Në vitin e largët 1963, Iljaz Vehapi ishte vetëm një prej qindra armiqve që regjimi komunist i kishte internuar në kampin e ngritur në Savër, rreth 15 kilometra larg qytetit të Lushnjes.
52 vjet më vonë, ai është i internuari i fundit i mbetur në fshatin ku fqinjët e tij të rinj nuk kanë shumë ndryshim nga bashkëvuajtësit e dikurshëm.
“Edhe atëherë ishim njësoj. Ata që na spiunonin dhe ata që jetonin me ne. Ç’të thuash për atë kohë. Të harruara qofshin,” thotë Iljazi për BIRN.
I moshuari i mpakur në një grusht kockash, por me duar të bëshme nga punët e rënda të së shkuarës u internua nga Leskoviku në Savër së bashku me gruan dhe të birin e mitur. Ai u rendit mes armiqve të regjimit të Enver Hoxhës, pasi një i afërm i tij u arratis nga vendi në fillim të viteve ’60.
Iljazi jetoi tre dekada në njërin prej 48 gulakëve të ngritur nga regjimi komunist në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.
Regjimi i egër stalinist, i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 nga Enver Hoxha burgosi 17 900 persona dhe internoi mbi 30 mijë të tjerë si të dënuar politikë, sipas të dhënave nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Shqipëria e vogël prej 3 milionë banorësh kishte 23 burgje dhe 48 kampe internimi për të ashtuquajturit “armiq të klasës”.
Kampi i internimit në Savër ishte ndër më të famshmit e kohës, për shkak se aty u vendosën të afërmit e pesë kryeministrave të para luftës dhe familjarë të diktatorit Enver Hoxha.
Iljazi kujton se fshati ishte i ndarë në dy pjesë; në pallatet dykatëshe në të djathtë jetonin vendasit, ndërsa barakat e krahut të majtë ishin të mbushura me të internuarit e regjimit.
I moshuari është fjalëpak, por raportet e Ministrisë së Brendshme të kohës flasin për kushte çnjerëzore dhe shfrytëzim të egër të njerëzve në kampet e internimit.
Një raport i Ministrisë së Brendshme për kampin e Savrës, i përfshirë në studimin “Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist” të autorit Femi Sufaj tregon se të internuarit flinin si sardele në barakat e kampit dhe shfrytëzoheshin nga regjimi i kohës për të tharë kënetat në fushën e Myzeqesë.
“Këpucët, ushqimet dhe rrobat mbahen të varuara mbi krevate. Në të njëjtin vend flenë, hanë, gatuajnë pa higjienë. Uji i pishëm mungon, ka ngjyrë të kuqe dhe është i ngrohtë,” thuhet në raport.
Në të njëjtat baraka të ish-kampit të internimit, banorët e sotëm të Savrës, shumica të komunitetit rom po përpiqen të ndërtojnë një të ardhme të ndryshme nga ajo e kohës së komunizmit.
Bukuroshe Halili, nënë e pesë djemve jeton prej vitesh në një barakë të ndërtuar me baltë dhe kallama, e mbuluar nga copëza të ndara teneqeje. Ajo mbërriti në Savër në mars të vitit ’90 dhe fillimisht e ndante barakën me tre motra të internuara, për të cilat thotë se ishin të afërmve të diktatorit Enver Hoxha.
“Ishin kushërira të tij, por askush nuk fliste për këtë fakt. Ikën në vitin 1990 dhe nuk e kthyen më kokën pas,” thotë ajo.
Ndryshe nga Bukuroshja, e cila u vendos në Savër me urdhër të ish-Komitetit ekzekutiv të kohës, Zana Mitrishi është transferuar aty me vullnetin e saj në vitin 1992.
“Kishim dëgjuar se ferma ishte një vend i mirë për të jetuar,” thotë ajo.
Barakën me dy divanë, një tavolinë dhe lavanin e sajuar me hekurishte e ka blerë për 15 mijë lekë dhe gjatë dy dekadave që ka jetuar aty, asgjë nuk ka ndryshuar.
“Im shoq është elektricist, por kush ka nevojë për të? S’kemi asnjë përkrahje e jetojmë në këtë barrakë si në komunizëm,” thotë Zana.
Ish- kampi i internimit mbetet sërish i veçuar nga dy lagjet e tjera të Savrës. Rrugët janë të pashtruara, dritat ikin me orë të tëra dhe uji mungon vazhdimisht. Një tjetër barakë e ndërtuar për ish-të internuarit është përshtatur së fundmi si qendër shëndetësore.
“Asnjë nuk ka ndryshuar në Savër,” thotë Vasil Bello. “Të gjithë në një vend e merrnin bukën, me racion ne, me racion ata. Ndryshimi i vetëm ishte e drejta e lëvizjes. Por unë kam vite që nuk shkoj as në Lushnje”.
Vasil Bello jeton në anën e djathtë të pallateve dhe rrallëherë i bie rruga nga zona e barakave. Ai flet gjatë për të internuarit që vuajtën në Savër dhe i quan ata “njerëz të mirë e të zotë”.
“Ata thanë kënetat dhe bënë punët më të rënda,” shton ai.
Tokat e hapura nga shfrytëzimi i krahut të punës së të internuarve janë lënë sot djerrë. Të rinjtë kanë emigruar, ndërsa të vjetrit e kalojnë kohën duke luajtur domino. Dy mijë banorët e sotëm të Savrës jetojnë më së shumti me paratë e njerëzve në emigracion.
Por Bukuroshe Çako nuk e ka këtë mundësi. E internuar në Roskovec të Fierit gjatë diktaturës, ajo u zhvendos në Savër pas viteve ’90, ku jeton sërish me dramën e varfërisë.
“Ky është një internim i dytë për mua, njësoj i egër,” thotë me trishtim Bukuroshja. “Të mjerit nuk i hyn në punë liria”.
NO COMMENT……
Atehere vuanin 1% tani 50%.
Me vjen keq , por autori i shkrimit nuk ka as njohurine minimale per Savren, ate qe e quan “gulak”.
– Vetem 3-4 km larg nga qyteti i Lushnjes ,lidhur nga rruga Lushje-Fier.
– Ishte ferme shteterore ku punohej 8 ore ne dite dhe e diela njihej pushim ,kur mijera fshatare kooperativiste punonin nga 10-12 ore veres dhe 7 dite te javes.
– Furnizohej me uje te pishem me autobote , kur mijera fshatra pinin uje moçalore nga puset e bera vet.
– Furnizoheshin me ushqime (sipas standartit te kohes),kur mijera fshatare patriote anembane Shqiperise nuk i kishte njeri ne liste,as Partia e tyre.
Natyrisht , jeta e tyre nuk ishte me e keqe se e fshatareve te tjere te Shqiperise,por te gjitha hiperbolizimet demoniake i kane sherbyer gjithmone qellimit te perfitimeve politike dhe ekonomike.
‘lexuesi i irrituar’ bashkohem me ty qe ne ate qe thua se autori i shkrimit nuk ka njohuri mbi savren sepse ato qe kane hequr te internuarit e savres vetem lekura e tyre e di ndersa ti pirdhesh kot dhe kercen si gjeli ne maje te plehut dhe na thua pergjithesira,jam dakord qe kishte fshatra te humbur dhe varferia ishte e thelle por tek e fudit ai fshatari fukara qe thua ti nuk e kishte presionin psikologjik qe e kishte nje familje e internuar,ti as nuk e ke kuptuar ndonjehere dhe as ke per ta kuptuar ate presion(sepse po nuk e jetove vete se kupton dot kurre),
duhet te dini qe te internuarit vinin nga familje te larta dhe me kulture qe ‘babai’ i saliut dhe i ed rilindasit pra qoftelargu enver i internoi qe keta te mos e ngrinin koken kurre dhe u bente presion psikologjik qe ti shkaterronte e ti degjeneronte komplet si njerez..nuk mund ta harroj nje takim te rastesishem ne tirane me djalin e qazim mulletit(pra Shitin,rahmet paste)duhet te ishte 96′ dhe une isha me djalin e xhaxhait i cili per shum vite punonte ne saver e njihej mire me Shitin,u takuam dhe kushuriri im e pyeti shitin me kureshtje te madhe :e shito si ja kalon? erdhi dita me ne fund qe te shkoje haka tek i zoti(i thote kushuriri im)…ai fukarai i trembur afrohet me prane qe te mos e degjonte ndonje kalimtar i rastesishem dhe pergjigjet:po cfare dite erdhi mor ‘filan..’ po keta te PD jane bijte e qoftelargut tha,une jo shtepine e babes qe nuk e kame marre por akoma kam frike nga ‘keta’…(per momentin une u hidherova sepse atehere isha shum i ri ne moshe dhe mendoja qe saliu me dy gishtat perpjete ishte lideri qe do te na jepte doren ne te persekutuareve dhe une pavaresisht se kisha emigruar ne greqi ruaja nje simpati te vecante per saliun pasi ne vitet 90 edhe une gjendesha ne mes te turmes me dy gishta perpjete si shume e shume te genjyer te tjere…) ,i ndieri Shiti kishte te drejte sepse ‘dita e bukur duket qe ne mengjes’dhe ai ishte i vuajtur dhe e njihte shum mire jeten pra e kishte kuptuar qe ujku vetem gezofin nderroi…’lexuesi i irrituar’ asnjehere nuk eshte vone per te kuptuar se cfare kane hequr nje pjese e bashkatdhetareve tane e vecanerisht ata qe jetonin ne kampet e internimit te savres,gjazes,grabianit,cermes,germenjes,spolates apo ku di une(keto fhsatra ishin vetem ne rrethin e lushnjes),ata nuk kane nevoje per admirimin tuaj sepse ata me gjithe familjet e tyre fluturuan per ne perendim menjehere sapo u hapen kufijte sepse ata e dinin qe ne shqiperi asgje nuk ndryshon dhe do te ishin te perbuzur edhe per pjesen tjeter te jetes,zoti befte mire per te gjithe e vecanerisht per te internuarit sepse perjetuan ferrin me te hidhur qe mund te egzistoj..jo ate te Dantes por ferrin e enver qoftelargut qe shum prej jush ketu ne forum kaq shume e doni…uroj qe shpirti i enverit te mos gjeje kurre qetesi ashtu sikurse ai predikonte per fatkeqet e kampeve te internimit…
nderime mik per te verteten e hidhur qe pasqyrove..shumica e lexuesve te kesaj gazete jane idhtare te enver hoxhes e bij te felliqesirave e krimineleve qe vazhdojne ta rrenojne ate vend.. ne te pakten ja dolem te iknim..
ne saver apo sektor hanin buke gruri dimer e behar, kurse ne fshatrate tjera buke gruri kishte vetem ne behar, gjithe dimrin hanin buke misri te mykur
E pa habitshme në atë mosh
po ai me bluz t verdh atje
njish fare mo!!!
zhaku i pamposhtur : Shpresoj te jesh i pamposhtur ne injorancen tende.Une nuk ofendoj njeri dhe per çka shkruaj e kam njohur mire , e kam jetuar ate kohe se bashku me shoket e mi qe ishin te internuar.Ndersa ti gjykon me sa ke degjuar dhe ashtu si te kane “gdhendur”.Fjalet e mia dhe te tuat nuk u lehtesojne vuajtjet,por une urrej gjithe ata (nuk besoj se ti ben pjese)kerkuan te zhvatnin sa me shume perfitime ekonomike e politike duke u hequr si mbrojtes te flakte te internuareve dhe ne kete vije kane nxire dhe nxijne cdo gje.
…O lexues i irrituar..une vet kam prejardhje nga familje komuniste,keshtu linda,”me fat” pasi nuk hoqa me te keqen qe hoqen ata me biografi “te keqe”.Qe te vuaj babai ose nena per arsye te ndryshme politike kjo mund edhe te “justifikohet”, por te vuajne nga persekutimi femije, niper e sterniper,kjo ka qene jo e pa drejte por mund te them kriminale.Shume njerez kane nostalgji per Enverin e per kohen e tij,kjo eshte e drejta e tyre,por eshte jo umane te mos pranohen padrejtesite qe jane bere per shtresa te vecanta te shoqerise ne historine shqiptare te pas luftes dyte.
Gino