Partia Socialiste përmes deputetit Ervin Bushati ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës për mosrealizimin e të ardhurave në tatime e dogana.
Deklarata e Ervin Bushatit
Ditën e djeshme u provua sërish se modeli që ofron Lulzim Basha është i njëjtë me modelin që ofroi për tetë vjet rresht Sali Berisha: Zhytu në borxh, se pastaj fiton kundërshtari e lë të merret ai me borxhet.
Njësoj si Saliu, që e la Shqipërinë të zhytur në borxhe, borxhe të cilat shqiptarët dhe qeveria e re po i vuan ende sot, edhe Luli e la bashkinë e Tiranës në borxhe deri në fyt.
Plot 30 milionë dollarë borxh, raporton administrata e re e bashkisë, thjesht e vetëm nga një audit fillestar i kryer në këto pak ditë.
Por përveç shumës së borxhit me të cilën duhet të përballet bashkia e re e Tiranës dhe qytetarët e saj, i rëndësishëm është modeli i mbrapshte i Lulzim Bashës.
Gjithë këto ditë del e flet dhe akuzon qeverinë për mbledhjen e të ardhurave: edhe pse krahasuar me vitin më të mirë të Partisë Demokratike që ai mundohet te drejtoje, kjo qeveri ka mbledhur shumë më shumë.
Por, pavarësisht se bën se nuk kupton arsyet pse mbledhja e të ardhurave ka pësuar një rënie të përkohshme: për shkak të faktorëve të jashtëm apo të ridimensionimit të ekonomisë vënë në lëvizje dhe nga rritja e prodhimit vendas; Lulzim Basha teksa kërkon llogari tek të tjerët, nuk ka guximin të thotë as edhe një fjale të vetme për borxhin kolosal që la pas në Bashkinë e Tiranës.
I lutem ketyre langove te PS ose mereni dhe coheni para drejtesise keta lorot e PD ose qepeni gojen edhe ju se mjaft po ju durojme!
and i tell jue, aj em from vicidoli, from gopi i plakes teme!
O Ervin ,ju a keni ligjet e shtetit per hajnat.Pse nuk i zbatoni,por vetem FJALE-FJALE DHE FJALE! Kujt i duhen dhe kujt i sherbejne keto fjalet Tueja ,kur nuk jeni te zott me i kethye mbrapsht ‘PARET E VJEDHUNA’Jena ngi mjeft me FJALE ! Bani mire me heshte!
BASHA E KA MARRE ME 80 MILJON DOLLARE BORXHE DHE PO E LE ME 30 MILJON PRA KA RIKOPERUR 50 MILJON
PSE NUK THUHET KJO???
KU JANE MEDJAT,KOMENTUESIT
DUHET KUPTUAR SE KA FILLIM -80 MILJON DHE PERFUNDIM -30 MILJON
Socializmi në shqipëri si socializmi në kubë.
Qeni qe leh nuk te kafshon. Deri tani po degjojme shume lehje.