Thënë thjeshtë, armët dominuese në fitoren në Atlantikun Jugor ishin helmetat – një forcë mjaftueshëm e fuqishme për të kapërcuar të gjithë llojet e mangësive në pajisje dhe organizim. Por kjo qe një epikë që ndodh vetëm një herë…
Brian James
Rimarrja e ishujve Falkland nga një forcë pushtuese argjentinase ishte kundër çdo lloj logjike ushtarake: doktrina ushtarake shpall se forca sulmuese duhet të jetë më e madhe në numër, se sa forca e pushtuar në një raport 3 me 1, ndërkohë që forca britanike prej 6000 vetësh ishte sa gjysma e kundërshtarëve që po pushtonin; gjithashtu, vendndodhja ishte 8000 milje larg nga rifurnizimet dhe përforcimet, ndërkohë që Ishulli Ascension, 3200 milje larg në mes të Atlantikut, ishte toka miqësore më e afërt. Për 26 vite, historianët kanë kërkuar një shpjegim për këtë fitore “të pamundur”. Shumica kanë gjetur një përgjigje një-fjalëshe: “morali”. Rëndësia e moralit në kushte lufte është pranuar prej kohësh, dhe po kaq e rëndësishme është konsideruar mungesa e saj për humbjen në luftëra. Megjithatë, shumë pak përpjekje janë bërë për të identifikuar komponentët e saj – sikur të ishte ndonjë agjenci e paprekshme, përtej çdo lloj analize.
Në kohën e sasaj lufte, por edhe më vonë, kam pyetur udhëheqës ushtarakë e ushtarë nga të dy palët, se çfarë besonin ata që krijonte një gjendje morale të mirë mes trupave ndërluftues. Rrjeti kompleks i faktorëve që ata identifikuan formon një listë të gjatë: besimi në drejtësinë e kauzës; besimi në armët dhe pajisjet e tua, si dhe në ato të forcave mbështetëse; besimi në aftësitë taktike të liderëve; besimi në kompetencën strategjike të komandës së lartë, si dhe në qëllimet e luftës të parashtruara nga politikanët; besim në aftësitë luftuese dhe stërvitjen, sidomos krahasuar me ato të armikut.
Le të bëjmë një ekzaminim se cilët prej këtyre faktorëve ishin evidentë, tek secila palë, në vitin 1982.
Në kundërshtim me pushtuesit argjentinas, të cilët ishin të mbushur me një ndjesi patriotike për t’i dhënë fund një poshtërimi kombëtar, trupat britanike thjeshtë ndienin se kishin një heasp për të lartë, për marrjen e detashmentit të marinës në Falkland. Siç thoshte komandanti i Task Forces, Admirali Woodward, “Për ne, kjo fushatë ushtarake ishte një punë e kërkuar në emër të qeverisë. Për ata ishte diçka e përafërt me luftën e shenjtë”.
Britanikët e dinin që në fillim se nuk do të kishin superioritet teknik. Në ajër, “Langoi i Deteve” nuk do të mund t’ia hidhte më të shpejtëve argjentinas, “Mirazh”, “Kama” dhe “Fajkoi i qiejve”, por forca ajrore argjentinase ishte gjithësesi më e shumtë se ajo britanike, në një raport një me tre. Kur anijet e Task Forces u ndodhën nën sulme ajrore, raketat mbrojtëse të tyre rezultuan se kishin vlerë të kufizuar, shumë poshtë pritshmërive. Ndonëse Marina Mbretërore kishte superioritet numerik, gjuajtësit argjentinas të pajisur me raketa “Exocet”, përbënin një rrezik kundër të cilit pak mbrojtje kishte.
Gjithashtu, forcat tokësore britanike nuk kishin avantazh as në pajisje. Këmbësoria argjentinase kishte automatikun FN, që mund të lëshonte breshëri të gjata, ndryshe nga SLR britanike. Mbështetja me artileri për britanikët ofrohej prej armëve 105 mm, që kishin rreze më të gjatë se ato argjentinase – por britanikët kishin 24 armë, kundër 42 të armikut. Forcat argjentinase kishin gjithashtu topa më të mëdhenj 155 mm, plus një superioritet të madh në mitrolozë të kalibrit të madh dhe mortaja; dhe këmbësoria argjentinase ishte e pajisur me pajisje për të parë natën, shumë më cilësore se ato të marinsave dhe paratrupave britanikë.
Pastaj vjen çështja e besimit tek armët mbështetëse. Në krahun argjentinas, rivaliteti mes dy krahëve të aviacionit komplikonte vendimet taktikë, sipas të cilëve do të sulmoheshin anijet britanike. Ushtria argjentinase kritikonte marinën argjentinase pas fundosjes së Belgranos në 2 maj, ndërkohë që ushtarët argjentinas ishin gjithashtu të zemëruar ndaj një force ajrore, që “lejonte të bombardoheshin çdo natë nga anijet luftarake të Marinës Mbretërore”. Këta rivalitete të brendshëm u ngjitën në rangjet më të lartë: në ishujt Falkland, as komandantët e forcës detare, e as asaj ajrore nuk u bindeshin urdhërave të Gjeneralit Menendez, pa referuar më parë te komanda e tyre.
Por edhe besimi mes shërbimeve britanikë ishte fragmentar. Shumë ushtarë flisnin për zemërim, ndaj paaftësisë së marinës për të fundosur Transportierin Atlantik si dhe humbjen e helikopterëve Chinook. Pati gjithashtu kritika se theksi i tepërt që marina i vinte sigurisë së anijeve të saj, bëri atë që një sasi e madhe municioni dhe predhash të riktheheshin në det, në vend që të shkarkoheshin në tokë.
Tensioni i brendshëm arriti nivelet më të lartë. Brigadieri Tompson, komandant i forcave tokësore shkruante duke kritikuar dështimin e marinës për të kuptuar rëndësinë e fitimit të superioritetit ajror, përpara se të niste zbarkimi. Rrëfimi i vetë Admiralit Woodward nuk e fsheh bindjen e tij se forcat tokësore do të vërdalliseshin pasi të zbarkonin, dhe ai nisi të shfryjë, kur pa që parashikimi i tij po konfirmohej. Thompsoni e bën të qartë se këmbëngulja e komandës për më shumë shpejtësi nuk e ndihmonte aspak moralin e ushtrisë.
Të dy komandantët nuk kishin besim tek ata mbi krye. Përpara nisjes së zbarkimit, Admirali Woodward kish shprehur irritimin ndaj hezitimit të Kabinetit për të konfirmuar qëllimin e tij, për të rimarrë ishujt: urdhërat për të ishin të “qëndronte në dispozicion, e të priste për t’i rimarrë”. As ushtria dhe as marina britanike nuk kish ndier se rimarrja e ishujve ishte një propozim i realizueshëm – ata ishin bindur se duhej të qëndronin pranë bregut, në një lloj demonstrimi bllokade, ndërkohë që argjentinasit do të “dëboheshin” nga trysnia politike që do të ushtronin Britania dhe SHBA. Sulmi i kushtueshëm tek Pata e Gjelbër ishte një demonstrim, se sa larg nga vendimet në majë ishin forcat tokësore. Sulmi u urdhërua për arsye se politikanët dhe shtabi i gjeneralëve besonin që publiku britanik ishte i paduruar për rezultate, dhe dëshironin të fitonin terren maksimal në rast se OKB do të urdhëronte një armëpushim.
Teksa udhëtonte drejt jugut, Task Force kish marrë sinjale nga patrullat skautiste në ishujt, se trupat argjentinase ishin “ushtarakisht të ngathëta, të painteresuara për luftime dhe të përgjumura, një ushtri e mefshët dhe apatike, që vuante nga kushtet e motit dhe indiferente ndaj oficerëve të vet”. Në Argjentinë nisën të dëgjohen ankesa se ushtarëve u mungonin ushqimet dhe strehimi. Shtypi britanik shkruajti gjerësisht për këta zëra, të cilat më pas u përcilleshin atyre në anijet që shkonin drejt ishujve. Më pas, u bë detyrë e oficerëve që të mos lejonin trupat britanike të binin në vetëkënaqësi.
Në të kundërt, trupave argjentinase u tregoheshin histori të frikshme për kundërshtarin. Të burgosurit e parë argjentinas që pa një rojë, “dukeshin si fëmijë të trembur. Për të ardhur keq. Frika nga Gurkhat ishte e përhapur mes këmbësorisë argjentinase, prandaj britanikët vendosën t’i vendosin ata në pararojë”.
Ndërkohë që çdo rrëfim i ushtarëve britanikë për luftimet në Falkland përmban edhe ankesa ndaj oficerëve, grindje të tilla janë rituale në jetën në shërbim ushtarak, dhe shumica e kompanive dhe togave u udhëhoqën me kurajë ekzemplare: shumica e oficerëve dhe ushtarëve morën më shumë se dy medalje për trimëri në vijën e frontit. Marrëdhëniet mes ushtarëve argjentinas dhe oficerëve ishin tmerruese. Angazhimi në shtypjen e trazirave civile kishte dëmtuar reputacionin e oficerëve: kjo gjë iu bashkua metodave brutale për të vendosur disiplinë. Dalja lakuriq në mes të shiut dhe dëborës ishte dënimi, kur ushtarët qëndronin në prapavijë duke rrëmuar për ushqime. Ushtarët më kanë rrëfyer se oficerët argjentinas i neglizhonin njerëzit e tyre gjatë përgatitjeve për betejë dhe më pas mungonin: “Kur ata ia mbathnin, përse ne duhej të qëndronim e të luftonim?”
Gjendja e të dy ushtrive në prag të luftimeve finale ishte e varfër. Mungesa e gjumit për shkak të të ftohtit dhe barra e rëndë mbi shpinë – u duhej të mbanin edhe predha mortaje – kishte lodhur pushtuesit. Shumica e britankëve i kishin lagur këmbët tek zbrisnin në breg në San Carlos dhe nuk kishin patur asnjë shans për t’i tharë gjatë njëzetë e pesë ditëve të luftës në tokë. Plagët dhe morthi ishin diçka e zakonshme.
Megjithatë, kur ushtritë më në fund u takuan, rezultati rrallë ishte në dyshim. Tek Pata e Gjelbër, beteja e parë e madhe, 450 paratrupa, të cilëve u mungonte shumica e artilerisë, me mangësi në ushqime dhe pajisje gatimi dolën nga pozicionet dhe vranë apo koapën robër më shumë se 1300 ushtarë argjentinas, ndërkohë që humbën jetën 20 prej tyre. Robërit argjentinas përfshinin një grup rezervash elitë, të cilët ishin sjellë pasi ishte zbuluar plani britanik për të sulmuar. Pastrimi i zonës malore në Port Stanley solli një fitore që ishte po ashtu e qartë – 1800 ushtarë të pararojës dhe 45 komando larguan nga pozicionet 1000 argjentinas të mirëarmatosur. Ata vranë pesëdhjetë, kapën 450 robër dhe shpartalluan pjesën tjetër me një egërsi të tillë, saqë 5000 trupa të tjerë luftuese argjentinase nuk mundën të hyjnë asnjëherë në betejë, dhe ishin mes 11300 ushtarëve që u dorëzuan.
Kështu që, nëse “gjendja morale” përcaktoi rezultatin e luftës në ishujt Falkland, atëherë ajo frymë pushtuese nuk përfshinte as besim në kauzën për të cilën u luftua kjo luftë, as edhe besim në politikanët që e provokuan atë, as edhe besim në cilësinë apo kohezionin e komandës së lartë, as edhe besim absolut në armatimin në dispozicion dhe me siguri, aspak një perceptim për superioritet në numër dhe pajisje. Kështu që, ekspeditës britanike në ishujt Falkland i mungonin të gjithë kategoritë që besohet se janë thelbësore për një moral që sjell fitore në luftë.
Ajo çfarë mbetet është vetëbesimi i individëve në luftim. Një armë e tillë e fuqishme ngrihet, nga poshtë lartë, dorë më dorë deri tek lidershipi, si dhe një ndjesi e statusit të njësisë dhe sistemit regjimental të krijuar në shekuj. Siç thoshte Majori David Cooper, pjesëtar në ato beteja, “Po, është një lloj mrekullie ajo që bënë këta ushtarë. Ata nuk luftuan në këtë mënyrë për Britaninë, as për Thatcherin. Ata e bënë për “familjen” e tyre të ushtrisë – domethënë për njësinë e tyre, shokët e tyre, pjesën e trye të regjimentit”.
Thënë thjeshtë, armët dominuese në fitoren në Atlantikun Jugor ishin helmetat – një forcë mjaftueshëm e fuqishme për të kapërcuar të gjithë llojet e mangësive në pajisje dhe organizim. Por kjo qe një epikë që ndodh vetëm një herë
Pergjigjen e ka dhene Karl Marx; Perse – pyet Markxi – cdo ushtar Mamluk mund ne dyluftim cilindo ushtar francez, por 100 ushtare franceze smbrapsin 1000 mamluke ? Sekreti eshte tek DISIPLINA.
Rule Britannia.
yeah!
Rule SRBIJA.
Albioni krenar & Shqiponja dykrenore 4ever.
Toni KS
Ketu e ke gabim, pasi ketu Britania ka pushtuar nje ishull me mijra milje larg Britanise, ne te vertet ai ishull i perket Argjentines….
@Aerosmith, Britania e ka kete territor para se te egzistonte Argjentina (mbi 200 vite). Emigrantet italian qe me shumice popullojne Argjentinen nuk kane asnje te drejte per kete territor i cili kurre nuk ka qene pjese e Argjentines.
Ishulli ishte i pabanuar kur e morren anglezet, ndersa banoret e sotem te Falklandeve jane shtetas britanik dhe me voten e tyre jane percaktuar qe te mbesin pjese e Britanise.
Me asnje kriter ky territor nuk i takon Argjentines, aq me pak qe ne kohen kur ndodhi lufta udhehiqej nga nje nder huntat ushtarake me te pshtira.
Pershendetje Toni KS!
E verteta eshte se ishujt Falkland nuk ishin te banuar para zbulimit te tyre. E vertete eshte gjithashtu i pari qe zbriti ne keto ishuj ishte zbuluesi anglez John Davis, 1592.
Megjithate mos harrojme se mbas mesit te viteve 1700 ishujt i kolonizuan francezet, anglezet dhe me vone i kaluan mbreterise spanjolle. Me pavaresine e Aegjentines 1816, qeveria e saj vendesi te kaloj nen kontrollin e saj ishujt ne vitin 1820, por 13 vite me vone, 1833, anglezet te ndihmuar edhe nga amerikanet i fituan ishujt perseri. Kjo, pak a shume ne mos gaboj, eshte historia e ketyre ishujve.
Sigurisht qe banoret vendas jane shtetas britanik dhe kete gje e vertetuan me voten e tyre. Dhe kjo eshte e vetmja arsye qe keta ishuj jane territor britanik.
Nga ana tjeter, argumentimi jot se keta ishuj ishin koloni britanike para se te egzistonte Argjentina dhe per kete gje i takojne Britanise eshte i gabuar. Le te marrim shumbull SHBA-ne. A nuk ishin shume territore ne Ameriken Veriore koloni britanike? Nuk besoj se britaniket sot pretendojne territore ndaj SHBA-se!!!
Dhe nje shembull tjeter qe ka lidhje me Shqiperine. Sazani, i pabanuar nga shqiptare, ne Mesjete ishte nen sundimin britanik. Ne vitin 1864 se bashku me ishujt e Jonit i kaluan Greqise. Ne vitin 1914 kaluan zyrtarisht Shqiperise, por po ate vit u moren nga Italia. Qeveria shqiptare ja dha zyrtarisht Italise ne vitin 1920. Vetem ne vitin 1947, me percaktimin e kufijve mbas Luftes II Boterore nga nderkombetaret, Sazani i kaloj Shqiperise.
Ne baze te argumentit tend edhe pse kur u be lufta ne Falkland, Argjentina kishte diktature ushtarake, lind pyetja, Sazanin si ish koloni britanike i pabanuar nga shqiptaret, si territor grek e italian me vone, a mund ta pretendojne keto tre vende kur ne anen tjeter koha qe Shqiperia e fitoj ate mbas Luftes II Boterore ishte nje pushtet diktatorial?
Shqiperia dhe Argjentina dallojne qenesisht. Shqiperia banohet ne shumice nga banore autokton te cilet historikisht kane qene shtetas romak, bizantin dhe ne fund osman. Te drejtat ne territor burojne si trashigimtar (dhe hisedar) te ketyre strukturave shtetrore padi ato u shkaterruan dhe lindi shteti shqiptar. Kufinjet e Shqiperise u caktuan ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer.
Popullata autoktone e Argjentines eshte zhdukur (me gjenocid). Banoret e sotem te Argjentines jane ardhacak te cilet kane formuar shtetin e tyre ne nje territor te pushtuar i cili nuk perfshin ishujt Falkland te cilet ishin dhe mbeten britanik. Nuk ka te dhena se ne territorin qe sot eshte Argjentina te kete pasur strukture shtetrore para kolonizimit spanjoll (Perandoria e Inkave ishte me ne veri ne Ande). Pra nuk mund te pretendohet ndonje kontinuitet shtetror dhe sovranitet territorial mes territorit qe eshte sot Argjentina dhe ishujeve Falkland i cili eshte shume larg – 480 km (e jo si Sazani brenda ujerave territoriale te Shqiperise).
Gjatesia ajrore e Shqiperise veri-jug eshte 355 km ndersa ajo e Argjentines 3900 km. Ne nje siperfaqe te tille, largesia e ishujve Falkland nga bregu argjentinas duket qesharake ne nje toke qe shtrihet nga paraleli 20° i klimes tropikale deri tek pinguinet e Polin te Jugut.
Shprehja “autokton” eshte nje mit nacionalist dhe aspak real. Mbi te gjitha per nje popull te “asimiluar” dhe “shartuar” per mijra vjet nga civilizime e tradita kulturore te qyteterimeve me te medha te historise boterore si dhe nga popuj te tjere te ardhur ne rajon eshte e pamundur nje percaktim i tille. Mbi te gjitha kur drita e identitetit kombetar erdhi shume e vonuar dhe teper e mjegullt, vetem 100 vite me pare kur, ne te njejten kohe, argjentinasit kishin 100 vite qe njiheshin si komb i pavarur!
Studimet antropologjike, analizat e ADN-se dhe burimet historike deshmojne qarte qe Shqiperia kishte popullesi te perhereshme rezidente dhe autoktone. Ska te beje asgje me nacionalizem.
Toni Argentina esht shtet i formar nga shum nacionalitete egziston nje popullsi autoctone india qe i jep te drejten argjentinasve mbi isgujt
Anglia edhe pse ka zbuluar ishujt nuk ka asnji llogjik gheografike per te pasur juridiksionin e ishujve
Ne ishuj ka kolon anglez por edhe njerez me origjin nga argjentina qe nuk duan te jen argentinas
200 vjet jan shum pak ne krahasim me gati 600 vjet kolonuzim spañolle
Nuk esht e vertet qe 6000 trupa fituan mbi argjentinasit po ishte ndihma e kilit qe lejoji avioneta bombarduez anglez per te rrimarr ishujt qe ja ushtris argjentinase ja i kishte pushtet
I sakte Toni KS!
per mua anglia e njohu kosoven duke nderqur disi gabim qe beri anglia si komb ne 1913 argjentina jo vetem qe nuk e njeh por eshte edhe kundra kosoves ai ishull i perket anglise se ishte i pabanuar ne ate kohe dhe argjentiansit nuk e kishin idene se kishte ishuj vetem disa emigrante qe udhetonin dhe ju lindi ideja qe ta benin argjntinas
frank serbia pordhi me kohe kot shpreson isha ne serbi edhe atje pensonet ishin te 80 apo 100 euro pak a shume si tek ne kane rene shume si ekonomi
mos ja fusni pordhs!
ajo qe fitoi ishte karakteri i fort burrnor i anglezit.
nuk fitoi as politika as shteti,sic thot ai artikulli ata nuk luftuan per thecer a per mbretni a politik.
ata luftun per njeri tjetrin.repart ushtarak.
ishin ne luft,ran ne veshtirsi,shtrengun bolet dhe ja dolen.
esht njilloj sikurse te jesh ne nji grup gangsterrash apo mafjozesh.
je ne grup,ndeshesh me te tjer,do mbash anen e grupit tend der ne vdekje. s ka rrug tjeter,do luftosh per vete dhe shokun tend se vetem kshtu fiton.
dhe anglest jan fizikisht dhe mentalisht superjor ne kte drejtim, jo me kot s kan kolonzu gjith boten.#
latinet?
mendjen me pi me qi dhe per vese jan.
dredharak.
kush e dredh nuk ben dot grup.
kush nuk vepro ne grup esht i humb!
Latinet kan kriju Romen…..Spanjen….Portugaline…vendet e para qe zbulun boten tjeter….
Pa Latinet Anglia koqet e mia kish per te zbulu….
Pedercino pedercino…garant te ka qiiii noj Latin [email protected] [email protected] ka shkumos dupen me shkume valdeti!
Mire e the o kusar…….pertej moralit e politikes eshte pregatitja profesionale e ushtarit britanik dhe startegjia superiore e perdorur ne beteje e mbeshtetur nga teknologjia me e avancuar e kohes. Kush me mire se britaniket mund ta bente kete?Kot nuk quhej “Mreteresha e Deteve”
Lejini [email protected] e mretneshave e pidheshave te deteve…
Gjeten popullsi te paqes e te drejtes qe i priten si me qene Perendo e kta rob..iret i vrane e i masakrun jo se ishin ma te forte fizikisht po thjesht se kishin arme me te perparume.
Beje britanikun bythepambuk kacabardh ne ring me pacin e si afrikaner ose me tajlandezin cokollate e shife si i qiihet mootra britanikut fizikisht shpirterisht menderisht dhe bytherisht!
Un bolemadh dhe Trim i them Gjermanit se ka bole me i shpall lufte krejt atyne veneve me arme moderne dhe i ve para si lope..i le britaniket tu qaj e tu ju lut yankeeve si fakira..t’qiifsha nderin e “mreteve apo mretneshave” te deteve..40 vjet shtet ju desh gjermanit me i bo pleh franckurvat e britimpotentet!
Bolemadh i them Japonezit qe ja merr ishujt britimpotenteve sa hap e myll syte.
Ne kete rast britaniket tja dine per nder Reganit e USA qe shkoi dhe i ndihmoi me ligistik e informacione e me moral politik e ushtarak se vete nuk do ja kishin dal dot !
nuk e di si është shkrimi origjinal!?
por ky në shqip të heq kapakun e kokës!!
ndoshta kam mbetur unë pas me gjuhën,kam harruar shumë fjalë!?
ose ky që e ka përkëthyer është një rrotë hajdari me google translator!!
sidoqoftë,nëse nuk ka qënë disiplina më e lartë e anglezëve dhe mungesa e saj tek argjentinasit?!
sigurisht nuk kanë qënë helmetat!!
ps:nëse “helmetat” nuk nënkuptojnë diçka tjetër përveç “helmetë e hekurt që mbahet në kokë”!!
Argjentinasit
Dihet qe jane popullsi trecerek-Italiane,dhe Italianet dihet se sa luftojne,mbase dhe mire bejne.
Dy ushtare Italiane me karabina me vete kishin vajtur ne nje fshat tjeter dhe po vinin per tek kazermat e tyre pasi kishin vjedur dy gjela deti.
Gjyshi im ne ate kohe,i kishte pikasur dhe pasi kishte marre nje hu u doli perpara duke i share dhe bertitur se perse i kishin vjedhur gjelat.
Ushtaret Italiane u dhjene ne breke tha ai dhe ja kishin dhene atij te dy gjelat.
Gjyshi im qe kishte hallin te hante dhe ai ndonje gjel,i erdhi keq dhe i mori vetem njerin.
Keta jane Italo-Argjentinasit.