Rrëfimi për takimin me një zonjë plakë nga Berati, që lidh të kaluarën dhe të tanishmen e Shqipërisë
Nga Jane Byrne, “Daily Telegraph”
Ka mundur të ishte një fotografi bardhezi – me kalldrëmin e hirtë poshtë këmbëve, e ndanë rrugës mure të larta të bardha dhe para syve porta e madhe e zezë. Margarita, fustani i zi dhe flokët e thinjura të saj vazhdon të mbajnë gjallë iluzionin. Vetëm qielli i kthjelltë i kaltër dhe barbarozat vjollcë te dera janë shenjë të qarta se nuk është punë fotografie. Në zemër të «Mangalemit», qytetit të vjetër të Beratit në Shqipëri, Margarita na bën konak.
Dhoma është e freskët dhe e errët derisa shikimin hedh kah dritarja. Shtëpitë lëshohen teposhtë lumit me urat e tij t ëvjetra e të reja, dhe qendrën moderne të qytetit. Zhegu dhe zhurma e qytetit bëhen bashkë, por brenda mbretëron qetësia dhe rehatia. Sytë ngadalë nisin të më mësohen me dritën e zbehtë. Në qosh eka orendi të rënda. Pa asnjë fije dyshimi, ato janë kushedi se sa aty. Kauçat janë vendosur rreth mureve, me midisin e dhomës të pastër e të lirë.
Nisi të shquaj peizazhet në faqet e mureve. Kundrejt sfondit të jeshiltë të detit janë faltoret klasike, anijet, peshkatarët dhe ishujt që nxjerrin krye prej të hirtës, të bardhës e të zezës të komninuara. Poshtë e lartë është gjetnaja. Ky mural është shtrirë anembanë faqeve të të mureve të dhomës, duke portretizuar peizazhin e qetë e antik. Margarita ma shpjegon se shtëpinë ia kishin pushtuar italianët më 1942 dhe se ata kishin pikuturar muralin, por nuk di çfarë të thotë kur pyetet nëse kjo vepër ishte bërë me qëllim që të ndiheshin rehat në shtëpinë e saj.
Ne mund t apyesim për çfarëdo Margaritën. Ajo përgjigjet fije e për pe. Në rininë e saj, kishte familje me emër e në zë, por humbi pronat dhe statusin në komunizëm. Tani 72 vjeçe, ka shtëpinë dhe bahçenë e saj. Ajo rrit mirëqenien edhe prej prodhimit dhe hsitjes së konservave. Kthehet në dhomë me tabakanë e mbushur me enë të ndryshme poçarie – çypa me reçelna kumbullash e kajsish, si dhe një tjetër enë të mbushur me me fruta të zeza. Pas pak e marr vesh se janë arra të sheqerosura.
Margarita shpjegon procesin laboratorik – përzgjedhjen e arrave, fazën e parë të zierjes dhe testimin e secilës me një gjilpërë që të merret vesh janë zier. Ajo na tregon thikën e mprehtë dhe majat e gishtave të nxirë prej mbajtjes së kokrrave të arrave nëpër duar. Faza përfundimtare është prodhimi i shurupit dhe procesi përfundimtar i sheqerosjes. Krenarie dhe pasioni për punëne saj ia zdrit fytyrën.
Koha kalon aq shpejt saqë ne duhet të çohemi dhe të vazhdojmë udhëtimin tonë nëpër Shqipëri. Përshëndetem me ato pak fjalë shqip që i kam. «Faleminderit», them unë. «Faleminderit, Margarita dhe ditën e mirë». Reagimi është një përqafim i ngrohtë dhe një puthje në faqe.
Tani më duket si ëndërr, me Margaritën në dhomën e saj me të jeshiltën e freskët detare në zemër të qytetit të vjetër, me arra të sheqerosura, qysh dinë t’i ziejnë gjeneratat e vjetra, derisa jeta moderne vazhdon të zhurmojë poshtë në qytet.
Dje vdisej nga uria ndërsa sot nga kanceri
Propagand` idiote, bajate, nivel shtazarak, me bisht. Gazetare qe na konsiderojne per Bole Kavaje, me keq se ne kohen e VERIT. TURP.
Po recel me lekur shalqini keni provuar apapa
Nuk e kuptova fare c’lidhje kishte shkrimi me titullin ose me sakte me komunizmin, megjithate ketij gazetari i them te provoje njehere edhe “glikone me patellxhan”……
Titull më rroçkë kurrë num kam parë më parë! Ku hyn komunizmi këtu? Nëna ime, ndjesë pastë, dikur na bënte njëzetfishin e atyre llojeve që bën zonja e mderuar beracake (reçel rrushi, fiku, kumbulle, arre,receli i bërë me zhapa sharqini ishte aq imirë sa mund tu servirej O Tomorr o mal ishenjtë/ fron i lartë mu rri zoti. Ti lëmë mënjanë pastaj turshitë dhe frutat e thara se na bie të filtët. Por edhe këto që them unë nuk kanë lidhje me komunizmin që shumë idiotë e përdorin vend e pa vend.
te denigrosh komunizmin ne shqiperi ose keta tipa si ky Robelli ne zvicer eshte ber nje “hoby” qe nuk po i vjen fundi.
midis atyre qe shajne komunizmin mund te bejme dhe nje klasifikim
-antikomuniste te ekulibruar ( shumica e tyre kane vuajtur shume)
-antikomuniste histerike keto jane komunistet e brezit dyte dhe te trete 1965-1985 qe u futen ne ppsh shumica vetem per karriere dhe perfitime.
-antikomuniste kanibale qe do te fusja kete enver robellin por dhe tipa si elez biberaj dhe frank shkreli qe kane kaluar cdo limit njerzor.
-aq te c’ekuilibruar jane kunder komunizmit sa botojne dhe kete artikull qe na bejne te dyshojme per shendetin mendor te enver robellit.
I perkas atyre shqiptareve qe nmendoj se sistemi qe u ngrit ne shqiperi 1944-1991 ishte relativisht i keq sidomos nga menyra si u ndertua….por ne lidhje me zhvillet ne prizmin kombetar ishte me i mire se zogizmi dhe nano-berishizmi.
Le ta shajme pambarim enver hoxhen pse nuk beri nje demokraci perendimore..ose nje socializem me te bute…por ne lidhje me shkaterrinin biblik nga 1992 e deri sot dhe me hipokrizine kozmike te miqve nderkombetare perfshi dhe kete Jyne Byrnen e Daily Telegraf por edhe kete xhaferr devistin robelli…..i takon nje monument sa krateri i gerdecit i larte.
Ke te drejte,or ti qe pyet,pse ka qene profet enver Hoxha? Po mo te keqen xhaxhi po,ka qene profet e shkuar profetit,po ju nuk doni ta besoni.Vertet kishte e beri gabime,po beri e ndertoi aq shume per kete vend,sa keta qe erdhen mbas tije,akoma u kane ngelur edhe pak pa i shkaterruar.Por nuk do te shkojne me tutje,se iku ai qe shkaterroi gjithcka,ai vuxhitoli or tej.
Ceshte kjo gazetari e pjerdhur.kujt i duhet ky nivel gazetarie.Turp,,,!
Ptu! Gazetare kosovare qe po na shkaterroni gjuhen e bukur shqipe.