FOTOT e rralla, si ishte Durrësi në vitin 1914

13 Gusht 2015, 09:26Dossier TEMA

“Dyrrah” sjell një koleksion të rrallë fotosh. Të gjitha i përkasin 6-mujorit të parë të vitit 1914 ku spikasin edhe ato të dom Nikollë Kaçorrit dhe funerali i kolonelit Tomson si dhe fotot e trazirave të asaj periudhe.

Diplomati dhe politikani italian, Antonino Paternò-Kastelo, Markezi i gjashtë i San Xhulianos (Antonino Paternò-Castello, Marchese di San Giuliano, 1852-1914), lindi në Katania të Siçilisë. Studioi për drejtësi dhe u zgjodh deputet në parlamentin italian. Nga dhjetori 1905 deri në shkurt 1906 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë. Në periudhën 1906-1910 ishte Ambasador në Francë dhe në Britaninë e Madhe, kurse në prill të vitit 1910 u kthye në Romë. Nga kjo kohë deri në vdekjen e tij, në tetor të vitit 1914, ishte përsëri Ministri i Punëve të Jashtme.

Markezi i San Xhulianos kishte një interes të theksuar për Shqipërinë, – kuptohet në mbështetjen e interesave italiane në vend,-  dhe mbështeti fuqimisht pavarësinë e vendit në vitin 1912. Mirëpriti Princ Vidin si Mbret i Shqipërisë dhe vëzhgoi nga afër ngjarjet e turbullta të pranverës së vitit 1914. Markezi ishte edhe mbledhës i pasionuar i fotografive dhe kartolinave. Shumica e fotografive të këtij koleksioni janë kartolina që ai ia dërgoi njërën pas tjetrës nuses së të birit të vdekur, Maria Paternò-Castello, Marchesa di Capizzi (1881-1936), e cila për fat i ruajti.

Në fund të viteve ‘70 koleksioni u zbulua në tregun e pleshtave të Palermos dhe u ble nga diplomati italian Ferdinando Saleo (l. 1936). Ky koleksion u botua nga profesori Giuseppe Giarrizzo (l. 1927) i Universitetit të Katanias në vëllimin “Diario fotografico del Marchese di San Giuliano”, Palermo 1984, dhe nga vetë Saleo në librin “Albania: un regno per sei mesi”, Palermo 2000 (Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë 2000). Ky koleksion përbën një dokumentacion të pakrahasueshëm për Shqipërinë gjatë sundimit të shkurtër të Princ Vidit.

 

16 komente në “FOTOT e rralla, si ishte Durrësi në vitin 1914”

  1. Tomorri says:

    Sa foto interesante!! Vertet jemi jo shume te gjate ne nga Shqiperia e mesit por te bukur, rrace me trup robust dhe tipare te mira.

    tregu i pleshtave = tregu i gjerave (jo rrobave) te perdorura (vetem per kuriozitet per ata qe ndoshta nuk e dine)

    1. XhaBarka says:

      Ja shikoj edhe Fevziun me Qim Peken aty ne mes, me mikrofona ne dore,qe atehere kane qene gazetare te medhenj!!!

  2. puf machu says:

    nuk eshte tregu i pleshtave more tomorr idioti ajo qe na intereson apo shtati I njerzve nga shqieria e mesme!Ajo qe na intereson eshte qe ndonjeri qe ka me shume dijeni te na japi dicituren apo emrat personave apo dicka me shume informacion rreth ketyre fotove autentike

    1. Tomorri says:

      puf machu qetesohu…gjithe ky mllef per nje fjali (po ngrej supet)

      artikulli eshte per te gjithe – mua personalisht me terhoqi ana fizike e shqiptareve ne foto…ty te interesojne emrat e njerezve…dikujt ana historike…dikujt tjeter moda e kapeleve te grave ne foto…etj

      merr fryme dhe qetesohu ?

  3. Tema says:

    Në plepaj pushohet si duhet

  4. meritoni says:

    shume me aristokrat se sa sote!

    1. Riku says:

      Sot ke qelbesira kudo qe hiqen si shqiptar.

  5. gjembaci. says:

    “puf machu”!
    nuk do te ishja dakord me fjaline tende te pare ,kurse me te dyten po jam dakord

  6. artan kola says:

    puf macho je complet organ I teri.

  7. western says:

    Vetem nja 3 veta duket nje e kan lar surratin me sapun se te tjeret qekan si nga bregu i lumit

  8. dp says:

    Ne foton trete personi ne krahun e djathte te ushtarakut te huaj duket si Bajram Curri

  9. puf machu says:

    tomorr rrypi te pakten e more vesh qe here tjeter merru me me picken dhe jo me leshin!…..kurse per ty artan kolaemri e mbiemri yt me kujton bozen 5lekeshe te tirones se vitit 1980

  10. perkthyesi says:

    Mbase gaboj, por me duket se fotoja e shtate nga lart, i takon Tiranes.

  11. iriq turtulli says:

    si bicim jevgjish duken arjanet shqiptare te favorizuarit e hitler balerines.
    arjanet e afrikes majmunore..
    sa te zez qe e kan zhapen!
    si fiq t zinj rreshkan.

  12. 17nentori says:

    puf machu je i modh, je i papam. futi dhe nje shame nga robt qe te lirohesh.

  13. Votuesi says:

    Po Durrsi, ku eshte Durrsi. Mua me duket se eshte Vlora. Apo Brindisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje