizimit”, përkatësisht për sjelljen e armëve dhe të forcave amerikane në Afganistan.
Putin, megjithatë, ka hequr dorë nga marrëdhëniet paqësore me Shtetet e Bashkuara, thotë McFaul. Sipas tij, Putin mendon se Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim të kapin Rusinë dhe ta dobësojnë atë.
Kremlini i ka cilësuar trazirat që kanë shpërthyer në Ukrainë, në fund të vitit 2013, si rezultat i ndërhyrjes perëndimore, ndërsa protestat e Euromaidanit, që kanë çuar në rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych në shkurt të vitit 2014, si komplot të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Mediat ruse kanë raportuar në mënyrë të vazhdueshme se prania e një zyrtari të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, duke u dhënë ushqime protestuesve në Kiev, tregon për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.
“Kur mendoni se shpërndarja e embëlsirave çon në ndryshim të regjimit, ju i jepni shumë pushtet një individi… Për mua, kjo është shenjë e dobësisë së Rusisë dhe e pasigurive të Rusisë dhe jo anasjelltas”, thotë McFaul.
“Në njërën anë, ata thonë se Obama është i dobët. Në anën tjetër, ata janë të frikësuar deri në vdekje nga Obama. Çdo gjë e vogël që ai dhe administrata e tij bëjnë, ata mendojnë se është e projektuar për shkatërrimin e Rusisë. Mendoj se një vend më kompetent, në udhëheqje më kompetente nuk do të brengosej çdo ditë për shkatërrimin e Rusisë”, thotë McFaul.
“Për shembull, askush në Amerikë nuk brengoset se Shtetet e Bashkuara do të minohen nga Rusia. Mendoj se në Rusi ekziston një skizofreni e vërtetë për fuqinë e Amerikës”, shprehet ish-ambasadori amerikan në Moskë, Michael McFaul.
Kush i hodhi bombat ne Japoni?
Kush i futi hundet ne Ukraine me Viktoria Nuland qe ne biseden telefonike tha Fuck EU.Kush po i vete tek dera Rusise? Kur Rusia vajti ne Kube ne vitet 60 Amerika i frikesua dhe kercenoi me lufte berthamore.Putini eshte njeriu me fisnik dhe patriot per vendin e vet dhe jo si pedofilet dhe pederastet Si Obama qe dhe ne,liberin autobiografik ka dklaruar qe ka qene per disa kohe biseksual dhe perdorues droge.
Po 11 shtatorin?
Kush nuk di rusisht nuk e njeh dot Rusine.
Eshte si ta shohesh veten me syte e te tjereve.
per komentusin e pare pyet nje here fqinjet per bombat e sa shqiptare kane vrare kohet e fundit pastaj ik qaj hallin e japonezve
tia dish per nder amerikonit klintonit edhe bush se te ishte per rus edhe japoneze shqiperia ishte pushtuar djegur edhe bere copash.edhe ti sot o do flisje serbish apo greqisht ose do ishe azilant diku neper bote
jJ,e nuk ja dij per nder askujt sepse ishte Amerika ajo qe na premtoi cekun e bardhe dhe dha urdher per shkaterrimin e ushtrise shqiptare.Tani po e shkaterrojne me droge, me plebra dhe pesticide qe groposin ne Kosove dhe po mbajne,ne pushtet plehrat e shitura qe e shkaterruan me keq Kosoven dhe po i zbojne kosovaret ne mase.Kampi bondteel eshte kampi me,i,madh ne,bote ushtarak ne Kosove dhe Sot Kosova eshte Koloni.LIRIA NUK FALET POR FITOHET
Pse SHBA nuk ka obsesion Rusine? Kush e provokoi grushtin e shtetit ne Ukraine?
Hahahahahaha…psikopati Mc Faul, “rusët kanë frikë nga Amerika”…(???!!!) Këtë përrallë, nuk e hanë as kalamajt…! Të mëshiroj zotëri (Mc Faul), sepse e kuptoj që ke hequr shumë “zore” në Rusi…dhe të dalin në gjumë..!
Ku rruan kkkk USA per zorraxhi si Rusia ja shkerdh… cfare i mban pragu mongol dava pisanjoshes TAS GROSHE varu kkkk
ja dhe grekoqenet si hedhin vrer per usa vetem pse i dha pavarsine nje kombi shqiptar si kosoves.dilni nga nato po nuk u peqleu me amerikonin shkoni futuni ne aleance me rusin.greku ky komb i pabese genjedhtar i perzier komb kurve me nje fjale ha ne amerike e ben davane e rusit
Ja dhe zagaret balliste tradhetare te biberajt,mbrojne Ameriken qe asgje nuk ka bere per Shqiperine por vetem na kane shkaterruar
Ikni o grek e rus bullgar e rumun te qelbur jeni kundra amerikes vetem kosova eshte popull proamerikan qe nderon evropen me callma hoxhallaresh
kosoves ja futi sa krahu amerika.Po ikin si legena kosovarer.Ju degjeneruan,ju futen kriminelat ne pushtet,ju nderuan kampin bondsteel dheo plehra islamike mbetje turke te edroganit.Shkoni ne turqi fhe arabi o kurva kosovare te ISIS
Me francën jan ftohur