Ç’më bëre i dashur mik!

7 Gusht 2015, 17:53Dossier TEMA
Ç’më bëre i dashur mik!

 Gjergj Foto

Sot, në mesditë, duke qenë në shtëpi i bezdisur nga vapa, duke u marrë me diçka, më vjen një mesazh tepër i veçantë që më hapi një “kapak kasete”, të mbyllur prej vitesh. Që aty, dolën shumë e shumë kujtime, puna, njerëzit e  për të cilat ndjekërkam tepër mall.

Ja mesazhi që më erdhi nga miku im që më habiti jo vetëm se është më i ri se unë, por as që ka e ka lidhur gjë me naftën veç miqësisë rreth 50 vjeçare me mua.

 

“Përshëndetje Gjergji! Sapo më ra zilja e celularit, ku më solli në kujtesë 55 vite më parë, ditën dhe datën e fillimit të punës Tuaj.

Besoj se ne, që u rritëm qysh të vegjël me shumë mundime e sakrifica, këto vite, janë dhe mbeten “universitete dhe mastera” të jetës tonë, se me punën, ndërtuam jetën dhe familjen që gëzojmë sot. Le të jetë 1 Gushti i Vitit 1960, mirësia e gjithë mirësive. Me respekt …….!”

 

Pooo…! Vija në ditën e parë të punës, pasi kisha mbaruar shkollën e mesme, “Teknikumin e Naftës” në Kuçovë, pasi i kisha hipur makinës “GAZ-51” në orën 6°° të mëngjesit te Fabrika e Oksigjenit, pranë fushës së sportit.Makina, e mbuluar me mushama, me stola dërrase 5 pontshe, të pa zdruguara, vinte nga vidhat e Kuçovës së vjetër pasi kishte marrë që aty, punëtorët e vjetër e specialistë që punonin për të vënë në shfrytëzim vendburimin e ri të sapo zbuluar të Marinzës, si Rexhep Brahimi, Kalo Bajraktari etj etj. Për fatin tim të keq, ishte bosh vetëm stoli i fundit. Nuk e merrni dot me mend sot që rruga nga Kuçova për në Marinëz, kalonte nga rruga e vjetër e Qafës së Sqepurit dhe bëhej për mbi një orë. Më priti shefi i Kuadrit në zyrat (baraka dërrase) e Ndërmarrjes së prodhimit të Marinzës, një burrë i shkurtër, i shëndoshë, kaçurrel dhe i qeshur. Ishte Azbi Shametaj.  Mbaj mend që hapi një librezë të re pune që e kam pasur deri sa e dorëzova para mbi 4 vite, te Sigurimet Shoqërore. Mbaj mend se shkroi emrin tim në faqen e parë me një shkrim të bukur dhe brenda në kolonën e parë datën 1/Gusht/1960, pastaj inicialet e ndërmarrjes, profesionin  dhe më tej, kategorinë e VI. U habita nga që unë kisha Diplomën e Teknikut të mesëm gjeolog dhe nuk e dija se do paguhesha si punëtor me kategori. Por nuk u ndjeva. Kujtoj Drejtorin e veçantë Refat Xake, Kryeinxhinierin Rexhep Reka, Kryegjeologun Beqir Alia dhe që e zëvendësoi më pas, Petraq Xhaçka.Pak më pas, erdhi Inxh. Gjeolog Viron Cane dhe akoma më pas Polikron Shimani “i shoqëruar” gjithmonë nga çanta e shpinës me ushqimet e rastit. Mëtej erdhi Inxhinieri sovjetik Aleksandër, i cili dallohej nga syzet optike me xham shumë të trashë e që kur ndërtonte grafikët e prodhimit jo vetëm që e afronte kokën tej mase me grafikun por për “çudinë tonë”, e lëvizte me shpejtësi majtas e djathtas aq sa mua, që punoja me të më merreshin mëndtë. Ndërkohë në sektorin e fontanës punonte edhe Inxhinieri tjetër sovjetik, azerbaixhanasi Kasëm Asllanov. Në foton që bëmë me rastin e largimit të tij nga Shqipëria, ashtu si gjithë specialistët sovjetikë, askush nuk e gjen dot se kush është. Ai dukej më “shqiptar” nga të gjithë të tjerët në foto. Diku nga Shtatori i atij viti, do të zëvëndësoja teknikun e dokumentimit Lluk Gjymshana i cili do të shkonte për të vazhduar studimet e larta, në Tiranë. Ishte koha kur në radiot italiane, transmetohej kënga “Marina, marina” e që Lluka nuk pushonte së kënduari, duke e shoqëruar me “xhezin” e sajuar me duar dhe kompensatën e tavolinës së punës.  Më tej, do të njihja Andon Ballabanin si Shef llogarie, Sulo normistin, inxhinerin Jorgji Buli. Por do të kisha të bëja edhe me shumë nga teknikët dhe inxhinierët e Sektorit të Fontanës, si Petraq Shahinin, Bajram Baxhian, Sotir Çobon dhe KristoPleqin, dyshe që Drejtori, me humor u thërriste Tili dhe Plepi etj etj. Këta ishin pritësit dhe drejtuesit e mi në Marinëz.

E lëmë me kaq, se ka shumë e shumë të tjerë për t’u  përmëndur por nuk është vendi.  Shumë nga ta, nuk janë më, por është e pa mundur të harrohen!

Kam përmëndur diku banorët e fshatit Marinëz, të cilët jo vetëm n’a janë gjendur pranë në të gjitha ngjarjet e veçanta por edhe na kanë  ushqyer. Nuk mund të harroen, frutat dhe perimet që na ofroheshin nga ta, sidomos në orët e zgjatura të punës dhe gjatë punëve tona të vështira, megjithse shpesh i kemi bezdisur me aksidentet dhe pakujdesitë tona  gjatë punës.

Po vendos dy foto të asaj kohepër të cilën bëj fjalë. Fotua në grup, është bërë në momentin kur me keqardhje, do të përcillnim inxhinierin sovjetik Kasëm Asllanov.

E ç’më bëre ore mik. Pa lé të pushojnë kujtimet!

 

 

8 komente në “Ç’më bëre i dashur mik!”

  1. Rrespekt z.GJERGJ FOTO per kte shkrim te kendshem ,
    ndoshta ne dukje i thjeshte si nji cast i shkeputur nga kujtimet e paharruara te jetes ,te memorizuara diku thell ne diskun e jetes se njeriut ,
    por mjaft domethenes ,i Madh per nga Vlerat qe percon ,
    per ate miqesi e rrespekt ,ate sinqeritet me te cilin
    ajo shoqeri e moshes se prinderve tane ne ate epoke te historise Shqiptareve ,
    i kujtojn me malle , pikerishte ato vlera njerezore ,
    qe sot per fatin e keq te ksaj shoqerie jane zhdukur nga atmosfera shqiptare.
    Storie te shkurtra ,japin shpesh her mesazhe te medha shoqerise njerezore .
    Nji shkrim qe tregon vec kujtimeve e nostalgjise ,
    edhe nji talent te autorit . Pershendetje dhe shkruani me shpesh ,
    ajo shoqeri ka nevoj per vlerat e sinqerta qe asnjiher si munguan atij vendi ,DIKUR !!!

  2. afrimi says:

    Mos prisni! S’kane per tu kthyer me. Puna e beri majmunin njeri, puna e mesoi e zhvilloi, puna e edukoi e kaliti, puna e ndergjegjesoi ne familje e shoqeri. Vetem Puna. Sot parate meren ne çfaredo menyrash pa punuar, bile ata kane parane e madhe, morali mungon, dinjiteti nderi, pergjegjesia, korrektesia. Eshte ne funksion kurveria universale! Mos prisni, vetem i shkruani qe te ngelen kujtime se ka mundesi tu a deformojne keta te sotmit dhe kujtimet. Respekt per ate brez te paperseritshem!

  3. Shqiptari says:

    po ca ja fusni kot o Miq – atehere skishte lojra kompjuterike (qe i mbajne njerezit deri 10 ore ne dite te lidhur), skishte lojra fati (qe i bejne njerezit te semuren duke kerkuar fat), skishta kaq shume makina sa sot (qe i detyrojne gjeneratat 1,2,3 te mblidhen ne pak zona, akoma te lira nga betoni), skishte prodhime bio (sepse ne fakt nuk njiheshin prodhimet jo bio), skishte lek (skishte vrasje per lek) …. ohuuuu sa shume argumente ka qe sot eshte shume me bukur, sot eshte kabuni, sot vret evlati babane, jena bo si nAmeriqi

    Personalisht, me pelqen te perseris nje shprehje te vjedhur, me origjine Shkodrane:
    kemi qene ma mire kur ishim ma keq

    pershendetje + respekt per shkrimin

    p.s me falni, smund te rri pa thene edhe nje tjeter argument “pro” sot – sot ka ajFon, qi na japin mundesine te bejme “jeten” virtuale qe ne realitet nuk e arrijem dot … per cmimin dhe prodhet qe rrezatohen nga keta ajFona, nuk po flas me mire.

  4. andi says:

    O Shqiperi o moj Shqiperi kush te qiti me krye ne hi, Sal Shpellari Baloz i Zi, shkaterroi Shkolla e Ekonomi, gjith uzinat i bani hi, e la vendin pa Ushtri, pasuroi familjen e ti. Vodhi e cnuk vodhi, sa i lig ai zog hori, Dukagjin ne Shkoder solli e tropojen ne Tiran, s”mbeti qytetit nam as nishan. gjith Shqipnija tok e djegun, kanabis vec te mbjellun. Vodhi Naften, vodhi pronat si mos tishin asnje tonat. Po a eshte ky nje Skenderbeg qe ja ban keshtu vendit vet? Kam ndigju nje fjal turt ne durres qe burri mir eshte nga fshati i grus. E keshtu ky bir i sheqeres paska ken vec dor e Serbes, qe Shqipnin e bani tro i vetem me dy tre shok.

    1. Halit o xhan ! says:

      10 pik ke per kte vjershe ,,Andi..Posht Saliu.

  5. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Tani naften e ndan kanadezi me nanon, meten, salen, edin.
    Pipulli helmohet.
    Dhe na cajne bythen kete kamikazet e edit e te sales.
    Ptuuuu. Rrace injorantesh.

  6. Gelev says:

    BUKUR SHUME BUKUR MIKU IM. TE PERGEZOJ

  7. Hysni Dajaku says:

    Thjesht dhe bukur nga brezat per te cilet PUNA ishte nder .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje